Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fshehu pasurinë, GJKKO dënon me 6 muaj burg ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Fshehu pasurinë, GJKKO dënon me 6 muaj burg ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë
AktualitetKronike

Fshehu pasurinë, GJKKO dënon me 6 muaj burg ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë

Published: March 17, 2025
Shpërndaje

Ish-anëtari i Gjykatës se Lartë Guxim Zenelaj është dënuar sot me 6 muaj burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Anti-korrupsin. Me vendim të datës 6 tetor 2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të Zenelajt dhe më pas vijoi procesin për ndjekjen e çështjes e tij në raport me fshehjen e pasurisë.

Zenelaj ishte akuzuar për “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”.

Përveç kësaj, gjykata ka urdhëruar që Zenelaj të paguajë shpenzimet e hetimeve dhe procedurave gjyqësore, të cilat kapin vlerën e 220,000 lekëve. Shpenzimet për hetimet paraprake dhe gjykimin janë ngarkuar mbi të pandehurin, si pjesë e dënimit.

- Publicitet -

NJOFTIMI

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 137/5 i vitit 2021, në ngarkim të pandehurit Guxim Zenelaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal”.
  2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, me vendimin Nr. 26, datë 17.03.2025 vendosi:
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Guxim Zenelaj, për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
  4. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim për të pandehurin Guxim Zenelaj, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Tiranë. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 1(një) vit, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
  5. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a) T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë; b) Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë për ndryshimin e vendbanimit.
  6. Bazuar në nenin 393 të Kodit të Procedurës Penale, shpenzimet e kryera në fazën e hetimit paraprak, në shumën 220,000 (dyqind e njëzet mijë) lekë dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit bashkangjitur i ngarkohen të pandehurit.
  7. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi

Zenelaj u largua nga sistemi gjyqësor në korrik të vitit 2017, së bashku me anëtarët e tjerë Arjana Fullani, Andi Çeliku, Aleksandër Muskaj dhe Evelina Qirjako, të cilët njoftuan përfundimin e mandatit të tyre. Në vijim ata refuzuan t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit me pretendimin se nuk e kishin më statusin e magjistratit. Po ashtu refuzuan pozicionet në Apel.

Bazuar mbi këtë refuzim, KPK vendosi se secili prej tyre kishte bërë dorëheqje dhe bazuar në ligjin për rivlerësimin ndërpreu procesin e vetingut dhe caktoi masën që u ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?