Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ka video dhe…” Gazetarja plas ‘bombën’: Ahmetaj ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i SPAK kundër Ramës! Ish-zv.kryeministri telefonon në emision
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Ka video dhe…” Gazetarja plas ‘bombën’: Ahmetaj ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i SPAK kundër Ramës! Ish-zv.kryeministri telefonon në emision
Lajmi i funditPolitike

“Ka video dhe…” Gazetarja plas ‘bombën’: Ahmetaj ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i SPAK kundër Ramës! Ish-zv.kryeministri telefonon në emision

Published: October 30, 2024
Shpërndaje

Gazetarja Anduena Llabani tha në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania se opozitën e vërtetë në Shqipëri do e bëjë ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas gazetares ai do të vijë në Shqipëri e do dëshmojë në Prokurori duke dhënë prova, dokumente e fakte të pakontestueshme.

“Unë mendoj se opozitën e vërtetë në qeverinë Rama do e bëjë Arben Ahmetaj. Ai ka pranuar të vij në Shqipëri dhe të dëshmojë. Do vijë në Shqipëri dhe do të dëshmojë për prokurorinë shqiptare. Ai ka pranuar ftesën e prokurorisë për të ardhur e për të dëshmuar. Ai do dalë e do flasë për ato që di, ai ka letra, dokumente video, prova të pakontestueshme. Ai do vijë në Shqipëri për të dëshmuar në prokurorinë shqiptare. Ai mund të jetë bërë edhe i penduar i drejtësisë”,-tha Llabani.

- Publicitet -

Megjithatë vetë Ahmetaj e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Ai ka reaguar gjatë emisionit “Now” për moderatoren Erla Mëhilli ku është shprehur se “nuk ka ndërmend të vijë e të dëshmojë në Shqipëri”.

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • Filoeuropiani says:
    October 30, 2024 at 5:58 am

    “Une mendoj…” fillon fjalia.
    Jane bere studiot si kafet e lagjeve ku rrihen mendimet mes fshatareve te zbritur ne qytet.
    Me Faktin s’ka lidhje asnje gazetar. Bomba si gromësira rakie me hudhra e gjizë.

    Reply
  • Reshit Lala says:
    October 30, 2024 at 6:36 am

    SHpejt a vonë do të vijë! Edhe Ahmetaj edhe të gjithë të tjerët do të dalin para drejtësisë. Polarizimi i shoqërisë shqiptare ka arritur kulmin. Rritet pasuria marramendëse e elitës politike dhe rriten edhe rogat e administratës, që mbështet qeverinë dhe, lihen në gjendje të mjerushme pensionistët shqiptarë: Me këtë gjendje katastroifike Partia socialiste mos të pretendojë fitoren. Mashtrimet kanë marrë fund. Pa u rregulluar gjendja e pensionistëve, pa u kthyer ata nga lypësa në qytetarë të barabartë Shqiptarë- nuk ka mështetje për partinë Socialiste! Pensionistët nuk kanë nevojë për financimin e sigurimeve shoiaërore nga brezi i tanishëm. Ata kërkojnë sigurimet shoqërore që kanë paguar për 40- e 50 vjet. Ku janë këto para? Nëqoftëse Ilir Meta dhe djali i Ramiz Alisë vodhën thesarin e shtetit-kjo nuk është puna e pensionistëve. Vjedhja nuk u bë vetëm , por me mbështetjen e të gjithë politikës shqiptare. Pensionistët mendojnë, se që të rregullohet gjendja e tyre duhet të hedhin në gjyq qeverinë shqiptare! Me sa duket problemi i opensonistëve do të bëhet edhe problem i Bashkimit Europjan:

    Reply
  • Diamond says:
    October 30, 2024 at 6:38 am

    Bomba plasi, “une mendoj”…
    Bomba pordhi,” nuk kam ndermend te vi”…
    Ça te thote me shume gazetari…ai s’ju ndihmon dot me shume. Hajde me te mira e ne gezime.

    Reply
  • vlonjati says:
    October 30, 2024 at 6:55 am

    Reshit Lala, ti mos ulodh kot sepse PS-ja i ka te fituara ato zgjedhje, jo se e meriton por sepse i blen. Nuk mund te besh nje diskutimper pensionet sepse te hidhen ne fyt patronazhistet duke filluar ngaEthem Lalaj apo Pilo Lalaj apo dhe te tjerepor ne vend qe te mbrojne popullin apo pensionistet mbrojne qeverine !!!.

    Reply
  • Llabani Krutani says:
    October 30, 2024 at 6:56 am

    Anduela llafazani i di te gjitha.Nje pyetje per Anduelen:- ne c’ ore te dites dhjet Arben Ahmetaj? Me sigurimit qe ti e di

    Reply
  • Lasgushi says:
    October 30, 2024 at 7:11 am

    Mos dëgjoni Anduelan.Hedh një gur budallai dhe ju tureni ta gjeni.Ja fut kot.Arben hajduti,vetëm po e sollën për zhelesh këtu në burg.Kjo “miss” gaxetare,të va zhdojë ti bëjë hyzmetin xha Zheit dhe të hajë ato paret e tij dje të mos ngatërojë fukarenjtë me idiotësira duke folur “serjozisht”.

    Reply
  • K R says:
    October 30, 2024 at 7:12 am

    Lojra mes gazetares dhe Ahmetajt per te trembur Ramen.
    Qe ti marin cfare duan.
    Shantazh quhet.
    Sic u ben Rama ktyne.
    Ia bejne dhe kta Rames.
    Kjo histori eshte e lashte sa politika

    Reply
  • sa says:
    October 30, 2024 at 7:40 am

    Llabani a shejtani qofte e nis me nje genjeshter te madhe – “…Arben Ahmetaj i cili eshte shpallur ne kerkim…”
    Arben Ahmetaj nuk eshte shpallur aspak ne kerkim, ai jeton ne Zvicer e ka dhene edhe intervista qe andej. Ka kerkuar dhe Azil e kete natyrisht nuk mund ta kerkoje nje ‘i shpallur ne kerkim’ sic pretendon Anduena.
    Nese pastaj ate “shpalljen ne kerkim” quajne ate vajtjen per ta arrestuar vetem pasi u siguruan se kishte kaluar kufirin, kjo ka emer tjeter por aspak “i shpallur ne kerkim”.
    Arben Ahmetaj nuk eshte shpallur ne kerkim nderkombetar sic u pretendua ne fillim se te ishte ashtu Interpoli e sillte ne Tirane per 3 dite. Tani ajo “nderkombetar” eshte hequr e eshte lene vetem “shpallur ne kerkim” sa per sy e faqe.

    Reply
  • Keta jemi, ky eshte niveli says:
    October 30, 2024 at 7:42 am

    O Vlonjati, po u dalin ne enderr ” patronazhistet” mor djale , Rama nuk fiton nga patronazhiste- pordhet , as se i vjedh votat (vjedhja 3 deri ne 5 % eshte po te jete e mundur) , Rama fiton se njerezit nuk duan ne krye keta plera opozite , keta funderrina antishqiptare te njohur tashme. Pra Rama fiton se nuk ka opozite te vertete dhe Rames i vete mire kjo gje, njerezit jane te lodhur. Bota shqiptare nuk perfaqesohet nga ky forum me 5 apo dhjete komentus , prandaj sta ka fajin Pilo Lala apo Ethem kapterri si i thoni…..me nje opozite te besueshme Rama bie per tre muaj se korrupsioni eshte gangrene dhe shteti nuk funksionon sipas ligjeve por me direktiva dhe me vendime personale te tipit “Enver” , , problemi eshte qe ky as Enverin ska bythe ta beje

    Reply
  • Keta jemi, ky eshte niveli says:
    October 30, 2024 at 7:47 am

    Hajde bombe Hajde, kjo seshte bombe, kjo eshte fende….hahahahaha na bete per te qeshur, duhet dhe ky “lajm” per klikime. Kush do ta bej lajmin-bombe Erla ????? Erles i vete gjuha ku dhemb dhembi, aty e ka mendjen vetem .

    Reply
  • Regjimet si Diktatura me kozmetike says:
    October 30, 2024 at 8:08 am

    A. Ahmetaj i larguar nga Shqiperia prej disa kohesh si Ministri me jetegjate i Ekonomise ne kete te vetshpalluren Rilindje nga Rama e pastaj nr-2 i saj si zevendes i vete Sulltanit Surrelit, i akuzuar nga vete pushteti absolut pas ikjes tij per gjithe zullumet e qeverisjes.
    Dhe serish vazhdon ne krye te tere pushteteve Edi Rama sikur nuk ka ngjare asgje.
    Ja pra shembulli tipik qe verteton se jetojme nen Regjim. Ne nje Demokraci minimale me zevendes Kryeminister ne arrati e te akuzuar per afera, Kryeministri do kish ikur fill pas tij nga detyra me hir a me pahir.

    Reply
  • Surrat nallone says:
    October 30, 2024 at 8:18 am

    Po e ka thon zoj Llaaapaaani shumzojeni me zero. Baxhellat e gazetarise jane bo me keq se ato fallxhoret qe per nje kafshate buke trokisnin dere me dere me filxhan kafeje ne dore.

    Reply
  • Pjeter says:
    October 30, 2024 at 8:43 am

    Kjo baxhella qe e qinte Kikia dhe ne kembim i afroi vend si gazetare, eshte gati te qihet edhe me Ahmetajn, qe te te beje skup!

    Reply
  • Lajmi i Erlës! says:
    October 30, 2024 at 9:26 am

    Erla thotë : ashtu siç qihet, Ahmetaj do të vijë vetë si cjapi tek kasapi! Media në Shqipëri është mbushur me njerez perversë që dëmtojnë edhe lajmet e vërteta!

    Reply
  • Ramalluku i Surrelit says:
    October 30, 2024 at 10:51 am

    Temen c’me polli me kete Ahmet,
    mu si dikur Enveri me ate Mehmet,

    por Enveri ahere ate Mehmetin e tij e qeroi,
    une si t’ja bej ketij Ahmetit tim katran me boj?

    e paskemi ne ADN neve si Parti perjet,
    qe Birbo zevendes te kemi ne pushtet,

    te bej dhe une si Enveri kam kaq kohe qe kam enderruar,
    POLIAGJENT ta shpall edhe une Ahmetin e degjeneruar.

    Reply
  • Pensionistet says:
    October 30, 2024 at 10:54 am

    Nje filoqyls vetem Sulltanpiktorit mund t’i shkonte ndermend ta emeronte minister te financave!?Koken i hangshin njeri-tjetrit hajdutet!

    Reply
  • Koment per dylberet e saliut,,, says:
    October 30, 2024 at 10:57 am

    Eshte kthyer blindati i komentues,,i mbaruan sufllaqen,ka ardhur te mari sufllaqe te tjera,,,po’ sa do vjedhin o vlonjati,,,i takon te vjedhin me shum se saliu ne 96,,,i takon te vjedhin 80%,,,pd i Kan ngelur ca vlonjate te lodhur si puna jote,,,qe mendon se saliu nuk fiton se PS i vjedh votat😁😁pika ty i vlonjati nga bjeshket e malesise

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    October 30, 2024 at 11:03 am

    Ç’është kjo: do vijë të dëshmojë?! Së pari duhet thënë që ai ka pranuar t’i shmanget arrestit dhe të futet në qeli. Të tjerat shohim e bëjmë. Paska dhe prova, video etj. Po, ç’është një shtetar kaq i lartë si ai që mban prova të tilla për hesap të vetë dhe nuk ia ka dorëzuar drejtësisë, të paktën që kur u ngrit strurktura e SPAK-ut? A nuk përbën kjo fshehje krimi? Dhe cili ka qenë qëllimi dhe cila ka qenë arsyeja që nuk ia ka dorëzuar SPAK-ut? Këta të “bombave” ose janë bosh nga trutë, ose duen të mbeten në tregun e “bomberëve” për të fituar të ardhura edhe me rrena e mashtrime bombastike.

    Reply
  • capi says:
    October 30, 2024 at 11:15 am

    Po cprisin nga Tigri, shikoni si hante makaronat tek ajo video dhe te kuptoni cfare karakter ka. Hante sikur po ndiqnin nga pas, tipike per karakterin e nje hajduti.
    Do behet dhe ky si LLalla. Por ky i fundit gje e zgjuar, nuk ndihet, Tigrit srri rehat i ha menderja dhe kruhet. Nuk di keta te Spak kane bere ndonje prononcim ku jane me “ekstradimin”, apo po e ndjekin kemba kembes ne drjetim te paditur.

    Reply
  • Andreas says:
    October 30, 2024 at 11:17 am

    Qe te behesh bashkepunetor i drejtesise duhet te deklarosh vec te tjerave te gjitha pronat dhe pasurite qe ke perfituar ne menyre te kundraligjshme. Keshtu qe eshte muhabet koti…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?