Një gazetar investigativ kroat ka paraqitur një padi te prokurorët e Milanos kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i dyshuar për përfshirje në grup snajperësh në Sarajevë gjatë Luftës së Bosnjës, në të cilat të huaj të pasur dyshohet se paguan shuma të mëdha parash për të qëlluar “për sport” civilët boshnjakë në vitet 1990.
Javën e kaluar, prokurorët e Milanos nisën një hetim që synonte identifikimin e disa italianëve të akuzuar për vrasje me dashje të rënduar nga mizori dhe motive të shëmtuara. Sipas hetuesve, grupe “turistësh snajperë” dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasje masive pasi u kanë paguar shuma të mëdha parash ushtarëve që i përkisnin grupeve të Radovan Karaxhiçit ish-liderit serb të Bosnjës i cili në vitin 2016 u shpall fajtor për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
The Guardian shkruan se më shumë se 10,000 njerëz u vranë në Sarajevë nga bombardimet dhe snajperat midis viteve 1992 dhe 1996 në atë që ishte rrethimi më i gjatë në historinë moderne, pasi Bosnja dhe Hercegovina shpalli pavarësinë nga Jugosllavia.
Snajperët ishin ndoshta elementi më i frikshëm i jetës nën rrethim në Sarajevë, sepse ata qëllonin pa dallim njerëzit në rrugë, përfshirë fëmijët.

Hetimi filloi nga një ankesë ligjore e paraqitur nga Ezio Gavazzeni, një shkrimtar i cili mblodhi prova mbi akuzat, si dhe një raport të dërguar prokurorëve nga ish-kryetarja e bashkisë së Sarajevës Benjamina Karić.
Gavazzeni tha se kishte lexuar për herë të parë raportet rreth turistëve të dyshuar si snajperë në shtypin italian në vitet 1990, por vetëm pasi pa Sarajevo Safari, një dokumentar i vitit 2022 nga regjisori slloven Miran Zupanič, filloi të hetonte më tej.
Të mërkurën, gazetari investigativ Domagoj Margetić paraqiti padinë e tij kundër Vuçiçit te prokurorët që po hetojnë çështjen. Siç është raportuar në Sarajevë, ditët e fundit Margetić postoi prova në mediat sociale se edhe vetë Vučić, atëherë një vullnetar i ri, ishte i pranishëm në një nga postet ushtarake në Sarajevë nga ku, – sipas dëshmitarëve, – shtetas të huaj dhe njësi ultranacionaliste serbe qëllonin dhe vrisnin civilë në atë që është përshkruar si një “safari turistik” makabër.
Nicola Brigida, një avokat që ndihmoi Gavazzeni-n të përgatiste çështjen e tij, tha: “Provat e grumbulluara pas një hetimi të gjatë [nga Gavazzeni] janë të mbështetura në fakte dhe mund të çojnë në hetime serioze për të identifikuar fajtorët. Ekziston edhe raporti nga ish-kryetari i bashkisë së Sarajevës.”
Gavazzeni pretendoi se shumë italianë dyshohet se kanë qenë të përfshirë, pa dhënë një shifër të saktë. Ai deklaron se kishte gjermanë, francezë, anglezë… njerëz nga të gjitha vendet perëndimore që paguan shuma të mëdha parash për tu çuar atje për të qëlluar civilët
Ai shtoi: “Nuk kishte motive politike apo fetare. Ata ishin njerëz të pasur që shkonin atje për argëtim dhe kënaqësi personale. Po flasim për njerëz që i duan armët dhe që ndoshta shkojnë në poligone qitjeje ose në safari në Afrikë.”
Gavazzeni pretendoi se të dyshuarit italianë do të takoheshin në qytetin verior të Triestes dhe do të udhëtonin për në Beograd, nga ku ushtarët serbo-boshnjakë do t’i shoqëronin ata deri në kodrat e Sarajevës.
“Kishte një trafik turistësh lufte që shkonin atje për të qëlluar njerëz. Unë e quaj indiferencë ndaj së keqes“, tha ai.
Vuçiç ende nuk ka komentuar mbi akuzat. Megjithatë, thashethemet rreth kohës së tij në Sarajevë kanë qarkulluar prej vitesh.
Në një intervistë të vitit 2021 me një kanal televiziv boshnjak, presidenti serb mohoi të ketë qëlluar ndonjëherë njeri në qytetin e rrethuar, duke i përshkruar akuzat si një manipulim politik.
Klikoni për të parë VIDEON
j.l./ dita

MASKARENJ JU VRAFTE ZOTI!!!
Është e papranueshme dhe e tmerrshme. Nëse këto akuza janë të vërteta — dhe Prokuroria e Milanos tashmë po heton — ne po flasim për krime të tmerrshme kundër njerëzimit.
Të mendosh se fëmijët — qenie të pafajshme — janë objekt “derdhjeje plumbi për argëtim” është një nga aktet më makabre që një njeri mund të imagjinojë. Si shoqëri, nuk mund të heshtim para këtyre pretendimeve: nuk është thjesht dhunë gjatë luftës, por shfrytëzim vdekjeprurës i vuajtjeve njerëzore nga ata që shohin vrasjen si show.
Hetimi i Milanos është shumë i rëndësishëm: ai nuk është vetëm çështje gjyqësore, por një sinjal për njerëzimin dhe llogaridhënien.
Nuk mjafton vetëm të zbulohet e vërteta. Familjeve të viktimave u takon digniteti, u takon llogari, dhe u takon fjalë e gjykim. Dhe ata që pretenduan të “rrinin në kodër mali” dhe qëllonin për sport, duhet të përballen me pasoja te renda për çdo plumb që hodhën.
Keta jane ata serbet qe na akuzonin per “shtepi te verdh” me ndrime.organesh???
Me siguri e kan ber vet
Vetem kjo rac muti mund t kryej krime te tilla te perbindshme
Me inteligjencen Artificiale, une dhe stergjyshen time mund ta bej star Hollivudi me foto e video. Vucic eshte Kriminel por per tjeter gje, ashtu si gjithe Vucicat, ashtu si Rama, Albini, Meloni dhe Peponi ne ndonje cep tjeter te Botes. Pse e them kete. E them, sepse Vucic ashtu si Rama dhe Albini kane kryer gjenocid te shumefishte me Vaksinat e Kovidit kunder popujve te tyre. Tani merrni dhe zgjidhni, a eshte Vucic nje Kriminel kunder Serbeve apo kunder Boshnjakeve? Apo eshte ai Mario Draghi Krimineli kunder Italianeve qe I kercenoi te vaksinohen me armen biologjike? Gomere miope, qe nuk mund te shikoni pertej manipulmit.
Pra flitet per Vuciq,serbin qe Edi Rama e mbeshteti dhe po e mbeshtet me gjelozi e fanatizem per realizimin e Ballkanit te hapur ku per Kosoven do te pyeteshin vetem Vuciq dhe Rama,flitet per personin i cili sipas hetuesise se Milanos kishte qene ne krye te njisitit kriminal snajperist italiano-serb te cilet diteve te uikendit ne vitet ’92/’93 vinin ne brigjet e Sarajeves ne Bosnje me qellim te vrasin civil boshnjak me qmim prej 100.000 DM dhe 200.000 DM per 1 femij gjithe per interesa dhe pagese te pasanikeve italian te cilet duhej te kenaqeshin duke shikuar pamje makabre dhe lemeritese ne ekranet e tyre televizive ne Itali ..!
Kr.ministri shqiptar Edi Rama iu afrue ketij monster krimineli per arsye te rehabilitimit te tij dhe relativizimit te krimeve serbe ne kosove pa u detyruar nga asnji viktime e kosoves dhe pa patur edhe me te voglen arsye ..!
Pa censure me habit cinizmi jot.,Per cfare fute vaksinat ne keto akte makabre,,Per sallate jeshile?
Bullshit!Genjeshter tradicionale Serbe, e pregatitur qe ne ate kohe nga spijunazhi i shkolles sovjetike(hebraike) dhe anglosaksone qe UDB “pinte qumesht” thuajse rregullisht nga te dyja . ! Qellimi kuptohet lehtesisht, relativizimi i krimit te konsumuar me magnitute, horror masiv nga psikopatet Serbe.