Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gazetarët e kronikës: Brilant Martinajn e kanë “shitur”, ja kush është personi që i mori 3 viktimat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gazetarët e kronikës: Brilant Martinajn e kanë “shitur”, ja kush është personi që i mori 3 viktimat
AktualitetKronike

Gazetarët e kronikës: Brilant Martinajn e kanë “shitur”, ja kush është personi që i mori 3 viktimat

Published: July 19, 2022
Shpërndaje

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detajet e reja nga atentati në Fushë-Krujë, ku u vranë tre të rinjtë Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj.

Sipas saj, mesazhi i autorëve të krimit të 3-fishtë, ishte; “ne ju shfarosim”. Po ashtu ajo tha se një nga armët e gjetura dhe mendohet se është përdorur nga autorët ishte Pmx.

“Është gjetur një automjet i djegur tjetër në mes të Bubqit, që dyshohet se ka lidhje me atentatin. Dje u gjet një Wolsvagen pasat e djegur. Në automjet nuk është konstatuar asnjë mjet i paligjshëm në pamje të parë. Kjo mund të jetë dhe një mënyrë për të shpërqendruar vëmendjen.

- Publicitet -

Ngjarja në këndvështrimin tim ishte e pritshme, pasi Brilant Martinaj ishte një personazh me rekorde kriminale, edhe pse nuk është dënuar. Në Nikël është një aks i vështirë. Vetëm shumë afër është bërë një atentat ndaj Marklen Hakës. Vendi që zgjodhën autorët, zgjodhën një vend që nuk kishte kamera sigurie. Tamam si në kohën e mafias italiane, ku zgjidhnin kohën me diell, ku ka pak dëshmitar dhe automjete.

Nëse do të kishte dëshmitarë, s’do e linin të gjallë. Siç u vra Vatka, ai u ekzekutua dhe jashtë. Ata arritën që të ekzekutonin 3 personat. Një nga armët, është PMX, është një armë e sofistikuar, disponohet nga grupe kriminale apo struktura të shtetit. Kërkon një përgatitje të mirë, nuk mbahet lehtësisht në dorë.

Autorët që kanë shkuar të kryejnë krimin, s’kanë pasur vetëm qëllim ekzekutimin, pasi ishin në një vend ku kishte hyrje-dalje. Ka shumë degëzime. Është e studiuar. janë përpjekur të çojnë dhe mesazh; ‘ne arrijmë që t’ju shfarosim të gjithëve’. Është hakmarrje e pastër. Tjetra ka të bëjë me një pikë tjetër. I kam parë pamjet e para. më kanë ardhur nga një person i imi, ai u gjet 2-3 minuta pas krimit. bëhej fjalë për një automjet që po digjen.

Policia kishte shkuar dhe nuk kishte mjete për të shuar zjarrin. Ata ishin vrarë, por nuk do ishin shkrumbuar trupat e tyre. Kam shkuar në vendngjarje, pasi u gjeta jashtë Tiranë. Ishin aq të shumë plumbat, ku gjeta një gëzhojë. Në momentin kur makina pastruese kishin nisur të pastronte vendin, u gjetën”, tha Lala në emisionin “Open”.

Ndërsa, gazetari Eni Ferhatit ka deklaruar se grupi hetimor është duke hetuar një person që ka pasur informacion për lëvizjet e 23-vjeçarit dhe miqve të tij, pasi i kishte shoqëruar me makinë në një servis në Tapizë.

Ndërkohë Lala argumentoi se Brilant Martinaj nuk ishte një shënjestër e lehtë për tu eliminuar pasi ka pasur lidhje të forta në polici dhe lëvizte me një rreth të ngushtë njerëzish, me automjete të blinduara.

Sipas gazetares, të gjitha faktet dhe dinamika e ngjarjes tregojnë se me shumë gjasë Martinaj është nxjerrë në pritë.

Eni Ferhati: Makinat e naftës janë shumë të vështira të marrin flakë nga situata të tilla. Po hetohet dhe roli i një personi tjetër. Pasi viktimat kur kanë ardhur nga Laçi kanë ndërruar makinë dhe ka qenë një person që i ka çuar te servisi. Ata kanë mbaruar punë aty dhe më pas ky person i ka marrë për t’i çuar në vendin e sigurt ku kishin lënë makinën. Targa e autorëve ishte e vjedhur në Tiranë. Armët që kanë zgjedhur dhe aksi rrugor i zgjedhur, me formë të pjerrët ngrenë dyshimin e arsyeshëm që është një vrasje nga një grup i strukturuar kriminal.

Klodiana Lala: Sigurisht por nuk mund të vritej Brilant Martinaj pa një person që ta nxirrte në pritë. Fakti që qëndroi në një servis, tregon se personat që e ndiqnin kanë pasur informacion për lëvizjet e tyre. Personi i parë që është pyetur është pikërisht pronari i biznesit, se është i pari që ka folur me ta. Ai ka pasur lidhje të forta me policinë. Mbrëmjen që vrau Xhulio Prelën iku në Kosovë dhe policia nuk e ndaloi. Njerëz që kishin informacion për lëvizjen e tij e kanë shitur në një farë mënyre, sepse ai nuk ishte shënjestër e lehtë. Ai lëvizte me automjete të blinduara, 5 makina janë në zonën e Niklës që i di unë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Prec Doda says:
    July 19, 2022 at 6:17 pm

    Keta investigativet, na tregojne me bukur ato qe degjojme ne lajme.
    Hiqen gjoja sikur kane informacione te brendshme, ne fakt ja fusin kot me hamendje.
    Sot degjova qe Martinaj nuk ishte ne makine, e besova.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?