Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: G7: Do të qëndrojmë përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të duhet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > G7: Do të qëndrojmë përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të duhet
AktualitetBote

G7: Do të qëndrojmë përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të duhet

Published: June 27, 2022
Shpërndaje

Udhëheqësit e G-7ës u zotuan të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën për “sa kohë që të nevojitet”. Në një deklaratë të përbashkët pas një lidhjeje videofonike me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, udhëheqësit nënvizuan, siç u shprehën ata, “angazhimin e palëkundur për të mbështetur qeverinë dhe popullin e Ukrainës në mbrojtjen e tyre kurajoze të sovranitetit të vendit dhe të integritetit territorial”.

Udhëheqësit e G-7ës thanë se “i takon Ukrainës të vendosë për një zgjidhje paqësore në të ardhmen, pa trysni të jashtme dhe pa u ndikuar”.

Këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, bëri të ditur se kërkesa kryesore e zotit Zelenskyy ishte për sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore dhe se biseda u përqëndrua tek perceptimi i tij për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj lufte.

- Publicitet -

Zelensky i informoi udhëheqësit e G-7 se si qeveria e tij ka përdorur ndihmën e marrë deri më tani për “të maksimalizuar kapacitetin e Ukrainës, si për t’i rezistuar përparimit të forcave ruse, ashtu edhe për të bërë kundërsulme aty ku është e mundur”, tha zoti Sullivan.

Udhëheqësi ukrainas dëshiron që vendi i tij të arrijë një avantazh në fushëbetejë gjatë muajve të ardhshëm, pasi “ai beson se një konflikt i zgjatur, nuk është në interesin e popullit ukrainas”, tha zoti Sullivan.

Gjatë fjalimit që nuk u transmetua për publikun, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi sisteme mbrojtëse me raketa, më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe garanci të tjera në fushën e sigurisë, tha një zyrtar evropian. Zoti Zelenskyy gjithashtu u shpreh se dëshiron që lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundojë deri në fund të vitit, përpara se të fillojë stina e dimrit.

Presidenti ukrainas u tha udhëheqësve se tani nuk është koha për negociata me Rusinë, tha një diplomat i lartë francez. Udhëheqësi ukrainas tha se “ai do të negociojë kur të jetë në pozitën e duhur për të vepruar kështu”, tha diplomati.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara po përgatisin dërgimin e një sistemi të avancuar raketash kundër-ajrore për ta ndihmuar Ukrainën ndaj agresionit të urdhëruar nga Presidenti rus Vladimir Putin.

Ndihma e re dhe përpjekjet e Grupit të Shtatëshes për të ndëshkuar Moskën vijnë ndërkohë që Presidenti Zelenskyy ka shprehur shqetësimin se Perëndimi mund të arrijë në një fazë lodhjeje nga lufta, e cila ka kontribuar për rritje të çmimeve të energjisë dhe të mallrave thelbësore në mbarë botën.

Udhëheqësit e fuqive kryesore industriale të botës u zotuan se “do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike, si dhe të qëndrojnë përkrah Ukrainës për sa kohë që duhet”./VOA

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?
  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati
  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen
  • A është lufta në ADN-në tonë?
  • Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK

Komentet e Fundit

  1. Oldman on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. Ervin on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  3. Ervin on Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  4. Ervin on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  5. info analitike on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Ka mbetur një grup i vogël i dhunshëm, janë si tenxhere

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?