Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fushat e ngjashme, kush tjetër do të mund të ushtrojë profesionin e mësuesisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Fushat e ngjashme, kush tjetër do të mund të ushtrojë profesionin e mësuesisë
AktualitetShoqëri

Fushat e ngjashme, kush tjetër do të mund të ushtrojë profesionin e mësuesisë

Published: February 20, 2023
Shpërndaje

Profesionin e mësuesit do të mund ta ushtrojnë edhe të diplomuarit në fusha të ngjashme me këtë profil, por me kushtin që të kenë kryer edhe formimin e nevojshëm psiko-pedagogjik. Sipas udhëzimit më të fundit të miratuar së fundmi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, të gjithë kandidatët që kanë kryer studimet e larta në fusha të ngjashme ose të përafërta me mësuesinë, siç mund të jenë profilet: inxhinieri, ekonomi, arte, gjuhësi, përkthim, etj, do të mund të ushtrojnë profesionin e mësuesit vetëm në rastet kur kanë përfunduar formimin e nevojshëm psiko-pedagogjik. Ky formim do të mundësohet nga fakultetet e edukimit në institucionet e arsimit të lartë në vend.

Profesionin e mësuesit në strukturat e sistemit arsimor parauniversitar në vend, mund ta ushtrojnë edhe të gjithë kandidatët që plotësojnë dy kushtet e përcaktuara nga MAS. Së pari këta kandidatë, duhet që të zotërojnë diploma të programeve të studimit të lëshuara në Republikën e Shqipërisë që kanë zgjatur së paku katër vite akademike (8 semestra), deri në përshtatjen e studimeve sipas parimeve të procesit të Bolonjës, diplomë universitare të ciklit të parë dhe ciklit të dytë, ose diplomë universitare të integruar, të ngjashme, ose të përafërt me fushën dhe lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar. Ndërsa kriteri i dytë ka të bëjë me faktin se këta kandidatë duhet të zotërojnë edhe një certifikatë për formimin psiko-pedagogjik, të lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë që ofrojnë programe të studimeve të formimit të vazhduar në fushën e mësuesisë.

Ngjashmëria e diplomave të studimit

- Publicitet -

Diplomë e njëvlershme, e ngjashme, ose e përafërt për ushtrimin e profesionit të mësuesit do të konsiderohet në rastet kur ndodh plotësimi i disa kritereve. Kështu, diploma e programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor”, duhet të jetë në fushën dhe lëndët e arsimit të mesëm të ulët, ose arsimit të mesëm të lartë, sipas tabelës së detajuar në vijim të shkrimit, teksa diploma e ciklit të dytë “Master i shkencave”, apo “Master i Arteve të Bukura” dhe “Master profesional” me 120 kredite apo ekuivalente me to, të lëshuara nga institucione të arsimit të lartë, programi i të cilës duhet të përputhet me një nga fushat apo lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar në vend.

Hapja e programeve të formimit të vazhduar në mësuesi

Në udhëzim e miratuar MAS ka përcaktuar edhe kriteret dhe procedurat që do të ndiqen për hapjen e programit të studimit të formimit të vazhduar në fushën psiko-pedagogjike. Sipas udhëzimit, këto programe do të ofrohen nga institucionet e arsimit të lartë që kanë programe të ciklit të parë dhe të dytë në fushën e mësuesisë. Programet e studimit të formimit të vazhduar në fushën psiko-pedagogjike do të organizohen  me jo më pak se 30 kredite dhe me kohëzgajtje normale një semestër.

Kërkesa për hapjen e këtyre programeve duhet të shoqërohet me dosjen e dokumenteve të duhura, në të cilën duhet që të përfshihen: propozimi i njësisë bazë ku do të ofrohet ky program studimi, vendimi i senatit akademik dhe bordit të administrimit të hapjes së programit, plani mësimor dhe plani lëndor (syllabuset) e moduleve përkatëse, rregullorja e programit të studimit, lista e plotë e personelit akademik me kohë të plotë dhe të pjesëshme për programin e studimit, ngarkesën mësimore dhe formën e punësimit, si dhe titullin akademik dhe gradën shkencore përkatëse. Po ashtu, duhet të dorëzoni edhe dosjen e personelit që përmban kontratat e punës me punonjësit e angazhuar me kohë të plotë, dëshmitë që vërtetojnë shkollimin dhe kualifikimin e tyre, letrën e angazhimit të çdo anëtari të personelit që do të angazhohet me kohë të pjesëshme, si dhe lejen e punëdhënësit kryesor për anëtarët e personelit akademik me kohë të pjesëshme.

Shqyrtimi i kërkesës për hapjen e këtyre programeve do të bëhet nga një komision me ekspertë të strukturave përgjegjëse të arsimit brenda 21 ditëve nga dorëzimi i kërkesës fillestare. Në rastet kur dokumentacioni është i paplotë, apo kur ka mangësi i jepet një afat prej 15 ditësh për plotësimin e tij. Në raste kur dosja është e rregullt, miratohet edhe hapja e këtij programi studimi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?