Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gara për kryetarin e PS në Njësinë 7, Veliaj: “Për çfarë do protestojë Saliu në 7 korrik? Që të ikë Luli dhe vijë Meta? Filozofia e PS-së është bashkimi”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gara për kryetarin e PS në Njësinë 7, Veliaj: “Për çfarë do protestojë Saliu në 7 korrik? Që të ikë Luli dhe vijë Meta? Filozofia e PS-së është bashkimi”
Lajmi i funditPolitike

Gara për kryetarin e PS në Njësinë 7, Veliaj: “Për çfarë do protestojë Saliu në 7 korrik? Që të ikë Luli dhe vijë Meta? Filozofia e PS-së është bashkimi”

Published: July 5, 2022
Shpërndaje

Prezantimi i platformave të kandidatëve në garë për kryetar të PS ka vijuar në Njësinë 7, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetet Etilda Gjonaj dhe Blerina Gjylameti, vunë në dukje rëndësinë për të punuar në skuadër, si një familje që shtohet dita-ditës me energji të reja.

Veliaj tha se kundërshtarët e Partisë Socialiste kanë filozofi të tyre përçarjen dhe se në protestën e paralajmëruar prej tyre, as ata vetë nuk e dinë se për çfarë do protestojnë.

“Nuk e kuptoj për çfarë protestojnë këta sepse as tërmetin, as pandeminë, as krizën energjitike nuk e shkaktoi qeveria jonë. E kuptoj kur dikush proteston për ngjarjet e 21 janarit, ku u vranë njerëzit në Bulevard. E kuptoj kur dikush proteston për Gërdecin se aty u hodhën njerëz në erë. Por, të protestosh për gjëra që nuk i ka në dorë qeveria, përkundrazi qeverisë i ka rënë barra t’i zgjidhë, edhe pse shkaktohen tjetërkund, kjo është çudia e tyre. Por, këta edhe kur organizohen në betejë kundër nesh thonë, do t’i rrëzojmë këta socialistët, por Luli dhe shpura e tij të mos vijnë. Njëri thotë të vijë Ilir Meta, tjetri thotë të mos vijë Ilir Meta. Pra, filozofia e tyre është ndarja. Këta mendojnë se bëhen më të fortë duke u përçarë. Ne kemi filozofi krejt tjetër, mendojmë se bëhemi më të fortë duke u shtuar, si një familje”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Mandej, kryebashkiaku shtoi se teksa kundërshtarët luftojnë me njëri-tjetrin, Partia Socialiste lufton për të qenë sa më e përkushtuar ndaj të gjithëve.

“Unë e di se çfarë do ndodhë në 7 korrik! Atyre të Lulit do t’u thonë ikni. Kurse, partia jonë është krejt tjetër. Në partinë tonë nuk digjet selia kur ka zgjedhje, njerëzit nuk rrihen me njëri-tjetrin, as nuk vijnë me vare dhe shkopa bejsbolli të rrihen më kundërshtarët. Beteja e PS është për njerëzit, sit ë qeverisë më mirë “, shtoi Veliaj.

Duke falenderuar deputeten Etilda Gjoni për punën e bërë kur drejtonte Ministrinë e Drejtësisë, kreu i Bashkisë tha se faktet janë që drejtësia po ecën në drejtimin e duhur.

“Kur nisa punë si kryebashkiak, Bashkia e Tiranës fitonte 1 në 10 gjyqe kundër zaptuesve apo abuzuesve. Sot jemi në një situatë ku, falë reformës në drejtësi, e njëjta bashki, në emër të interesit publik fiton 9 nga 10 gjyqe. Ne kemi një përballje të pafundme me shkelësit e ligjit. Janë një minorancë, por një minorancë e zhurmshme, dhe deri dje ishte një minorancë e fuqishme. Fitonin ata, fitonte i forti, fitonte cubi, fitonte laci. Sot është ndryshe. Vërtet mund të kemi anomali me një gjyqtar, i cili jep masë sigurie pro njërit që ka ndërtuar pa leje brenda në varreza, por shtatë të tjerët dhanë vendimin e duhur. Ti nuk mund të ndërtosh pa leje në varrezë. Jetove 30 vjet mes xhenazeve, por pas 30 vitesh duhet secili të vazhdojë ose në një banesë sociale, ose me kredi të butë, ose me bonus qiraje”, përfundoi Veliaj.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Edi says:
    July 6, 2022 at 6:38 am

    Njerezit do dalin ne proteste per grabitjen e prones qe po i ben ti shkaterimin e jetes me nje cope leter duke i derguar grupin terrorist IMT per cmimet e larta per nivelin e ulet te jeteses per krimet qe ndodhi cdo dite ku vriten te pakten 5 veta ne dite qe rinia mos te lere vendin se ska ku te punoje ka plot arsye per te protestuar dhe patjeter kur proteston populli i pakenaqur nga qeveria do mbeshtetet dhe nga opozita si ne cdo shtet demokratik.Dhe mos u tregoni injorante duke thene se jane te shtyre nga Moska .Moska ne kete rast jeni ju qe e keni kthyer vendin ne germadhe si Ukraina.

    Reply
  • Luli says:
    July 6, 2022 at 5:49 pm

    Do protestohet edhe per cmimet shume te karta te apartamentevem pasi juve u bete kryetar bashkije zoti veliaj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Anketa e BB: Korrupsioni, pengesa kryesore për reformat në Shqipëri, problem edhe për biznesin
  • 2 Shtator 2026
  • Horoskopi 2 Shtator 2026, çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme
  • Temperatura të larta, arrijnë sot deri në 35 gradë
  • Ndryshon skenari i protestës, Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë

Komentet e Fundit

  1. Mutdhënësi on Transporti publik nis sot reduktimin e flotës, 20-30% më pak urbanë në Tiranë
  2. Labi on Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
  3. demo on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  4. nje qytetar on Transporti publik nis sot reduktimin e flotës, 20-30% më pak urbanë në Tiranë
  5. nje shqiptar on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?