Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i sotëm i opozitës dhe shpjegimi për çdo problem apo arritje të saj. Në një farë mënyre ai është monumenti i opozitës, ose asaj që duan ta quajnë “opozita e bashkuar”.
Që një opozitë të quhet e bashkuar, duhet të gjendet një objektiv rreth të cilit duhet të bashkohen. Zakonisht në politikë bashkimin e dikton nevoja për të fituar. Në opozitën e sotme në Shqipëri, bashkimin e dikton nevoja për të mos ndryshuar.
Fatmir Mediu është fytyra simbol e mosndryshimit të opozitës në Shqipëri. Prej vitit 2001 ai është në parlament si republikan i Sali Berishës, pa konkuruar asnjëherë më vete, pa fituar asnjëherë si republikan dhe pa bërë asgjë në politikën shqiptare përveç shërbimeve të pista për familjen e Sali Berishës.
Portreti i tij ka shoqëruar shqiptarët prej vitit 1992, kur shfaqet para kamerave me kokën drejt, vështrimin në horizont, me sytë që nuk i lëviz qerpiku, me gjestet që duan të thonë ato që nuk i thonë fjalët dhe me fjalë që i ngjajnë një diareje të pafundme, të pavullnetshme dhe të padëmshme për kënd, edhe nëse preket prej saj. Një njeri që s’të bën asnjë dëm personalisht, por është shoqërisht I dëmshëm
Është një fytyrë pa tipare, një njeri pa emër, një politikan që s’ka prodhuar kurrë politikë, një makinë folëse pa fjali, një kriminel pa të vrarë, një parazit që bën thirrje vazhdimisht për aksione të reja dhe reforma, një kryetar partie që s’ka shkuar kurrë në luftë me partinë e tij, dhe mbi të gjitha një ilustrues i shkëlqyer i arsyeve përse opozita as ndryshon, as rritet, as krijon fytyrën e saj dhe as fiton dot.
Prej vitit 2008, garancitë e tij për të qëndruar “i bashkuar” me Sali Berishën janë shtuar së tepërmi pasi ai është dëshmitari zyrtar i përfshirjes së djalit të Sali Berishës në Gërdec, pasi është njeriu që e ka pritur për 42 herë në zyrë derisa e licencoi kompaninë dhe autori i tenderit të demontimit për të. Tek ky mekanizëm korruptiv, si dëshmitar i heshtur i një krimi që i mori jetën 26 vetëve, qëndron e gjithë ideja e “bashkimit” të opozitës që kërkon Fatmir Mediu. Ky është më thellë dhe gjithë kuptimi që ka fjalia “opozita e bashkuar rreth Sali Berishës”.
Kjo opozitë është opozita që ka probleme, individë që kanë probleme me ligjin dhe korrupsionin, njerëz që nuk dinë të bëjnë asgjë në jetë veçse t’i mbajnë uturakun Berishës, politikanë të rinj ambiciozë, që shpresojnë se zullumi këputet duke u trashur, dhe në këtë rast “bashkohen” dhe ata me shpresë që kur të këputet filli të jenë aty për të kapur një degë litari, intriganë që shpresojnë që Berisha do vdesë pas ca kohësh dhe ata do mbahen mend si “besnikë” të tij, etj.
Pra, opozita e “bashkuar rreth Berishës”, është opozita që shpreson se bashkimi rreth tij e mbron nga mëkatet dhe pjesa tjetër e opozitës që pret vdekjen e tij.
Kjo amalgamë opozitare, nëse do t’i duhet të zgjedhë njeriun e ri të saj, “Lej Fenin” e vitit 2025, e ka gati. Fatmir Mediu i plotëson të gjitha kriteret. Nuk ka vota, nuk ka ide, nuk ka impakt në opinion publik, nuk ka parti, por mbi të gjitha nuk ka turp.
Dhe ky është një kriter i rëndësishëm për të qenë njeri simbol i “opozitës së bashkuar rreth Berishës”.
Debatet e tjera nuk vlejnë. Kur të vdesë Berisha flasim.
Mero Baze – TEMA

Exelent, i ke thene te gjitha o Mero Baze, o mendje ndritur. Bravo ky Fatmir Gerdeci sic thirret rendom ne popull, njeriu me i pavotuar i planetit, qe ka 2 antare ne particken e tij Fatmirin dhe sekretaren, identik si particka e Sali Shehut me 2 antare. Turpi i botes si do dale ky njeri ne foltore e te flase ne emer te kujt?! ke perfaqeson ky njeri misterioz qe rri prane dyerve te wc ve ne kongresin Amerikan dhe pret te dale ndonje,kongresmen nga WC ja e te beje nje foto ne koridor Fatmiri qe me vrap e hedh ne status dhe behet lajm tek mjekercjapicimpordhaqenefinazitv.
Mero paska bere nje zbulim te madh. Po mire o qeros, na thuaj nje politikan qe ka turp, eshte i sinqerte e qe nuk eshte thjesht vegel qorre teatrale dhe nuk i sherben axhendes se ” Madhe “. Vetem nje na trego, jo vetem ne Shqiperi po ne te gjithe kete Bote. Po gjete nje, ja vlen te besh nje artikull e te na sqarosh. Qe thua ti Mero, po mos te jesh llum e ti kesh shitur shpirtin shejtani, ne kete sistem qe jetojme, zor sa ke shans qe te te lejojne te mbijetosh ne Politike. Ti e di kete natyrisht, se dhe ti je nje llum i cilesise se larte, por ne sektorin Mediatik.
Nje nga arsyet pse Berisha eshte ala ne politike eshte pikerisht grumbuĺli i njerezve plehra reth tij qe pengojne rjedhen e rrymes se politikaneve te rinj.Te zhytur ne krime e korrupsionin e familjes mafioze Berisha keta horra e kuptojne se ekzistojne ne politike vetem si mburoje per Berishen dhe bejne para te madhe nga rrogat e abuzime me parane publike.
Ky Phoenix, eshte nje koqe si Mediu! Mero thote shembulli me i shkelqyer i opozites une do te thosha eshte nje nder me te zinjte! Vrases, hajdut,berishian!
I beri telef votuesit e PD,Sali Berisha.Mire nuk vijne ne pushtet me ate canak me vota qe kane,por do mbajne me buke edhe parazitet pa vota,pa parti,si Fatmir Mediu,qe ka 25 vjet qe merr te dhjeten e priftit ne Lemin e demokrateve.
Partise se Ilir Metes,qe mori 12 mije vota ne listat e hapura,sa gjysma e Alimehmetit,mire i fali 4 deputete kot nasikoti,por do i fali dhe 6 te tjere per te formuar grup parlamentare.Nraktiseni Saliun o Turma se ju mori ne qafe.
populli Jone cub,dhjaks,hajdut,e ka treguar ne Histori,qe te keqen do ta coje deri ne fund.Derisa te fiket qiriri i PD,Ne Sali Berishen nuk e lshojme.
Ka patur dhe ka rol për të luajtur.
Dëshiron të identifikosh të gjithë ligësitë njerëzore, thuaj Fatmir Mediu i ke thënë të gjitha.
Sa mire kur gjakpiresi Baze zbulon mje tjeter parazit e gjskpires! ( Nuk e paska ditur!). Ky eshte fytyra me e ndyre e politikes !
Europa po drogë, duhen pastruar paratë
Nuk ka…nuk ka…e mbi te gjitha Nuk ka turp – duket se Mjero Bazeja ka shkruar kete hartim duke pare vehten ne pasqyre!
Sa kohe i lepinte bythen Sali Berishes – Ka botuar e ster-botuar Kartelen e shtrimit ne Spitalin Psikiatrik te Elbasanit te Edi Rames. Ka sjelle ne botimet e tij paturpesite e Edi Rames ne gjygjin e divorcit me Matilda Makocin (…Grigorin e kam vella nga babai…)
Tani ka kthyer kah e kafshon perdite ato mollaqet e Saliut ndersa i lepin e puth ato te Rames dite nate.
Kur shet moral dhe Mero, fiks si kurva ne dritare te Bordellos!
Nuk ka vota, nuk ka ide, nuk ka impakt në opinion publik, nuk ka parti, por mbi të gjitha nuk ka turp. 🤮🤮💩💩
Eshte nje Legen,
me bajge nuk gjen,
nga nje preher pushteti ne tjetrin shkon,
ato c’ka lepire dje, sot ze i mallkon,
c’ka share e shaluar dje, sot i lavderon,
koka ju zbath se ne bythe pushtetesh e mba,
emer mbiemer M…e B… me 8 germa e ka.
Je brilant Mero. Një përshkrim fantastik për palaço e politikës shqiptare Fatmir Mehdihoxha.
Nuk ka dyshim se shkrimet e Mjeshtrit te Madh Mero Baze jane model per gazetarine demokratke ne Shqiperi, por Fatmir Mdiun e mbron Pushteti Gjyqesor.
Mero ne publicistike eshte Model vetem ne nje aspekt – si Bythlepires i tere pushteteve me rradhe pa dallim feje, krahine, ideje.
Po pse cuditeni. Me ate ligj zgjedhor kur 100 nga 140 deputet jane nga listat e kryetareve cfare do prisni te shikoni ne parlament.
Analizë perfekte, i nderuar Mero Baze! Falënderime! Fatm.t Mavriu ëshë i pafytyrë, pa dinjitet, pa shpirt, pa moral, pa nder plus atë mori vesesh, që ju i përshkruani me saktësi dhe në fund shtoni: “pa turp”!
Një servil, një person, që llap, sikur të ketë gëlltitur një shirit të zhubrosur të një kasete magnetofoni të viteve ’70, ku asnjë fjalë nuk del e saktë, i frymëzuar, i përkrahur dhe i ndihmuar nga ish sharlatani komunist, sali Katrani, nuk e nje turpin! Ai i shërben zorrës dhe përmes korrupsionit dhe krimit ka arritur të pasurohet të ketë vilë në bregdet, të ketë mikeshë, të bëhet bashkëpunëtor në vrasjen e 26 viktimave të pafajshme në Gërdec. Sa herë, që ia do puna, llap në favor të sali-shkërzen-argitës, shkon në ShBA për ndonjë “shërbim” dhe çuditem, si e justifikon rrogën e majme ky hajdut, kur është një “kryetar” pa parti, pa elektorat, pa ide, pa emër, pa vizion, pa asnjë vlerë pozitive?! Jo vetëm që i ka të gjithë ata vese, që zot Mero analizon në shkrimin e tij, por duhet shtuar edhe një ves pas atij, që nuk njeh turpin: është i neveritshëm! Dash Shehu, salihu dhe medihu janë neveria e gjallë, produkt i korrupsionit “demokratik”, gjakpirës të rrezikshëm! Fatkeqësi kombëtare, që vendi edhe pas 35 vjetësh, që ka hyrë në rrugën e kapitakizmit, nuk ka arritur të ketë një drejtësi
dinamike, efektive dhe shpresëdhënëse! Organet e policisë arrijnë të gjejnë dhe të arrestojnë kriminelë të superkamufluar, drejtësia ecën me hapin e “breshkës”, duke zvarritur e stërzvarritur dosjet, që flenë në magazinë dhe myken çdo ditë… Njerëz të nxeruar! Kini mend dhe sy të shikone realisht se kush është sot pëdë dhe cilët janë aleatët e saj?! Saliu, mediu, dashi, like – të pa vlefshëm, pa elektorat, pa vizion; tru mykur, të dëmshëm deri në rrezikshmëri serioze!
Në shtator dhe më pas kemi për të parë çudira nga këta të pafytyrë dhe zorraxhinj të ndyrë!
Rroftë Shqipëria!
Ti “Bero Baze” qe komenton ne kete menyre, flet per shkrimin e Mero Bazes apo flet për Mero Bazen? Ne se flet per Meron, adresohu ne vendin e caktuar se je gabim, ne se flet per shkrimin, sipas mendjes time, nuk i heq dot as pikat mbi “i” , megjithese edhe ti si une na mungojne. Behuni njerez se ngelet sikur jetoni e flisni ne galaksine e kafsheve!
Ti fjala je bythlepiresi me t madh i Rames dhe çdo shkrim qe flet kunder pèpzites per ty eshte exelent ! Nuk besoj se ke qene simpatizant i Meros kur fliste kunger Rames .apo jo ? Ndersa Sokrati si atdhetar i flakte qe eshte i sheh mire se kush jane ata te opozites por eshte qorr nga te dy syte kur vjen fjala per poziten si psh, Veliajn, ahmetajn, Koken etj qe jane o ne burg o ne kerim ! nuk ishte kaq atdhetar kur Rama tha se Meta eshte presidenti me i mire ! Kjo eshte jeta, kur keta te PD-es jane ne ate grup jane funderrina bdersa kur Rama i blen dhe i jep poste nuk jane me funderrina !