Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gara për kreun e RTSH, reagon SafeJournalists: Shqetësime për procesin e përzgjedhjes!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gara për kreun e RTSH, reagon SafeJournalists: Shqetësime për procesin e përzgjedhjes!
Lajmi i fundit

Gara për kreun e RTSH, reagon SafeJournalists: Shqetësime për procesin e përzgjedhjes!

Published: January 28, 2025
Shpërndaje

Më 6 janar 2025, Këshilli Drejtues i RTSH (Radio Televizioni Shqiptar – transmetuesi publik) shpalli hapjen e konkursit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).

Afati i aplikimit u caktua më 20 janar 2025. Më 27 janar 2025, Këshilli Drejtues zhvilloi fazën e parë të procesit të përzgjedhjes.

Sipas vendimit nr.5 të Këshillit Drejtues, datë 27.01.2025, Këshilli votoi dhe përzgjodhi vetëm dy kandidatë për të vijuar procesin dëgjimor, ndërsa skualifikoi me votim tre të tjerë.

- Publicitet -

Deklaratat e Kryetares së Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe organizatat e medias sugjerojnë se ishin tetë kandidatë që plotësonin kriteret ligjore, megjithatë Këshilli votoi për pesë dhe lejoi vetëm dy të avanconin, duke ngritur shqetësime për transparencën dhe drejtësinë.

Për më tepër, numri i aplikantëve në total dhe sa prej tyre nuk plotësonin kriteret ligjore dhe arsyet e skualifikimit mbeten të paqarta, duke reflektuar mungesën e transparencës së Këshillit Drejtues në këtë proces kritik.

Rrjeti SafeJournalists është thellësisht i shqetësuar për parregullsitë procedurale që minojnë parimet e përzgjedhjes së bazuar në merita dhe llogaridhënies publike.

Sipas nenit 11 të Statutit të RTSH-së, të gjithë kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore të pranueshmërisë duhet t’u jepet mundësia të paraqesin platformat, përvojën dhe vizionin e tyre gjatë një seance dëgjimore, duke siguruar një vlerësim të drejtë dhe të plotë përpara se të skualifikohen.

Megjithatë, vendimi i Këshillit Drejtues për skualifikimin e kandidatëve përpara fazës së dëgjimit bie ndesh me këto dispozita ligjore dhe shkel parimet e transparencës dhe drejtësisë.

Gjithashtu, neni 104 i Ligjit për Mediat Audiovizive (Nr. 97/2013, i ndryshuar) thotë se një kandidat mund të skualifikohet vetëm nëse nuk plotëson kriteret specifike ligjore, si përvoja, kualifikimet drejtuese ose konflikti i interesit.

Raportet që tregojnë se të tetë kandidatët plotësuan këto kritere dhe e bëjnë vendimin e Këshillit Drejtues për të kufizuar pjesëmarrjen shumë të diskutueshëm.

Po ashtu, mungesa e një shpjegimi të qartë dhe publik mbi skualifikimet ngre dyshime për integritetin e procesit.

Një tjetër çështje kritike është shkelja e procedurave të votimit të fshehtë, të cilat kërkohen sipas nenit 102 të Ligjit për Mediat Audiovizive. Këshilli Drejtues duhet të votoj nëpërmjet votimit anonim dhe të fshehtë, për të garantuar drejtësi dhe pavarësi.

Çdo devijim nga ky proces, përfshirë raportet për votim në distancë, rrezikon legjitimitetin e vendimeve të Këshillit dhe gërryen më tej besimin e publikut ndaj RTSH-së si një institucion i pavarur.

I bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë, në cilësinë e tij mbikëqyrëse, të kërkojë shpjegim të plotë nga Këshilli Drejtues i RTSH-së lidhur me parregullsitë procedurale dhe mungesën e transparencës në procesin e përzgjedhjes. Parlamenti duhet të sigurojë që Këshilli Drejtues të jetë në përputhje me kuadrin ligjor, veçanërisht me parimet e transparencës, drejtësisë dhe respektimit të normave demokratike në qeverisjen e transmetuesit publik.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 28.1.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të BH

Shoqata e Gazetarëve Kroatë

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

Dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Ledina says:
    January 28, 2025 at 3:55 pm

    Kjo ngjarje eshte nje kambane alarmi se Keshilli Drejtues i RTSH duhet rinovuar urgjentisht.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…
  • Libri i përshtypjeve tek fidanishtja e problemeve!

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. Dashi on Nga tuneli i Llogarasë te vila në Dhërmi: Si po thellohet dosja e SPAK për Belinda Ballukun
  3. Anonymous on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  4. Vl on Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  5. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?