Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gati sezoni i dytë i serialit triller-horror “Monster: The Jeffrey Dahmer Story”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gati sezoni i dytë i serialit triller-horror “Monster: The Jeffrey Dahmer Story”
AktualitetKultureLifestyleSoft

Gati sezoni i dytë i serialit triller-horror “Monster: The Jeffrey Dahmer Story”

Published: May 4, 2023
Shpërndaje

Pas pritjes së pabesueshme që mori seriali triller-horror i prodhuar nga Ryan Murphy dhe Ian Brennan, ‘Monster: The Jeffrey Dahmer Story’ (i bazuar në histori të vërtetë), që bëri t’u ngrihen flokët përpjetë të gjithëve, “Netflix” tashmë ka bërë të ditur se për kë do të bëhet fjalë në këtë sezon të dytë. Pavarësisht se krimi i vërtetë gëzon shumë fansa në platformë, ai kurrë nuk ka mbledhur një ‘legjion’ të tillë shikuesish dhe ndjekësish të historisë sa me kastin e e sezonit të parë “Dahmer”. Popullariteti i serialit arriti ta pozicionojë atë si produksionin e tretë më të ndjekur në gjuhën angleze në platformë, në 28 ditët e para. Sukses që më pas u bënë kostumet e Halloween-it për protagonistin dhe ankesat e familjarëve të viktimave te producentët për mungesë takti në shfaqje. Kjo pritje nga audienca është pjesërisht për shkak të performancës së Evan Peters në rolin e Jeffrey Dahmer, një performancë që i dha atij Globin e Artë të parë si aktori më i mirë në një mini-serial, dhe pjesërisht edhe për ashpërsinë e rastit ku trajtohen subjekte të afta për të shqetësuar edhe shikuesin më dyshues, si; kanibalizmi, nekrofilia, ndër të tjera.

Fytyra të reja, viktima të reja

Ky sezon i dytë nuk do të trajtojë asgjë më shumë dhe asgjë më pak se rasti i vëllezërve Menéndez, Lyle dhe Erik, të cilët u dënuan për vrasjen e prindërve të tyre, José dhe Kitty në shtëpinë e tyre në ‘Beverly Hills’. Ky rast daton në vitin 1989, kur vëllezërit u gjykuan dy herë: herën e parë që rezultoi në bllokadë jurie dhe herën e dytë me dënime për të dy, me akuza për vrasje të shkallës së parë dhe komplot për ta kryer atë. Një pjesë e mbrojtjes së vëllezërve pretendoi se ata kishin pësuar abuzime nga prindërit gjatë gjithë jetës së tyre dhe se të shtënat ndaj tyre ishin në mbrojtje të jetës. Pas gjykimit, të dy u dënuan me burgim të përjetshëm.

- Publicitet -

De los creadores de 'Dahmer' llega la siguiente escalofriante entrega de esta serie antológica. 'Monstruos: La historia de Lyle y Erik Menendez' pic.twitter.com/EajjTJQ3KT

— ɐñɐdsƎ xı̣ןɟʇǝN (@NetflixES) May 1, 2023

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Athinjoti nga lagjia Plakë on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  2. Kokpalari 21 janarit on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  3. Vlora 97 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  4. 1 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  5. Skypion on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?