Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gara e partive në qarqe: PD humbi më shumë votues në Elbasan dhe Fier, PS në Kukës e Berat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gara e partive në qarqe: PD humbi më shumë votues në Elbasan dhe Fier, PS në Kukës e Berat
Lajmi i funditPolitike

Gara e partive në qarqe: PD humbi më shumë votues në Elbasan dhe Fier, PS në Kukës e Berat

Published: May 20, 2025
Shpërndaje

Partia Socialiste ka arritur që të marrë 733,727 vota brenda vendit gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025, sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që tashmë ka numëruar 5217 kuti, nga 5,225 në total.

Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, Partia Socialiste ka humbur rreth 34 mijë votues, me një rënie prej 4.5%. Kjo Parti fitoi zgjedhjet duke marrë 52.14% të votave të brendshme dhe 61.15% të emigrantëve, që votuan për herë të parë këtë vit, me një total prej 53.26%, që i dhanë asaj 83 mandate.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, një koalicion mes Partisë Demokratike dhe 25 partive të tjera, përfshirë dhe Partinë e Lirisë (ish LSI), ka marrë 480,225 vota në zgjedhjet e 2025-s, duke humbur gati 140 mijë votues, me një rënie prej 22.5%.

- Publicitet -

PD mori 34.27% të votave të brendshme dhe 23.54% të emigrantëve, me një mesatare prej 32.93%, që i prodhuan 50 mandate.

Nëse krahasimi bëhet duke mbledhur votat e PD dhe LSI në 2021-n, (PD ishte në koalicion me 13 parti në tjera me siglën Partia Demokratike-Aleanca për ndryshim, ndërkohë që LSI garoi më vete në atë kohë), ato morën në 2021 rreth 729 mijë vota (107 mijë vota i mori LSI).

Duke pasur parasysh që Partia e Lirisë (ish LSI) ishte brenda koalicionit në 2025-s, këto dy parti së bashku kanë humbur 247 mijë votues, me një rënie prej gati 40% në krahasim me zgjedhjet e 2021-t.

Elbasani dhe Fieri, qarqet ku PD u tkurr më shumë

Partia Demokratike (pa përfshirë LSI) ka humbur votues në të gjitha qarqet. Më e thellë rënia ka qenë në qarkun e Fierit, me 25 mijë votues më pak, me një tkurrje prej 40%.

Qarku i dytë me humbjen më të fortë është Elbasani, me 18 mijë votues më pak, me një reduktim prej 32.6%. Më pas vijon Korça, ku numri i votuesve është ulur me 27% (-17 mijë votues). Në të gjitha qarqet, PD ka shënuar rënie dy shifrore. Më e ulët tkurrja është në Tiranë me 17% më pak (-31 mijë votues).

Duke mbledhur dhe votat e LSI-së, rënia më e fortë në përqindje vijon të mbetet Fieri (-48%), e ndjekur nga Gjirokastra (-41%), Elbasani (-39%), Korça (38%). Tkurrja më e vogël është në Kukës (-21%), ku LSI pothuajse nuk kishe elektorat në 2021-n.

Partia Socialiste ka arritur që të rrisë votuesit në katër qarqe, Shkodër (+15%), ose 4.5 mijë votues më shumë; Dibër me 11.8% (+3.4 mijë votues); Fier me 5.9%, ose 5.4 mijë votues shtesë, dhe Lezha me një rritje minimale prej 1.1% të votuesve në krahasim me zgjedhjet e 2021.

Humbjen më të madhe të votuesve PS e kishte në Kukës me 20% më pak (-2.9 mijë votues); Berat, me rënie 13% (-5.5 mijë votues) dhe Vlorë (-9.8%, ose 5.8 mijë më pak). PS kishte gati 19 mijë votues më pak dhe në Tiranë, me një rënie prej 8.3%.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    May 20, 2025 at 8:55 am

    perzurni Berishen o demokrate,se ju mori ne qafe.
    Jo vetem Une,por shumica e komentuesve me ment ne koke,e paten paralajmeruar opoziten dhe dallkaukun Berishe,qe:
    1-Te ndryshonte Ligjin zgjedhor te marreveshur me komplot antikushtetues Berisha Rama 2008.Me Ligjin e meparshem ,me kaq vota,do te merrte 9-12 deputete me shume-thote specialisti Kume.
    2-Te mos pranoje votim elektronik,ose me poste nga Diaspora,sepse edhe elektronika edhe posta jane ne duart e Rames. Ky ka 30 vjet qe therret Rama 20%,Rama drogaxhi,Narkoshteti,vjedhes zgjedhjesh,Xibrraka,Pergjimet e Dibres,Si i besoke Rames votat e Diaspores?I ve ujkut melcine ne qaqfe?
    Berisha u ca per te votuar Diaspora dhe dergoi teleshmenen Topallica,qe ne Shkoder nuk e votoi as ish dhendri Luizi bigbrotheri.
    3-Mos i beso mundin e votuesve partive te diskretituara pa vota,me kreret ne burg,si ish LSI,Republikanja,Agrarja,.te gjitha bashke mezi moren 7200 vota as cerek deputeti.Berisha u dha 8 deputete ne tavoline.
    4-Mos beso horrat e mashtrusit,se do e pesoc! Ashtu ndodhi.Ja besoi fushaten Mul Nokes,kerric Balliut,derdimen Alizotit,qe doli Alideshtaku,qe do hante te gjalle socialistat dhe hengri mut.
    5-Vur persona te Afte qe te njohin marifetet zgjedhore,qe te kapin menjehere hilete e kundershtarit.Ky vuri gjytrymat,Paloqet,qe ju kaloi Trni Bullgar neper kembe dhe nuk dalluan gje.
    Tani o Berishe shko ne Gjykate per Ato vjedhjet qe ke bere kur ishe mbret.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Greqia merr pamjen e “Ferrit”, zjarre masive në ishujt helenë
  • Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme
  • Balluku qëndron 20 minuta në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve
  • Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi
  • 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit

Komentet e Fundit

  1. nastradini on A do arrestohet Balluku
  2. Supaxhiu 300 evro on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Zhorzho on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  4. Xen Bolja on A do arrestohet Balluku
  5. Arbeni on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?