Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Frymëzuar nga modeli vjenez”, Rama prezanton pistën e Formula 1 në Elbasan: Jo vetëm gara me makina, por aktivitete gjatë gjithë vitit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Frymëzuar nga modeli vjenez”, Rama prezanton pistën e Formula 1 në Elbasan: Jo vetëm gara me makina, por aktivitete gjatë gjithë vitit
Lajmi i funditPolitike

“Frymëzuar nga modeli vjenez”, Rama prezanton pistën e Formula 1 në Elbasan: Jo vetëm gara me makina, por aktivitete gjatë gjithë vitit

Published: March 28, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ishte në Elbasan, aty ku në kompleksin sportiv ndërkombëtar “Elbasan- Automotoparku”, prezantoi pistën që do të mirëpresë një garë të Formula 1.

Gjatë prezantimit ai u shpreh se kjo gjë ishte diçka që nuk konceptohej disa kohë më parë dhe se cirkuiti i Elbasanit do të kthehej gjithashtu si një qendër që do të vizitohej çdo ditë të vitit.

“Diçka e pakonceptueshme deri para disa kohësh. Diçka e pakonceptueshme nga vende me më shumë emër sesa i yni, por ja që ne ia dalim edhe aty ku në një farë mënyre, basti është i pamundur. Dua të theksoj që këtu nuk bëhet fjalë për të bërë një investim të kësaj natyre për një garë.

- Publicitet -

Këtu bëhet fjalë për t’i instaluar ekonomisë shqiptare një motor të ri. Ky projekt është ekonomi, nuk është garë me makina. Është ekonomi sepse në harkun e 365 ditëve të vitit, ky projekt do të krijojë një destinacion. Një destinacion ku në qendrën e vetë të gravitetit do të jetë siguria rrugore dhe që nga fëmijët e vegjël, deri te të rriturit që ngasin një makinë, që duan të ngasin një makinë do të duhet t’i referohen kësaj qendre, për testimet përkatëse që do të jenë pjesë e të qenit tonë pjesë e BE-së.

Modeli ynë për këtë është qendra në Vjenë. Por siç e vutë re mbas e nga prezantimi i projektit, me skuadrën teknike të Formula 1 që ka punuar studio e përzgjedhur nga konkursi ndërkombëtar, është ndërtuar një projekt që brenda vetë familjes së cirkuiteve të Formula 1, është inovativ. Është inovativ për një sërë zgjidhjesh që janë sugjeruar nga stafi teknik i Formula 1 dhe që faktikisht, këtë cirkuit në Elbasan, e bëjnë një cirkuit që sjell një sërë risish , që është pjesë e kërkesave të Formula 1 kur adopton cirkuite të reja në kalendarin e vetë”, tha ndër të tjera Rama.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Ethem Lalaj(Jo anonim) says:
    March 28, 2025 at 4:03 pm

    OK,E.RAMA:
    Kjo ngjarje është një arsye më shumë që të VOTOET PS NË 11 MAJI & në Pushtet deri 2029.
    Asnjë Paeti e Qeveri tjetër në Shqipëri nuk mundet ta bëj këtë AUTOSTRADË BOTRIRE TË FORMULËS NR.1 NË PLANET,NGA KU DO DREJTOHEN SYT E BOTËS për të parë makinat me shpejtësi 300-400 km/orë, stërvitje gjuthvjetore të brezit të RI dhe rritjen e ekonomis së qarqeve Elbasan-Tiranë.!
    Vetëm Saliu & Berishistët nuk gëzohen për këtë NGJARJE HISTORIKE,si misionar të Sllavo-Grekve.
    Urime PS & K.Ministrit më të mirë në Shqipëri në 34 vite, EDI KRISDAQ RAMA,Këtij qytetari Tiroëlës e jo FASHATAR NGA VIÇIDOLI I DESTINUAE PËR GRUSHTE SHTETI NË SHQIPËRI E PËRÇARJE NË KOSOVË,duke mos e njohur Atë SI SHTET I PAVARUR.
    E tashmë le të fillojnë të më shajnë ANONIMATËT Salistët si: Komunist,Enverist,Ramist,Fshatar i poliagjentit,etj.
    FLM DITA.

    Reply
  • Kujtimi says:
    March 28, 2025 at 4:24 pm

    Elbasani nder qytetet e medha me te varfer ne vend do kete piste alla-Formula Uno qe do mireprese nje gare Formula Uno ( e thote Rama) Kjo sjell ne kujtese ate Skene nga filmi “Lulkuqet mbi mure” –
    Karabinieri u thote jetimeve – shpejt fshini parrullat se do tu jap nga nje Steme!
    Jetimet e varfer i pergjigjen – Nuk duam Stema…ke ndonje cope Buke?
    (c’do ngjashmeri mes Karabinierit te Duces ne ate film e Karabinierit Rama aktual te Melonit nuk eshte vetem rastesi)

    Reply
  • demo says:
    March 28, 2025 at 4:26 pm

    Ja keshtu kam qef une! Nje Cirkuit qe ne qendren e vet te Gravitetit do jete Siguria rrugore/’Nje Projekt,qe brenda vete Familjes se Cirkuiteve eshte inovativ..Heee Malok!Di ksoj llafesh t`bukra ti?Ja ku e beri Edi Rama Metalurgjine e Zeze,TE BARDHE.oxhakun e tymit te kuq te uzines 12,e beri Ferrari te kuq. Hekurat me ndryshk i beri Qender Graviteti. I ka lezet Rrena.

    Reply
  • Bjinakëzimi i Shkumbinit me Lazion says:
    March 28, 2025 at 5:41 pm

    Ore me Ëllbenia 1 dhe Ëllbenia 2 dini gjo ça u bo?!

    Reply
  • Ppsh says:
    March 28, 2025 at 5:48 pm

    Mos ma permend vjenen se ma ben pis…
    Frymezuar nga modeli vjenez ku kancelari kurz dha dorheqjen vetem se nje keshilltar i tij kishte marre para

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    March 28, 2025 at 9:12 pm

    ELLBENIA 1 DHE ELLBENIA 2 PO BEJNE PAK PUSHIM NE AEROPORTIN E KUKESIT BASHKE ME CUNAT E LONDRES-

    Reply
  • Ay says:
    March 28, 2025 at 10:29 pm

    U shkri nga lumturia kapterri. Duket qe ka qene tifoz i Ferrarit qe i vogel.

    Reply
  • capi says:
    March 28, 2025 at 11:12 pm

    Me qe e prezantove, rriji ne koke punimeve. Se mos te perfundon si pista si Paris-Dakar, pjesa afrikane. Nuk na ecen me rruget neve, i shtrojme 5 here e prape shemben.
    Nejse te mos te bej tersin e pojanit. Nje kerkes kam, ata pronaret e tokes do te shpronesosh beji aksioner ne kete investim, per vleren e tokes, ose ti pagujne qirane. Se mos i le me gisht ne … sic po ben me keta strategjiket.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 02 korrik 2026
  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Komentet e Fundit

  1. Five company on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. K R on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. K R on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  4. Zaho on A ekziston një kërkesë e dytë për arrestimin e Ballukut e dorëzuar dy javë më parë në Kuvend?
  5. K R on A ekziston një kërkesë e dytë për arrestimin e Ballukut e dorëzuar dy javë më parë në Kuvend?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?