Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gati 60% e diasporës votoi për PS, socialistët fitore të thellë në Durrës dhe Fier, si u nda vota në qarqet e tjera
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gati 60% e diasporës votoi për PS, socialistët fitore të thellë në Durrës dhe Fier, si u nda vota në qarqet e tjera
Lajmi i funditPolitike

Gati 60% e diasporës votoi për PS, socialistët fitore të thellë në Durrës dhe Fier, si u nda vota në qarqet e tjera

Published: May 18, 2025
Shpërndaje

Numërimi për votën e diasporës po shkon drejt fundit. Deri tani ku Partia Socialiste ka dalë fituese me një avantazh të dukshëm. Nga 181,992 zarfe të numëruara nga 195,140 në total, PS ka siguruar mbi 105 mijë vota në rang kombëtar, duke marrë afërsisht 60% të votave të shqiptarëve jashtë vendit. Ndërkohë, koalicioni PD-ASHM ka marrë 45 mijë vota, ose rreth 25%.

Qarqet Durrës dhe Fier rezultojnë bastione të padiskutueshme të PS-së në diasporë. Në Durrës, socialistët morën 62.04% të votave (12,718 vota), duke lënë shumë pas PD-në me vetëm 25.68% (5,264 vota). Edhe më e thellë është diferenca në Fier, ku PS mori 73.22% (19,733 vota), ndërsa PD vetëm 12.54% (3,379 vota), një tregues i fortë se mbështetja për socialistët në këtë qark jashtë vendit është masive.

Në Tiranë, rezultati është më i balancuar, por gjithsesi me epërsi të qartë për PS-në, që mori 50.91% (22,043 vota), ndërsa PD-ASHM u rendit me 30.39% (13,159 vota). Në Lezhë, diferenca ngushtohet më tej; PS udhëheq me 49.19% (5,967 vota) dhe PD ndjek me 34.13% (4,140 vota), një tjetër tregues i një gare më të afërt, por gjithsesi e fituar nga socialistët.
Përjashtimi i vetëm i qartë është qarku i Kukësit, ku PD-ASHM ka fituar ndjeshëm me 61.91% të votave (1,835 vota), duke lënë PS-në me vetëm 26.99% (800 vota). Ky rezultat pasqyron ndoshta edhe lidhjen më të fortë tradicionale të Kukësit me strukturat e djathta.

- Publicitet -

Në Shkodër, beteja ka qenë shumë e ngushtë. PD-ASHM ka dalë në krye me 42.27% (5,852 vota), ndërsa PS ndjek shumë pranë me 40.01% (5,539 vota), duke e bërë këtë qark ndër më konkurruesit e votës së diasporës.

Votuesit shqiptarë në diasporë kanë treguar mbështetje të dukshme për Partinë Socialiste, me dominim në qarqe kyçe si Durrësi, Fieri, Tirana dhe Lezha. Për PD-ASHM, suksesi në Kukës dhe konkurrenca në Shkodër janë pikat e vetme të forcës në këtë panoramë.

Ndarja e votave

Rang vendi

PD-ASHM, 45006 vota
PS, 105955 vota

Shkodër

PD-ASHM, 5852 vota, 42.27 %
PS, 5539 vota, 40.01 %

Kukës

PD-ASHM, 1835 vota, 61.91 %
PS, 800 vota, 26.99 %

Durrës

PD-ASHM, 5264 vota, 25.68 %
PS, 12718 vota, 62.04 %

Tiranë

PD-ASHM 13159 vota, 30.39 %
PS, 22043 vota, 50.91 %

Fier

PD-ASHM, 3379 vota, 12.54 %
PS, 19733 vota, 73.22 %

Lezhë

PD-ASHM, 4140 vota 34.13 %
PS, 5967 vota 49.19 %

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Humoristi shqiptare says:
    May 18, 2025 at 8:39 am

    A u vidhen votat ne diadpore me thes mielli!?Nese eshte e vertete,mjere shqiptarizmi!?

    Reply
  • edi says:
    May 18, 2025 at 9:21 am

    Humoristi, sa per dijeni shteti dhe PS nuk shperndajne vetem thase me miell sepse ka ne shume pasuri te luajtshme e te paluajtshme ne dore . Mos kujtoni se njerezit e diaspores nuk blihen. Un dhe shume si un kane shtepiat ne proçes legalizimi dhe mu refuzua sepse nuk pranova te votoj per PS e cila i drejton te gjitha zyrat e diaspores me ndihmen e qeverise prandaj o humorist rilindas merre me seriozisht . ishte mire nje artikull i djeshem apo i pardjeshem, nuk e pashe daten ku thuhej ta bejme Ramen mbret . Ai hoti a nuk e di si quhej pati thene per Berishen qe maloku po i hypi kalit nuk di ti zbrese por me vjen çudi si nuk e thote kete gje dhe per Ramen !

    Reply
    • TOTILA says:
      May 18, 2025 at 12:29 pm

      Eshte e dhimbshme kur shikon njeriu dhe degjon se sa i madh eshte numri i njerezve trushplare qe ende vazhdojne te besojne perrallat 35 vjecare te nje banditi politik si Sali Berisha dhe duket se ( disa prej tyre ) jane vertete te bindur se PD-ne e do shume populli shqiptar ( ha,ha,haaa ) mirepo ia vidhka PS-ja votat. O njerez super injorante dhe me nivel te intelektit gati zero ! Eshte per te miren tuaj dhe te Shqiperise qe te kuptoni se Sali berisha dhe PD ( sa te jete ai ne krye ) nuk humbin se ua vjedhin te tjeret votat por humbin sepse jane te padenje dhe shumica dermuese e popullit nuk do t’i shohe me sy. Mos i matni gjerat dhe njerezit me kutin e mendjelehtesise tuaj dhe te fisit. Edhe vete Sali Berisha e ka ditur se do te humbte, pavaresisht se ia donte puna te perralliste per fitore madheshtore. Te gjithe sondazhet e kompanive te huaja ( italiane dhe amerikane ) e kane nxjerre humbes perpara dites se votimeve. Mblidhni mendjen dhe shikoni hallet tuaja se as Berish banditi dhe as Rame Hajni nuk merakosen per ju.

      Reply
  • Socialpis i nershem says:
    May 18, 2025 at 9:43 am

    Edhe nese nuk blihen me thase mielli u jepet mundesia te “fitojne me short” nga nje fluturim gratis (qipfolsit ne mal te zi e kane bere rruge sa here ka zgjedhje), apo te kalojne ca dite pushimi ne hotele qe s’plotesojne numrin e nevojshem te prenotimeve, qe te duken sikur frenuentohen regullisht nga pushuesit. Eh sa ka zanati i shitblerjes se votes.

    Reply
  • Humoristi says:
    May 18, 2025 at 9:44 am

    Legalizim nuk po na e bejne ne,qe qendruam ne atdhe!?Plepistet e patronazhistet jane shkaktaret e kesav katrahure kombetare!

    Reply
  • Them une says:
    May 18, 2025 at 9:51 am

    Diaspora “karte lakmusi”! Pra, kjo verteton se diçka shkon keq djathtas!

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    May 18, 2025 at 12:42 pm

    Mjaft të lexojë dikush këtë Edin më lart dhe kuptoj sa pa tru janë PD-hjerët. Brenda kafkës kanë bajga gomari.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    May 18, 2025 at 2:19 pm

    Ku asht intelektuhalja i viçidolit i ra pika bashk me plakun matuf.

    Reply
  • ce says:
    May 18, 2025 at 6:19 pm

    Ore po 1 milion votat e diaspores qe zbuloi Xhozi dezinjatorja e partise nga dritarja e avionit ne lartesi 10 mije m. ne udhetimin turistiko elektoral rreth planetit , ku jane , mos i ka harruar KQZ ja ti numeroje. Se Xhozi ishte ne delir te madh ne fitoren madheshtore foltore bathore kujtimhamshore te vicidolit.

    Reply
  • Dursakja says:
    May 19, 2025 at 5:27 am

    Po, populli e votoi sërish Edi Ramën, por ai duhet të kuptojë se ky mandat i katërt nuk është një shpërblim, por një falje – ndoshta e fundit – për gabimet dhe mëkatet e së kaluarës. Ky votim tregon më shumë për përçmimin dhe lodhjen që shqiptarët ndiejnë ndaj së shkuarës së errët politike, të mishëruar në figurën ogurzezë të Sali Ramë Sheqere Berishës, sesa për një triumf të pastër. Prandaj, Edi Rama duhet të udhëheqë me përulësi, përgjegjësi të lartë dhe përkushtim të sinqertë, sepse vetëm kështu mund të justifikojë besimin e një populli që, ndonëse i zhgënjyer, ende nuk ka hequr dorë nga shpresa.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?