Në çdo ceremoni në Vatikan ata bien në sy: pjesëtarët e Gardës Zvicerane të Papës bartin uniforma në trajtë shallvaresh me ngjyra kaltër, kuq, verdhë. Ata kanë qenë në fokus të kamerave sidomos këto ditë gjatë ceremonive të përcjelljes së Papës në amshim.
Publicisti Enver Robelli shkruan:
“Garda Zvicerane (Schweizergarde) kujdeset për sigurinë e Papës që nga viti 1506. Njëri nga komandanët e parë të Gardës Zvicerane ka qenë një arbër (shqiptar): Konstantin Araniti. Çka i bashkonte shqiptarët dhe zviceranët në atë kohë? Mercenaria. Jetonin në kodra, male e vise alpine dhe lufta në shërbim të të tjerëve ishte një mundësi për të fituar para e nam.
Nëna e Konstantin Aranitit quhej Despina Araniti. Ishte greko-italiane dhe vjehrra e Skënderbeut.
Në prill të vitit 1469 Despina Araniti dhe i biri i saj Konstantini u shfaqën në Romë para Papës Palit II dhe kardinalëve të tij dhe kërkuan strehim. Kishin ikur ndërsa në viset shqiptare marshonin trupat e Sulltan Mehmetit të II-të.
Despina Araniti përballej me një problem: djali i saj tjetër i ishte bashkuar trupave osmane dhe sulmonte pozicionet e Venedikut.
Kur u paraqit para kardinalëve në Romë më 1469, Konstantin Araniti i habiti ata me shumëgjuhësinë e tij: fliste shqip, italisht, latinisht, greqisht dhe sllavisht (historiani Oliver Jens Schmitt supozon se sllavishtja e tij ishte maqedono-bullgarishtja).
6 maji, Dita e Shën Gjergjit, merret si datë e lindjes së Skënderbeut. 6 maji është ditë e rëndësishme edhe për Gardën Zvicerane në Vatikan. Atë ditë betohen gardistët e rinj.
Më 6 maj 1527, gjatë plaçkitjes së Romës, 147 mercenarë (gardistë) zviceranë u hodhën në mbrojtje të Papës dhe dhanë jetën e tyre. Për shkak të vdekjes së Papës, ceremonia e betimit të gardistëve të rinj sivjet është shtyrë për në vjeshtë.
Armata më e lashtë në botë pranon vetëm burra në radhët e saj. Por nga viti 2030, kur pritet të jetë gati një kazermë e re, portat e Gardës Zvicerane do të hapen edhe për gra. Sipas të gjitha gjasave!
Deri më tani pjesëtarë të Gardës së Vatikanit mund të bëhen vetëm shtetasit zviceranë mes moshës 19 dhe 30 vjeçare. Ata duhet të jenë së paku 1,74 metra të gjatë dhe të praktikojnë besimin katolik. Ushtarët obligohen të shërbejnë 26 muaj; gjatë kësaj kohe ata janë shtetas të Vatikanit”.
n.s. / dita
Paska ditë edhe sllavisht makedonisht,çfarë injoranta jemi ne skiptarët, si puna e serbofilit Robulli ledekeisti.Kur shkruajnë të huajt për shqiptarët,si do që tënshkrusjnë (të shumtën negativ si ky schmiti),merren si pika referimi për çdo gjë?
Kete historin e vjerres se kuptova?
Gruaja e Skenderbeut quhej Donika…ishte nga nje Dere Fisnike..por nuk e kemi ditur qe Nena e saj qenka GReke dhe Italjane???????????????Dyshoj shume ne saktesin e shkrimit..
Gruaja e Gjergjit ishte e bija e Arianitit i cili kishte 6 vajza por jo djem.
Ne ate kohe ska pasur maqedonas sllave.
O Dino , më 1470 nuk kishte sllavë maqedonas ?! Po pse kush i kishte ngrënë ? Sllavët në Ballkan kanë ardhur qysh në shek e gjashtë e të shtatë , pra më 1470 , kishin 900 vjet që jetonin në gadishullin e Ballkanit .
Shkrimi e lidh gardën zvicerane në vitin 1469me kunatin e Skënderbeut dhe vjehrrën e tij. Pak më shumë se një vit pas vdekjes së Skëndwrbeut, vjehrra e tij bashkë me njërin prej djemve të saj ( dhe Gjergj Arianitit), Kostandinin ishin larguar nga trevat arbërore dhe kishin kërkuar strehim në Rome e cila në atë kohë dhe për disa shekuj mbrapa ka qenë shtet papal. Nuk ka pasur Itali të unifikuar në atë kohë.
Sa për,Aruanitin, ai ka patur 3 djem dhe 6 vajza. Ndryshe nga Gjergj Arianiti, të bijtë kanëvqenë të pakënaqur ne Skënderbeun, sepse mendonin se I ati I tyre I kishte dhënë pajë të madhe motrës së tyre, Donikës duke tkurrur pasurunë dhe forcën e tyre. Paja, apo prika matej me tokat që çonte nusja te I shoqi. Disa burime, veçanërisht Teodor Muzaka, por edhe,Barleti flasin për pakënaqësin
ë e djemve të Ariantit. Nuk u rebeluan asnjëherë kundër Skënderbeut, pir kishin këtë qëndrim.
Sa për të ëmën e Donikës, vjehrrën e Skëndwrbeut juk kam lexuar më herët për origjinën e saj, por edhe nëse është greko – italiane kjo nuk do të thotë asgje, përveçse tregon se fisnikëria shqiptare e kohës konsiderohej e barabartë me të tjerat rreth e qark dhe jepte e merrte me ta. Së pari, etnia nuk kishte kuptimin që ka sot, ndaj inatet e sotme nuk muns të vihen në kontekstin e asaj kohe. Së dyti, nga fisnikët e vegjël te mbretërit martoheshin
me gra të hyaja për shkak të krijimit të aleancave. Kjo nuk I bën më pak arbër fëmijët e Gjergj Arianitit.
Së fundi, në lidhje me gjuhët sljave të Kistsndin Arianitit. Ka folur gjuhë të huaja se ka qenë I ditur e i lëçitur. Natyrisht ka njohur gjuhët me ndikim për kohën. Nuk kishte si te fliste kinezisht, as asabisht e as anglisht në atë kohë. Ka njohur gjuhët e rëndësishme të kohës, latinisht, italisht dhe ato fqinje, siç mund të ketë qenë bullgarishtja. Maqedonasit e sotëm janë përrallë me mvret e sajuar shekullin e kaluar, por bullgarët kanë qenë të pranishëm që hfa,shek. 6 – 7 në Ballkan. Pra, Kostandini ka qenë tamam fisnik e bir fisnikësh. Kush do mësonte në atë kigë gjugë të hgaja në mos ai? Fëmijët e fshatarëve që git pas viti tërhiqeshin në male nga sulmet osmane, apo fëmiha i qytetarit të varfër që nuk e dinte, kur do binte qyteti I tij!
Gjergj Arianiti vjerri i Skënderbeut ka patur gruan e dytë nga Leçe e Italisë
Është e saktë që vjerra e Skënderbeut është italiane