Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: G7, mbyllet takimi i nivelit të lartë me një paralajmërim të fortë për Kinën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > G7, mbyllet takimi i nivelit të lartë me një paralajmërim të fortë për Kinën
BoteLajmi i fundit

G7, mbyllet takimi i nivelit të lartë me një paralajmërim të fortë për Kinën

Published: June 15, 2024
Shpërndaje

Drejtuesit e vendeve të Grupit të Shtatëshes përfunduan takimin e nivelit të lartë me paralajmërimin më të fortë të bërë deri më tani Kinës, duke deklaruar se mbështetja nga Pekini për bazën e industrisë ushtarake të Moskës “po i mundëson Rusisë të vazhdojë me luftën e saj të paligjshme në Ukrainë”.

Udhëheqësit e G7-ës ranë gjithashtu dakort me propozimin e presidentit amerikan Joe Biden për t’i ofruar Kievit dhjetëra miliarda dollarë kredi, që do të shlyhen nga interesat e krijuara nga pasuritë e ngrira të Rusisë që gjenden në institucionet financiare perëndimore.

Kryeministrja italiane, njëkohësisht organizatore e takimit të nivelit të lartë, Giorgia Meloni, tha se “kemi arritur një marrëveshje politike për të ofruar 50 miliardë dollarë mbështetje të mëtejshme financiare për Ukrainën deri në fund të vitit”.

- Publicitet -

Udhëheqësit e vendeve demokratike më të pasura të botës thanë se janë “të angazhuar për t’ia shtuar Rusisë kostot e luftës”, duke kërcënuar me vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ndaj atyre që ndihmojnë Moskën në shmangien e sanksioneve.

Paralajmërimi ndaj Kinës gjendet në deklaratën e përbashkët të qarkulluar nga udhëheqësit ndërsa po përfundonte dita e dytë e takimit të nivelit të lartë në Apulia, të Italisë.

Komunikata përmban gjuhën më të fortë të përdorur deri më tani ndaj Pekinit, duke reflektuar kështu zhgënjimin e presidentit Joe Biden me rolin që po luan Kina në fuqizimin e makinerisë së luftës së Rusisë.

Pekini po i ofron Rusisë teknologjinë për të prodhuar armë, tha presidenti Biden të enjten në mbrëmje gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. “Pra, po ndihmon në fakt Rusinë”, tha ai.

Udhëheqësit e G7-ës vunë në dukje rrezikun që paraqet Kina për sigurinë e ekonomisë globale, përfshirë mbiprodhimin e makinave elektrike dhe praktikat e tregtisë dhe investimeve në vendet në zhvillim.

Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën rritje të tarifave deri në 38% për importet e automjeteve elektrike kineze, mes hetimeve nëse prodhuesit kinezë të automjeteve po mbingarkojnë tregjet evropiane me automjete elektrike më pak të shtrenjta, të subvencionuara nga qeveria.

Pekini tha se “do të marrë të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur interesat e tij, por nuk u kundërpërgjigj ndaj BE-së.

Në fillim të këtij viti, Shtetet e Bashkuara katërfishuan tarifat për automjetet elektrike kineze dhe vendosën rritje të mëdha për disa produkte të çelikut dhe aluminit kinez, panelet diellore dhe gjysmëpërçuesit.

“Me kalimin e kohës, është më e qartë se ambicia e presidentit [kinez] Xi [Jinping] është të rivendosë dominimin e Kinës të paktën në rajonin Indo-Paqësor, ndoshta edhe më gjerë. Dhe kjo po zhvillohet kryesisht nëpërmjet një përpjekjeje për të vendosur dominim ekonomik dhe teknologjik”, u tha një zyrtar i lartë i administratës së presidentit Biden gazetarëve që udhëtonin me presidentin të premten.

Zyrtari foli në kushte anonimiteti për të diskutuar çështje diplomatike. Mbështetja e Pekinit për Rusinë mund të “përbëjë një kërcënim afatgjatë për sigurinë e Evropës”, paralajmëroi ai.

Në fillim të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione dytësore ndaj entiteteve që ndihmojnë Moskën, përfshirë kompanitë me seli në Kinë që shesin gjysmëpërçues në Rusi dhe banka më të vogla kineze me lidhje me institucionet financiare ruse ndaj të cilave janë vendosur më herët sanksione.

Pekini i denoncoi sanksionet, duke akuzuar Uashingtonin për përdorimin e luftës “si një mundësi” për të shtypur vendet e tjera. “E gjithë kjo zbulon kalkulimet e Shteteve të Bashkuara, hipokrizinë dhe çfarë përndjekësi janë”, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian.

Me shkurtime nga VOA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    June 15, 2024 at 7:40 am

    Kina eshte kontinent 1,5 miljarde,,se i mori koka ere enver hoxhes u fry miu sa nje elefant,,copa torrovellit pa diplome,,.
    Do terhiqte per hundesh Kinen. Nuk i ka marre koka ere Botes. Rusia dhe Serbia e kane kuptuar se gjigandi kinez ben diferencen.

    Reply
  • Tellalli says:
    June 15, 2024 at 9:51 am

    Demo , këtu ke plotësisht të drejtë .

    Reply
  • capi says:
    June 15, 2024 at 1:40 pm

    Mire do ishte, por nuk eshte me Kina e viteve 60 -70, kur xhaxhi niste delegacionin me lista, dhe ata pa bere asnje pyetje mbushin vaporin dhe i dergonin. Kush e di sa miliarda dollar ndihma jane marre duke mbushur depot. Tani dhe nje borxh te vogel na e kishin vellezerit kineze. Ishte Shqiperia qe propozoi njihej ne Kombet e Bashkuar. Kuptohet qe ishte dhe mbeshtetja e bllokut komunist, nuk eshte se ne duhet te marrim te gjitha meritat.

    Tani Kina ja ka ndjer vleren lekut, ka male (surplus) me dollar nga shkembimet tregetare dhe nuk di ku ti investoj. Por mos mendoni se jane me te lire se keta perendimoret. Shikoni jo larg, shembullin e Malit te Zi. Nje rruge, qe nuk u ndertua kurre, dhe pati korrupsion te madh. Do kishin ikur per lesh nese nuk do te nderhynin bankat perendimore te restrukturonin borxhin.
    Mendoni te ishte ky i yni ne kete rast. Do hidhte syte te shikonte nese ka mbetur ndonje pjese e Shqiperise pa shitur, dhe do e jepte me qejf te paguante borxhet. Ky ta jep pa lek ($1/m2) jo me kur ka borxhe.

    Reply
  • demo says:
    June 15, 2024 at 6:48 pm

    Kina ndertoi ne Cernagore nje rrjet rrugesh de viaduktesh malore,qe e kane bere Zvicer.Lum kush perfiton sot nga Kina e pasur.Jo vetem Enver Hoxha ja beri hasha ndihmen bujare Kines,por edhe Edi Rama.Kina e ndertoi 2 here Radiostacionin e Cerrikut.Njehere ne 1966 dhe pasi e vuadhe shqiptaret,e rindertoi ne 2004,,duke pasur Kontrate te Transmetimit te Programeve te tyre.Por Edi Rama sapo erdhi ne pushtet,i perzuri kinezet nga Radiostacioni,,qe ishte i tyre,E kishin ndertuar ata dhe mbanin me rroga te larta dhjetra teknike shqiptare.
    Mos keshtu se eshte gjynah.Paguan populli shqiptar dhe populli i Kosoves.Gatishmeria e kreut te Kines per te investuar ne Industrine e Armatimit te Serbise e ka nje Hak te palare me shqiptaret.
    Po perse me popullin e Kosoves?Po futi nje rrakete avionit te edi rames,qe te perzuri nga Radiostacioni.Cfaj ka populli!
    Qeverite e Bllokut i kane rene ne qafe Kines nga e mira. He,se jane popull i nurte keta nuk te gjen gje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 27 qetshor 2026
  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. demo on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. Vlora 97 on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  4. Vl on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  5. Phoenix on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?