Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gara për hapësirën: Cilat vende të Ballkanit do të lëshojnë satelitë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Gara për hapësirën: Cilat vende të Ballkanit do të lëshojnë satelitë?
KomunitetTeknologji

Gara për hapësirën: Cilat vende të Ballkanit do të lëshojnë satelitë?

Published: June 19, 2022
Shpërndaje

Gara hapësinore sot nuk është privilegj vetëm i vendeve të pasura dhe të zhvilluara. Materialet e lira kanë demokratizuar zhvillimin e teknologjisë, duke u mundësuar edhe vendeve nga rajoni i Ballkanit të hyjnë në garë. Në vetëm pak vite, më shumë vende në rajon kanë njoftuar planet për të lëshuar satelitë në orbitën e Tokës.

Deri më tani, vetëm Sllovenia ka arritur sukses në synimet e saj dhe ka lëshuar satelitë në orbitë. Menjëherë më pas u shfaq informacioni se Kroacia, dhe së fundmi edhe Shqipëria, kanë plane të ngjashme.

TRT Balkan i analizoi këto njoftime për lëvizje hapësinore të disa vendeve të rajonit, në përpjekje për të shpalosur më shumë detaje rreth garës hapësinore të rajonit.

- Publicitet -

“Albania 1” dhe “Albania 2”, në orbitë në vitin 2022?

Njoftimi i fundit për pushtimin e hapësirës vjen nga Shqipëria, e cila planifikon të lëshojë dy satelitë në orbitën e Tokës në vitin 2022. Këtë e ka njoftuar kryeministri Edi Rama, i cili zbuloi edhe emrat e dy satelitëve: “Albania 1” dhe “Albania 2”. Ai thotë se mjete fluturuese inteligjente pa pilot do të ndihmojnë për t’u arritur kontroll i plotë mbi gjithë territorin e vendit.

Njoftimi i tij për lëshimin e satelitëve në një seancë plenare të Kuvendit hasi tallje nga opozita.

“Kini durim, qeshni se e qeshura ju bën mirë. Shqipëria do të ketë satelitë dhe do t’i ketë shpejt për të forcuar gjithë territorin në kontrolle. S’do të ketë vetëm satelitë, por edhe dronë inteligjentë për ta çuar vendin në një nivel tjetër në aspektin e administrimit të territorit”, u shpreh Rama, duke shtuar se bëhet fjalë për mjete të teknologjisë së re.

Ai ka thënë se këto mjete garantojnë një monitorim të territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë e deri te ndërtimet dhe te monitorimi lidhur me informacionin që u duhet strukturave të shtetit në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe për ta izoluar në tërësi trafikun e drogës.

Ai ka bërë të ditur se ato do të përdoren në luftën kundër krimit të organizuar dhe për të lehtësuar marrëdhëniet që zhvillohen në territor dhe shpeshherë komprometohen nga inspektorë dhe oficerë të korruptuar të policisë”.

“Vende të tjera të zhvilluara e bëjnë këtë gjë dhe e mira e kësaj kohe është se nuk ka nevojë të jesh një vend super i zhvilluar për t’i vënë vetes në dispozicion mjete të kësaj natyre. Do t’i kemi shpejt satelitët”, ka deklaruar Rama.

“Perun 1” do të jetë sateliti i parë kroat

Kroacia, ashtu si Shqipëria, planifikon të lëshojë satelitin e saj hapësinor, por vitin e ardhshëm, pra, në vitin 2023. Megjithatë, edhe pse planet e kryeministrit shqiptar Rama janë për këtë vit, kroatët duket se janë një hap përpara shqiptarëve, të paktën duke u nisur nga ajo që është bërë publike deri më tani. Në Kroaci, modeli satelitor tashmë është pjesërisht në ndërtim, ekipi është krijuar pjesërisht dhe për projektin tashmë është duke u punuar.

Kjo u zbulua pasi presidenti kroat Zoran Millanoviç në mars të vitit të kaluar priti përfaqësuesit e Shoqatës së Hapësirës Ajrore të Adriatikut A3, një organizatë e krijuar për të inkurajuar zhvillimin dhe kërkimin në këtë sektor.

Ata diskutuan zhvillimin, montimin dhe lëshimin e satelitit të parë kroat 2U CubeSat me emër projekti “Perun 1”. Duke folur për projektin “Perun 1”, ata shprehën planet e tyre për të lëshuar satelitin në qershor të vitit 2023.

“Ai pritet të jetë në hapësirë për rreth katër vjet. Gjatë asaj periudhe ai do të fotografojë shumë herë, katër herë në ditë do të kalojë përmes Kroacisë, do të bëjë 16 rrotullime rreth Tokës çdo ditë”, thotë Matija Makoter, dizajner satelitor, student në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Arkitekturës Detare.

“Nemo” dhe “Trisat” të Sllovenisë rrotullohen rreth Tokës

Gjatë pandemisë së koronavirusit, Sllovenia arriti të lëshojë satelitët e saj të parë “Nemo HD” dhe “Trisat”, të cilët janë pjesë e një projekti të Agjencisë Evropiane të Hapësirës.

Ata u lëshuan me raketën “Vega” nga një poligon në Guianën Franceze së bashku me 51 satelitë të tjerë nga 13 vende.

Kreu i projektit Trisat, Iztok Kramberger i Shkollës së Inxhinierisë Elektrike dhe Shkencave Kompjuterike, ka thënë se lëshimi i satelitëve u realizua pa probleme.

Sipas karakteristikave, Nemo HD është satelit më i madh, që peshon 65 kilogramë. Sateliti më i vogël Trisat është një nanosatelit me peshë 4,4 kilogramë.

Që të dy satelitët u zhvilluan nga Qendra e Shkencave dhe Teknologjive Hapësinore në Lubjanë për të ndihmuar në monitorimin e Tokës për nevojat e bujqësisë, pylltarisë, planifikimit urban dhe trafikut detar.

Sateliti slloven Nemo HD ndodhet në një lartësi prej rreth 515 kilometrash nga Toka dhe detyra kryesore e tij është të vëzhgojë në mënyrë interaktive planetin. Është i pajisur me një aparat fotografik multispektral dhe një videokamerë me rezolucion të lartë. Satelitët janë planifikuar të rrotullohen rreth Tokës për pesë vjet.

Sateliti më i vogël Trisat orbiton në një lartësi prej rreth 530 kilometrash dhe është menduar kryesisht për të testuar qëndrueshmërinë e elektronikës së re hapësinore. Ai do të përdoret gjithashtu për të monitoruar ndotjen e sipërfaqes së detit, për të zbuluar pika zjarresh dhe për të regjistruar nivelin e pluhurit vullkanik në atmosferë.

Nga Mostari lëshohet sateliti boshnjak

Një ekip nga Bosnjë dhe Hercegovina lëshoi një satelit në qershor të vitit të kaluar si pjesë e Olimpiadës së Robotikës. Sateliti në formë kubi u lëshua nga Mostari. Ai bëri disa matje dhe u ul në Tokë.

“Kubi mati shtypjen, lagështinë e ajrit dhe temperaturën. Bëri dy lloje fotografish, të rrezatimit UV dhe ndotjes së ajrit”, ka thënë mentori i ekipit Anes Haxhiomeroviq.

Sateliti kishte leje të fluturonte në shtresat e poshtme të atmosferës për rreth 20 deri në 40 kilometra. / TRT Balkan

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    June 20, 2022 at 5:35 am

    Nuk ka satelita si i tregojne keta te nases dhe te Rusise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur
  • FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  • Me “bukë me vete”? PO!
  • Paralele historike SHBA, Iran dhe Vietnam

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  2. Luzati on Me “bukë me vete”? PO!
  3. Remo on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  4. Arse1234 Se on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  5. Remo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?