Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Futbolli flet vetëm me gjuhën e parasë, ‘Forbes’ publikon listën e më të paguarëve, dominojnë lojtarët në Arabi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Futbolli flet vetëm me gjuhën e parasë, ‘Forbes’ publikon listën e më të paguarëve, dominojnë lojtarët në Arabi
AktualitetSport

Futbolli flet vetëm me gjuhën e parasë, ‘Forbes’ publikon listën e më të paguarëve, dominojnë lojtarët në Arabi

Published: July 26, 2023
Shpërndaje

Futbolli po ndryshon me hapa të shpejtë. Jo vetëm në aspektin infrastrukturor dhe të marketingut, në mënyrën e menaxhimit të klubeve apo në popullaritetin e lojës. Por më së shumti po ndryshon në aspektin financiar. Në mënyrat e reja për të prodhuar të ardhura dhe në gatishmërinë e klubeve për të bërë çmenduri në merkato me afrimin e lojtarëve të bujshëm. Sigurisht duke plotësuar kërkesat ekonomike.

Kështu, në një krahasim të futbollistëve më të paguar në 2010 dhe me futbollistët më të paguar në 2023, diferencat janë të frikshme! E përbashkëta e vetme mes listave të lojtarëve të vlerësuar financiarisht nuk janë më shifrat. Por që Cristiano Ronaldo vijon të mbetet futbollisti më i paguar në botë.Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të periudhës kur portugezi përfitonte 11,3 milionë paund në 2010. Vetëm një vit pasi kishte siguruar transferimin e ëndrrave te Real Madrid. Pas 6 viteve spektakolare me Manchester United. Asokohe, Ronaldo ndiqej në listën e më të paguarve nga Zlatan Ibrahimovic, i cili përjetoi vitin fatkeq tek Barcelona.

Ndoshta më të dobëtin e karrierës sa i takon rendimentit të tij të jashtëzakonshëm dhe pavarësisht kësaj, suedezi sërish fitoi 10,4 milionë paund. Shumë që i mundësoi të ishte futbollisti i dytë më i paguar në botë për vitin 2010.

- Publicitet -

Lista e tre futbollistëve më të paguar kompletohej nga Leo Messi, në atë kohë vetëm 23 vjeç. “Pleshti” vinte pas një triumfi në Topin e Artë, që e evidentonte me të madhe klasin dhe vlerën e tij absolute. Megjithatë, argjentinasi sërish renditej i treti, ku përfitonte 9,1 milionë paund në vit.

Në një kalim të shpejtë 13 vite më vonë, shifrat kanë ndryshuar në mënyrë drithëruese. Nëse Ronaldo përfitonte 11,3 milionë paund në 2010, sot ai përfiton 173 milionë paund në vit tek Al-Nassr. Vendim që në fillim shkaktoi shumë debate në Europë. Por për luzitanin që ka fituar gjithçka në kontinentin e vjetër, është e përligjur.

I dyti që ndjek Ronaldo është Karim Benzema, shoku i tij i skuadrës për 9 vite tek Real Madrid. Francezi përfiton 172 milionë paund në vit nga Al-Ittihad, ndërsa në listë pasohet nga Kylian Mbappe. I cili siguron 100 milionë paund në vit nga Paris Saint-Germain.

Pesëshja e lojtarëve të paguar përmbyllet nga N’Golo Kante dhe Neymar, ndërkaq Leo Messi mban vendin e gjashtë dhe përfiton 42 milionë paund në vit nga Inter Miami. Argjentinasi refuzoi një ofertë faraonike nga sheikët e Arabisë Saudite (400 mln euro në sezon). Por, përfitimet e Messit në MLS nuk mbyllen vetëm me pagën vjetore, pasi do të përfitojë shuma të mëdha edhe me marrëveshjet komerciale.

Sidoqoftë, Kylian Mbappe kërcënon ta parakalojë të gjithë listën e më të paguarve, me Ronaldon në krye, pasi mori një ofertë nga Al-Hilal. Që i ofron 600 milionë paund në vit.

Çfarëdo që të ndodhë, për të konfirmuar që futbolli ka ndryshuar në masë të frikshme, nuk kemi më nevojë për shembuj të tjerë konkretë. Sigurisht, me trendin që po ndiqet gjasat janë që ndryshimet të jenë akoma edhe më të mëdha në vitet në vijim.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përfundon mbledhja, zbulohen ‘porositë’ e Ramës për drejtuesit politikë të qarqeve
  • Ish-zv.ambasadori i OSBE-së filmohet në protestë
  • I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  • Aksident tragjik në Lezhë–Milot, automjeti përplaset me kamionin, një viktimë dhe dy të plagosur
  • INSTAT: Burrat apo gratë, cilët fituan më shumë në vitin 2025, pagat për 36 profesione

Komentet e Fundit

  1. Ela on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Artan on RaBexit!
  3. Ilir Troplini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. E vërteta on ‘Nga lajmi, te lajmësi’: Si po përpiqet Kryeministri ta ndajë vendin në ‘Shqipëria jonë’ kundër ‘Shqipërisë së atyre’
  5. Artan on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?