Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Garda e sotme e Republikës dhe historia e rrallë e kolonelit francez që veshi ushtrinë egjiptiane me uniforma shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Garda e sotme e Republikës dhe historia e rrallë e kolonelit francez që veshi ushtrinë egjiptiane me uniforma shqiptare
KultureLajmi i fundit

Garda e sotme e Republikës dhe historia e rrallë e kolonelit francez që veshi ushtrinë egjiptiane me uniforma shqiptare

Published: January 25, 2025
Shpërndaje

Nga Auron Tare

Diku nga viti X, Artan Lame hapi një ekspozitë në Tiranë me uniformat e ushtrisë shqiptare. Ishte një panoramë 100-vjeçare e lloj lloj xhaketash, rrypash, çizmesh dhe dyfeqesh që shqiptarët e pavarur kishin veshur dhe mbajtur nga 12-ta e tehu.

Sipas kohës apo kaheve politike, uniformat kishin ndryshuar nga ato turke në austriake, pastaj italiane e deri tek periudha e Zogut që i dha njëfarë rëndësie uniformës. Për të vazhduar pastaj tek periudha komuniste që e filloi me uniforma parade me doreza të bardha e shpata dhe përfundoi tek uniformat e shpifura të modelit kinez.

- Publicitet -

Në akademinë ushtarake ku unë studioja, qarkullonte një thënie e Mareshalit Zhukov kur kishte parë ushtrinë shqiptare të veshur me uniformë sovietike: “Shqiptarëve ju duhet uniforma e tyre kombëtare, jo rrobat ruse”, thuhej se Mareshali i famshëm i kishte thënë Enverit.

Fatkeqësisht, që prej asaj kohe uniformat erdhën duke u rrënuar më shumë, duke e kthyer ushtrinë kombëtare në një tufë rreckamane të veshur me lloj lloj uniformash të faluara nga cilado depo ushtarake që donte të zbraste vjetërsirat e saja.

Mjafton të shikosh rrobat që qarkullojnë për të kuptuar se nga cila ushtrinë vinë. Në një farë mënyre, ajo që shikojme rrugëve është një lloj përsëritje e ekspozitës së Lames në natyrë.

Diku nga 2012, Lame dhe unë kemi folur shpesh për një ëndërr të Artanit për të kompozuar dhe veshur të paktën Gardën Kombëtare me një uniformë që do të ishte tipike shqiptare. Si opozitarë të ngeshëm kishim kohë plot për kësi ëndrrash, të cilat dreqi e mori mbetën ëndrra.

Të shpresojmë nëse Lame do ta hapë atë muzeumin që ka në mendje, ku të paktën të vendosë nja dy kukulla me uniformën që ka skicuar në letra. Kështu të paktën dëshirën për një uniformë kombëtare ta shikojmë në muzeumin e Lames.

E gjitha kjo përsiatje më erdhi në mendje këtë javë kur në Muzeumin Metropolitan të New York-ut, personi që e kishin caktuar për të më shoqëruar ndaloi përpara një tablloje të piktorit romantik John Lewis.

Ishte piktura e një djaloshi të veshur me kostumin kombëtar shqiptar dhe skllavin e tij Nubian në një sallon të Egjiptit. Sipas kuratorit, po vështroja Iskander beun, të birin e Sulejman Pasha al-Faransawi, një nga personalitetet e rëndësishme të Egjiptit modern në kohën e Mohamed Aliut.

Sulejman Pasha kishte qenë një freng i konvertuar në islam. Ushtarak karriere, pjesëmarrës i “Grande Armee de Orient”, Armatës se Orientit të Gjeneral Bonapartit. Kishte luftuar në beteja si ajo e Waterlosë dhe Trafalgarit. Pas syrgjunit të Bonapartit, ishte futur në shërbim të Muhamed Aliut të Egjiptit, i cili e kishte caktuar si komandat të Akademisë së tij ushtarake.

Sulejman Pasha apo Kolonel Joseph Sève, veprimin e parë që bëri ishte krijimi i një uniforme kombëtare për ushtrine egjiptiane. Zgjodhi veshjen e ushtarëve shqiptarë të Muhamed Aliut. Kjo jo vetëm si një tipar dallues i rëndësisë së tyre në ushtrinë e re, por edhe si një element i rrallë ku bukuria e veshjes dhe egërsia në betejë e atyre që e vishnin shkriheshin në një model unik, duke bërë kështu që kjo rrobë të shikohej si me admirim ashtu edhe me frikë.

Dhe kështu, falë kolonelit francez, ushtria egjiptiane e kohës mbante veshur rrobat kombëtare të shqiptarëve. Me këtë uniformë, egjiptianët luftuan në shumë beteja nga provincat afrikane në Krime e deri në Meksikën e largët, ku një seri oficerësh shqiptarë drejtuan ushtrinë e Muhamed Aliut në mbështetje të Maximilianit.

Kurioz për këtë histori të jashtëzakonshme, gërmova pak më tej dhe ajo që më tregoi kuratori i Metropolitan Muzeum ishte në fakt një veçori dalluese e ushtrisë egjiptiane për mbi 100 vite. E treguar kjo edhe nga europianë të tjerë, si pikturat e hungarezit Arthur von Ferraris, nxënës i Leon Zheromit të famshëm, i cili në disa tablo të tija në mesin e 1800-ës ka kapur ende ushtarë në rrugët e Kajros të veshur me uniformën e modeluar nga koloneli francez.

Repartet egjiptaine që luftuan në Luftën e Krimesë kanë po ashtu të veshura uniformën e frymëzuar nga rrobat kombëtare shqiptare, tipar ky që lidhej jo vetëm më dinastinë shqiptare të Egjiptit, por me domethënien e madhe që kishte ajo uniformë si tipar dallues i luftëtarëve të famshëm shqiptarë.

E pra, në një kohë jo shumë të largët, veshjet shqiptare frymëzonin botën e Orientit apo sallonet e Europës. Jo vetëm Lordi Bajroni vishej me to duke bredhur salloneve mondane me krenari te dukshme. Muzeumet i ruajnë dhe i mbajnë si vlera të rralla të mjeshtërisë së dikurshme, por dreqi e mori askush nuk i deshi dhe nuk i ringjalli për të hijeshuar Gardën tonë Kombëtare.

Të shpresojmë që të paktën Artan Lame kur të dalë në pension të mos i harrojë pa i vendosur në muzeumin e tij.

Tablo e Iskander Beut i biri i Kolonelit Francez Seve, pikturuar nga John Frederick Lewis ne Kajro. MET
Arthur von Ferraris ( piktor hungarez) një ushtar i Mohamed Aliut në Kajro 1859
Uniforma Kombëtare e ushtrisë Egjyptiane (Muzeumi i Marsejës Francë) e kërkuar nga Muhamed Aliu dhe e kompozuar nga Sulayman Pasha al-Faransawi (Kolonel Seve)
Uniforma Kombëtare e ushtrisë Egjyptiane (Muzeumi i Marsejës Francë) e kërkuar nga Muhamed Aliu dhe e kompozuar nga Sulayman Pasha al-Faransawi (Kolonel Seve)
Artan Lame në zbor me uniformë model kinez, fundi i ’80-s
Auron Tare dhe Isa Tare “Shkolla Skënderbej” 1984
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Detari says:
    January 25, 2025 at 8:43 am

    dhe tani policia skiptare veshet me rroba te policise turke (te perdorura). qe nga polici thjesht deri te ata te rruges. fatale…

    Reply
  • Humoristi says:
    January 25, 2025 at 11:44 am

    Detar!sa para jane paguar me tendera,per veshjet e vjetra turke,e dine ishministrat e brenshem,e drejtorat e piolicise se shteti,qe sot nuk e mbrojne pasurine e tyre!?

    Reply
  • soza says:
    January 25, 2025 at 1:31 pm

    Kam pasur rastin te vizitoj ne Kajro, Muzeun e MInistrise se Mbrojtjes, ku nje pavion i shte caktuar uniformave te ushtrise egjyptiane nder kohra dhe midis tyre dalloheshin dhe uniforma te stilizuara te kohes se Muhamed Aliut dhe te trashigimtareve te tij.
    Nuk kam pare ende nje stende , te pakten ne vend te pavionit me uniforma te ushtrise ne Shqiperi. Ne Bunker ka disa uniforma te policise.
    Ndofta, ndonje dite mund te kete dhe nje te tille, per uniformat e ushtrise, policise se shtetit, policise bashkiake, policise elektrike, policise financiare dhe gardes mbreterore dhe te republikes.
    Lum, kush te rroje; qe ta shohe zonje . . . . .

    Reply
  • Ai qe vesh uniforme says:
    January 25, 2025 at 1:46 pm

    Shikoni letrat apo specifikimet teknike per te pare ndydhimin e madh me ato qe realisht veshin ushtaraket. Korrupisioni ministror me shpuren qe i rrethon prish gjitcka e jo mumgesa e dezajnit.

    Reply
  • mao says:
    January 25, 2025 at 3:22 pm

    O TEMPORA O MORES
    NA TREGON HISTORINE E BREZAVE KY BUFONI I ISE TARASIT

    Reply
  • kaso says:
    January 25, 2025 at 3:28 pm

    zoti mao sigurisht nje injoranti si ty eshte mire tju tregohet historia.

    Reply
  • Phoenix says:
    January 25, 2025 at 9:41 pm

    Pas 200 vitesh do shikojne foton e Auronit Ushtar me yllin dhe uniformen ushtarake Kineze dhe ndonje tjeter Auron futuristik, do na zbuloje uniformat ” Shqiptare autoktone ” te Partise se Punes.

    Reply
  • Phoenix says:
    January 25, 2025 at 9:45 pm

    Kush ishte ai koloneli qe i vesh Shqiptaret si kinezet, se nuk po me kujtohet.

    Reply
  • capi says:
    January 26, 2025 at 12:58 am

    Me falni per injorancen, me ke krahine te Shqiperise ngjason kjo uniforma. Sa kuptoj une nga keto pune (skuptoj fare) tirqet ne veri dhe fustanella ne jug jane karakteristike.
    Keto me shume ngjasojne me brekushet e kumandarit.

    Reply
  • Veterani says:
    January 27, 2025 at 7:10 am

    Mire.
    Po do te qe me mire sikur autori te na tregonte me argumente se sa shqiptare ishte uniforma e ushtrise egyptiane aso kohe ne gjysmen e shek.19.-te.

    Reply
  • demo says:
    January 27, 2025 at 9:30 am

    Brekushet jane turke,xhaketa eshte franko-gjermane me qendizma orientale.Qylafi me bisht eshte perdorur nga Bosnja ne Shkoder,ushtaret e Bushatllijve,te trupa Ali pashes,Lidhja e Prizrenit,ndoshta eshte shqiptar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?