Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Galeritë e vdekjes”/ Inspektoriati Shtetëror i Punës: Të paktën 30 minatorë kanë humbur jetën në 5 vitet e fundit!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Galeritë e vdekjes”/ Inspektoriati Shtetëror i Punës: Të paktën 30 minatorë kanë humbur jetën në 5 vitet e fundit!
KronikeKryesore

“Galeritë e vdekjes”/ Inspektoriati Shtetëror i Punës: Të paktën 30 minatorë kanë humbur jetën në 5 vitet e fundit!

Published: October 11, 2022
Shpërndaje

Viktimat e aksidenteve në miniera përbëjnë 20 deri në 25 për qind të totalit të të vdekurve nga aksidentet në punë.

Të dhënat e Inspektoriatit Shtetëror të Punës tregojnë se në total, në pesë vitet e fundit janë të paktën 160 persona që kanë gjetur vdekjen duke punuar, ose prej aksidenteve të pësuara në punë.

Gjysmën e kësaj shifre e përbëjnë aksidentet në miniera dhe ndërtim. Në miniera, shifra e raportuar është të paktën 30 viktima, por dyshohet që ky numër është më i lartë për shkak të vdekjeve në tregun informal të minierave, të cilat nuk raportohen, ose raportohen si vdekje nga arsye të tjera.

- Publicitet -

Rasti më tragjik i viteve të fundit është ai i tetorit të 2020-s i ndodhur në Selishtë të Dibrës. Tre minatorë gjetën vdekjen në një minierë në zonën e Balgjajt. Arsyeja e vdekjes ishte shpërthimi i gazit gjatë punimeve.

Viktimat nuk figuronin të punësuar në asnjë prej kompanive të licencuara për shfrytëzimin e minierave. Por, nga hetimet e mëvonshme u zbulua se njëri prej viktimave ishte me profesion inxhinier dhe i vetëlincencuar për të shfrytëzuar këtë minierë.

Aksidentet e shpeshta në galeri, sidomos në zonën e Bulqizës, Martaneshit dhe të Peshkopisë kanë ngritur shqetësimet mbi respektimin e masave të sigurisë teknike.

Ekspertët vlerësojnë se tejshfrytëzimi i tyre, hapja e galerive të reja pa studime të mirëfillta gjeologjike dhe informaliteti janë ndër arsyet kryesore të aksidenteve./Euronews Albania

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Ppsh says:
    October 11, 2022 at 1:29 pm

    Sa inspektor kane shkuar ne keto vend ngjarje ose me mire sa here kane hyre ne keta niniera per kontroll teknik

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?