Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gara për kryetar të PS në Njësinë 8, Veliaj: PS fituese sepse është gjithëpërfshirëse
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gara për kryetar të PS në Njësinë 8, Veliaj: PS fituese sepse është gjithëpërfshirëse
AktualitetPolitike

Gara për kryetar të PS në Njësinë 8, Veliaj: PS fituese sepse është gjithëpërfshirëse

Published: 4 Korrik, 2022
Shpërndaje

Në vijim të procesit të zgjedhjeve për kryetarët e rinj në çdo njësi, kryetari i PS për Tiranën, Erion Veliaj, u ndal në Njësinë 8, për të ndjekur prezantimin e platformave të kandidatëve në garë, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri dhe deputetet Mimi Kodheli dhe Blerina Gjylameti.

Në fjalën e tij, Veliaj tha se Partia Socialiste beson te solidariteti dhe qëllimi i saj është të trajtojë çdokënd me dinjitet dhe respekt.

“Nëse forcat që kemi përballë vetëm copëtohen. Metafora e tyre është pjesëtimi, kurse metafora jonë është shumëzimi, rritja. Kjo është arsyeja pse vendimi i kryesisë për të pasur në të gjitha njësitë vendore, një kryetar dhe një bashkëkryetar, për të thënë se ne na duhen 27 kryetarë në Tiranë, 27 bashkëkryetarë, 27 drejtues të Forumit të Gruas, 27 drejtues të Forumit të Rinisë, 27 sekretarë për emigracionin, 27 sekretarë digjitalë, 27 sekretarë që merren me organizimin, 27 sekretarë zgjedhorë. Vetëm duke u shumëzuar, familja jonë jo vetëm bëhet më e madhe dhe më e fortë, por edhe më fituese dhe më gjithëpërfshirëse. Pala tjetër gëzohet se thonë e përzumë Lulin dhe të tijtë. Por, kur ishte Luli thoshin e përzumë Saliun me të tijtë. Kurse, familja jonë gëzohet kur ne shtohemi”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se kur njerëzit votojnë për Partinë Socialiste, votojnë për ata që do drejtojnë qytetin, çerdhet, kopshtet, shkollat, parqet apo hapësirat publike.

- Publicitet -

“Ne nuk jemi nga ata që xhirojnë gomat. Ne jemi krejt tjetër, i marrim gjërat me durim, i bëjmë gjërat me plan, me disiplinë, me rregull dhe respekt. Njerëzit kanë kuriozitet kush do ta drejtojë Partinë Socialiste në Njësinë 8 sepse e dinë që është partia që do drejtojë vendin. Njerëzit nuk kanë kuriozitet kush do e djegë selinë e partisë tjetër apo kush do hedhë gaz lotsjellës, kush do vijë me vare, e kush do vijë me qysqi a shkopa bejsbolli. Një njeri që djeg shtëpinë e tij, nuk mund t’i rregullojë shtëpitë e njerëzve. Kur votohet për drejtuesit e Partisë Socialiste ka interes nga i gjithë vendi sepse është forca që drejton. Kurse ajo partia tjetër është komplet qesharake. Bëjnë garë burri me gruan, kush e hap qepenin e dyqanit, në varësi të posteve që kanë”, vijoi më tej ai.

“Në Njësinë 8, – tha Veliaj, – “kemi dy kontraste që duhet t’i bashkojmë: Zona e Frigoriferit dhe 5 Maji, deri te Pazari i Ri. Në lagjen “5 Maji” po krijohet një Tiranë krejt tjetër, që po i jep shpresë familjeve që ua prishi shtëpitë tërmeti; është një Tiranë solidare, që drejtohet nga Partia Socialiste me vizionin për t’i dhënë një mundësi të gjithëve – zaptues ose jo, që kanë ndërtuar në tokë të shtetit, buzë Lumit – në mënyrë që të lënë pallatet e Enverit apo shtëpitë ku jetojnë në kushte spartane te Bregu i Lumit, dhe të marrin një apartament dinjitoz, të ndërtuara nga Stefano Boeri. Sot me transformimin e jashtëzakonshëm te Bregu i Lumit mund të tregojmë se çfarë mund të bëjë Partia Socialiste”, përfundoi kreu i Bashkisë.

Veliaj tha se PS duhet të tregojë se në mandatin e 3-të do të punojë më fort se në të parin. Socialistët, tha ai, ndihen krenarë për gjithçka kanë transformuar në Tiranë dhe në Shqipëri.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Rrëzohet nga biçikleta, humb jetën një 60-vjeçar në Tiranë
  • Ambasada e SHBA: Këshilltarët e Ushtrisë Amerikane mbështesin Forcat Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
  • Dasma e Alex Soros bën bashkë personalitetet në SHBA, Rama dhe Hillary Clinton fjalim urimi për çiftin
  • Shqipëria merr kryesimin e SEECP, Rama: Jemi në qendër të diplomacisë ndërkombëtare
  • Nesër Ministeriali i SEECP në Tiranë, Policia: Ja rrugët ku do të ketë bllokime dhe kufizime

Komentet e Fundit

  1. Edi në Dasma e Alex Soros bën bashkë personalitetet në SHBA, Rama dhe Hillary Clinton fjalim urimi për çiftin
  2. Xoni në “Deputetët e rinj të nisin akademinë politike”, Rama jep tre porosi për mandatin e katërt
  3. Xoni në Shqipëria drejt zhvillimit të teknologjisë e industrisë, BERZH do financojë 900 mln euro
  4. Xoni në EMRI: Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Greqi, para se të vdiste telefonoi gruan: Më qëlloi miku im…
  5. Xoni në Komuniteti Politik Europian në Tiranë, Reuters: Shqipëria e vogël dhe aspiruese pret samitin gjigant europian
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?