Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gara për 570 kuota, formula e re e pranimeve për fituesit tek Shkencat Sociale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gara për 570 kuota, formula e re e pranimeve për fituesit tek Shkencat Sociale
AktualitetShoqëri

Gara për 570 kuota, formula e re e pranimeve për fituesit tek Shkencat Sociale

Published: May 4, 2023
Shpërndaje

 

 

Ndryshe nga sa ka ndodhur gjatë viteve të shkuara, dy janë kriteret që do të aplikohen për zgjedhjen e fituesve të rinj në radhët e maturantëve që do të mund të ndjekin studimet e larta në programet e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës për pranimet e vitit akademik 2023-2024.

- Publicitet -

Në vendimin e miratuara nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës mbi kriteret e pranimit për vitin e ri akademik, është vendosur që përzgjedhja e fituesve në programet e Fakultetit të Shkencave Sociale do të bëhet nëpërmjet vlerësimit të mesatares së studimeve të shkollës së mesme, si dhe mesatares së arritur nga maturantët në provimet e detyruara dhe në lëndën me zgjedhje të Maturës shtetërore.

Referuar ndikimit që do të ketë secili nga këto dy tregues, është vendosur që peshën më të madhe në pikët që do të sigurojë çdo maturant që konkurron për të ndjekur studimet e larta në këto programe do ta ketë mesatarja e shkollës së mesme, prej të cilës do të fitohen 60 për qind e pikëve totale. Ndërsa mesatarja e provimeve të Maturës Shtetërore vlerësohet me 40 për qind të ndikimit në rezultatin final që do të sigurojë secili kandidat në garë.

Profili i shkollës së mesme të kryer po ashtu do të ketë një ndikim të rëndësishëm në përzgjedhjen e fituesve të rinj. Çka do të thotë se më shumë shanse për të qenë fitues në këto degë do të kenë maturantët, shkollat e të cilëve vlerësohen edhe me koeficienti më të lartë.

“Shkollat e kategorisë gjimnaz dhe gjimnaz seksioni dygjuhësh shqip-italisht, shqip-gjermanisht, shqip-frëngjisht, shkollat e kategorisë pedagogjike, gjimnazet gjuhësore shërbimet sociale dhe shëndetësore si dhe shkolla e administrimbiznesit kanë koeficientin 1.2, ndërsa të gjitha shkollat e tjera do të kenë koeficientin 1”, sqarojnë autoritetet e këtij fakulteti. Në vijim të shkrimit do të gjeni edhe formulën e detajuar mbi të cilën do të bëhet përzgjedhja e fituesve të rinj pas vlerësimit të secilit prej kritereve të miratuara.

Gjashtë janë programet e studimit të ciklit të parë për të cilat do të garohet në këtë fakultet gjatë këtij viti, :Psikologji, Shkenca politike, Administrim dhe politikë sociale, Filozofi, Sociologji dhe Punë sociale. Në lidhje me kuotat e pranimit, Senati  Akademik ka vendosur që nga konkurrimet e 2023 për studimet në programet e këtij fakulteti do të mund të përzgjidhen si fitues 570 kandidatë. Ndarjen e plotë të kuotave të përcaktuara për secilin program e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.

Programet e ciklit të parë të studimit “Bachelor”, organizohen me jo më pak se 180 kredite evropiane dhe kohëzgjatja normale e tyre është tri vite akademike. Studentët në programet e ciklit të parë të studimeve diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë në rregulloren e tyre pragun e notës mesatare, që i jep të drejtë studentit të ciklit të parë të diplomohet, duke përgatitur dhe mbrojtur një punim diplome. Në përfundim të programeve të ciklit të parë lëshohet diploma “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.

 

Formula finale për fituesit e 2023:

Rezultati final=(Rezultati 1 + Rezultati 2) × Koeficientin e shkollës × 100

Nga ku:

  • Rezultati 1= Nota mesatare e shkollës së mesme × 0.6
  • Rezultati 2= Nota mesatare e provimeve të Maturës Shtetërore × 0.4

 

 

 

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?