Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gënjeshtrat për 21 janarin (përherë në të njëjtin emision) dhe analiza e një ushtaraku
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Gënjeshtrat për 21 janarin (përherë në të njëjtin emision) dhe analiza e një ushtaraku
Analizaopinion

Gënjeshtrat për 21 janarin (përherë në të njëjtin emision) dhe analiza e një ushtaraku

Published: January 21, 2024
Shpërndaje

 

Ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka folur në 21 janar 2021 në emisionin e B.Fevziut në TV Klan. I njëjti emision është përdorur disa herë për manipulimin e opinionit publik për 21 janarin.

10-vjet pas ngjarjes, Prendi shprehet i keqardhur, ndërsa pohon se Garda është një strukturë që vepron në zona me siguri të lartë.

- Publicitet -

Sigurisht, hipokrizi dhe gënjeshtra të ulta. Prendi ka dhënë urdhër për të qëlluar dhe dyshohet se është vrasëai direkt i Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt.

Pjesë nga intervista

B.Fevziu: Ju keni qenë komandat i Gardës se Republikës me gradën Gjeneral në 21 janar 2011, si e shihni 10 vite me pas këtë ditë?

Ndrea Prendi: Ajo ngjarje ka lënë gjumë tek unë sepse ka patur 4 viktima për të cilat unë kam shprehur ngushëllimet e mia dhe kam ndjerë dhimbje, por në atë ditë ka patur dhunë kundrejt institucioneve të shtetit.

B: A ndjeni përgjegjësi personale apo përgjegjësi morale për këtë ngjarje? Ju jeni dënuar nga Gjykata e Lartë a ndjeni përgjegjësi personale?

P: E kam konsideruar si ngjarje të dhimbshme por edhe të rrezikshme që nuk duhet të kishte ndodhur, sepse Garda nuk duhet të ishte aktivizuar dhe protesta s’duhet të ishte në ato përmasa.

B: Një nga gjërat thelbësore për të cilën është folur është fakti që të 4 viktimat janë qëlluar jashtë perimetrit sigurisë të kryeministrisë…

P: Në lidhje me këtë dua të sqaroj dicka. Nëse mund t’i referohemi skemës që ka Garda e Republikës për zonën e sigurisë së lartë, në këtë skemë Kryeministria nuk është objekti. Ajo është rrethimi prej kangjellave të hekurit dhe kalimit i tyre për Gardën është ngjarje e jashtëzakonshme. Dhe zona potokalli në momentin që ka trazira si 21 Janari kthehet në zonë të kuqe.

B. Cfarë mbron Garda?

P: Unë kam shumë pikëpyetje nëse ata janë të vrarë nga Garda apo jo.

B. C’domethënë, njëra nga vrasjet është vërtetuar, madje dy prej vrasjeve sipas gjykatës kanë autor?

P: Janë verifikuar sipas gjykatës dhe janë konsideruar edhe nga të tjerë rikoshetë, mund të jenë edhe aksidentale nuk e përjashtoj.

B: Janë plumba të Gardës së Republikës

P. Ajo është cështje e prokurorisë pastaj. Dua të them që Garda në këtë skemë që paraqita është një stukturë që vepron në zonë me siguri të lartë. Garda e Republikës nuk ka patur përplasje me protestuesit.

B: Kur aktivizohet Garda e Republikës?

P: Vetëm pasi cënohet institucioni shtetëror.

Lidhur me gënjeshtrat e mësipërme, të rrëzuara tashmë nga audiot e dala së fundmi, DITA i mori një prononcim një ushtaraku me përvojë të gjatë me armët e zjarrit, ish-pedagogut Skënder Gjoni, i cili thotë:

“…Provat direkte apo indirekte të zbuluara e të parashtruara qartësisht nuk të lënë mundësinë të bëhen as spekullime, as interpretime të tilla. Më 21 Janar kemi katër krime që janë vrasje me urdhër për të “vrarë”, dhe fatkeqësisht jo për shkelje ligji, as për vetëmbrojtje.

Në momentin fatal që vrasësi i merrte shenjë, ata ishin në gjëndje statike, të palëvizur rreth pesë sekonda (e tepërt të shtoj se ishin shumë larg gardheve, zonave e kangjellave të gjoja “rregulloreve të mbrojtjes”). Pra vetë mënyra si u vranë provon qartë se janë të pafajshëm. Pse e them këtë.

Sepse ata që njohin mirë normat ushtarake apo kriminalistike e dinë që të vrasësh një njeri nuk është punë e kollajtë. Një qitës detyre apo qitës elite profesional stërvitet rreth 25-30 e më tepër orë në javë. Kuptohet thjeshtë që një njeri i pa lëvizur qëllohet shumë më lehtë sesa një njeri në dinamikë lëvizje. Ja disa të dhëna që më janë ngulitur në mendje edhe sot që shkruaj:

Njeriun e palëvizur, një qitës “mesatar”, i stërvitur, e merr në shenjë për 3-5 sekonda duke e qëlluar për vdekje. Rasti kur një njeri vrapon me ritëm të rregullt dhe në një drejtim po ky qitës e merr në shenjë për afërsisht 7-10 sekonda. Ndërsa një njeri që lëviz në mënyrë të çrregullt që ta marrësh në shenjë për ta vrarë për vdekje duhet ta shoqërosh për rreth 15 – 20 sekonda pa marrë frymë që të arrish të sinkronizohesh. Prandaj dhe plagosja me vrasjen janë në përpjesëtim 70% me 30% bazuar në statistika serioze kriminologjike.

Duke parë filmimet s’ka si të mos bëjë përshtypje vrasja e Ziver Veizit. Fatkeqi, duke qenë edhe disa metra larg portës e jashtë territorit as nuk i ka vajtur mendja që syri dhe dora vrastare e selektoi si më të kollajshëm për ta vrarë. Dhe e vrau. Ia ka lehtësuar marrjen në shenjë edhe dera e zezë e hapur, e cila ishte po ashtu statike dhe nga pozicioni i vrasësit ishte paralel me Veizin e gjorë në projeksion fare afër tij, si të thuash e orientoi më mirë për ta vënë në shenjë.

E them këtë sepse një njeri statik e merr më kollaj në shenjë kur është afër një objekti po statik, paralel me të dhe me ngjyrë dalluese – më lehtë sesa kur viktima është krejt vetëm ose i rrethuar nga objekte të lëvizshme. Në procesin e qitjes pamja anësore “orbitale” ndihmon orientimin e pamjes kryesore.

Po të ishte fjala për të mbrojtur territorin brenda kangjellave, vrasësi Llupo duhet të kishte qëlluar një djalë të ri që nga lëvizjet aktive duhej të ishte rreth 20 vjeç. Ky djalë siç e kemi parë në filmimin përkatës qëllonte me gurë vrasësin Llupo. Nëse do ndihej “i kërcënuar” (vetë ishte me skafandër komplete dhe me një automatik Pb5 – 9 mm kurse ai djalë qëllonte me gurë nga rreth 20 metër larg) Llupo mund ta inaktivizonte djalin e ri kokëkrisur me një breshëri të shkurtër këmbëve për 2 sekonda, siç e kanë rregulloret e të gjithë botës sot. Por urdhëri në 21 janar ka qenë “Vrisni” dhe jo “plagosini” shkelësit nga këmbët, etj.

Pra në momentin që vrasësi Llupo shenjonte fatkeqin Veizi, i cili në atë moment po vrojtonte me duar në xhepa – provoni duke parë videon.. numëroni me ritmin e sekondave, 1-2-3-4-5, nuk do ta kaloni 4 sekondëshin, Veizi shembet i vdekur.

Është e qartë që vrasësi ka marrë shenjë për të vrarë. Duke qenë me gjysëm apo çerek profili Llupo ka marrë shenjë në gjoks. Sqarim: Njeriun po ta qëllosh nga përpara, ballas, po nuk i preke zemrën apo shtyllën kurrizore nuk vdes menjëherë. Madje ka shanse të jetojë po iu dha ndihma shpejt.

Ndryshon krejtësisht puna kur e qëllon në lartësinë e gjoksit dhe në profil. Në goditjen anash, majtas djathtas e anasjelltas, siç thuhet brinjë më brinjë, vdekja është e sigurt.

Vrasja në fjalë më kujton vrasjen e Bardhok Bibës nga mjeshtër të pushkës që denbabaden e dinin mirë këtë mënyrë vrasjeje. Nishantarë të klasit të parë, pritën e zinin gjithmonë për të qëlluar objektin anash. Rasti i Bardhok Bibës i qëlluar brinjë më brinjë është tipik i mirditorëve. Ai ishte qëlluar mbi 700 hapa larg, vetëm me një plumb dhe në pritë u gjet vetëm një gëzhojë e disa bishta cigaresh të dredhur. Plumbi i kish përshkuar mushkëritë, zemrën pa asnjë lloj shprese shpëtimi.

Vrasja e Veizit më duket shumë analoge, por shumë- shumë më afër dhe mjerisht shumë më e kollajshme për t’u realizuar. Në këtë rast përjashtohet çdo mundësi për ta paraqitur si një vrasje rastësore.

Vrasja e Hekuranit ka ndodhur gjithashtu qëllimisht. Ky grup njerëzish të hipur mbi një tavolinë së bashku me kamera e gazetarë u qëllua në drejtim “koke”, as për t’u plagosur, as për t’u trembur. Çfarë rikoshete?! Kemi një qitje me objektiv për të vrarë, kjo është e qartë. Njeriu i qëlluar me plumb në kokë është 99% i destinuar që të vdesë, sidomos me plumb pushke apo automatiku 9 mm.

Është dhe deklarata e mjekut ushtarak Sami Koçeku, një gënjeshtër që për një ekspert mjafton për të shërbyer si filli i Arianës në mitologjinë greke që të të shpjerë direkt te Minotauri ynë gjysëm njeri e gjysëm kafshë.

Koçeku “shpjegoi” se vrasja është shkaktuar nga një plumb tepër i vogël që ka vetëm një hyrje në trup pa dalje. Gjë që presupozon se fatkeqi është qëlluar nga fare afër, mbasi nga kurora e djegies rreth vrimës së plumbit vërteton që distanca e qitjes është rreth 1 m – 1, 20 m. Çka do të thotë me fjalë të tjera se është qëlluar nga vetë demonstruesit, sipas mjekut.

At’kohë nuk dihej akoma ekzistenca e “Kasetës Shpëtimtare”. Atë natë mendja e sëmurë e kryeministrit nuk mendonte gjatë (ekspertiza nga tanët e të huaj, etj).

Ekzistojnë pistoleta të vogla të quajtura pistoleta grash. Fillojnë nga kalibri 6.25 mm dhe ka 6 ose 5 plumba. Një dorë e madhe e mbështjellë plotësisht. Tyta e saj është 6 cm e gjatë, doza e barutit është 0.1 gram. Kjo pistoletë mund të vrasë në distancë fare afër, 20-40 cm maksimumi. Më tutje s’ka as forcë dhe as preçizion (tyta e shkurtër), por zhurmën e bënë shumë të madhe.

Kjo lloj arme nuk bën pjesë në asnjë armatim profesional si te ne, ashtu edhe në asnjë armatim profesional të botës. Në depon tonë të MPB as atëherë as tani këto pistoleta. Një kalibër paksa më i madh 7.65 mm është minimali i pranueshëm në ushtri. Oficerët gjermanë kishin të tillë për në qytet, jo për në luftë. Hitleri vetë është vetëvrarë me një kalibër 7.65 mm të markës Walter.

Këto të dhëna nuk ka si t’i dijë as kryeministri kardiolog e as mjeku Koçeku patolog. Ndaj u ka shpëtuar gënjeshtra kriminale: Unaza e kuqe e flakës së barutit nga distanca e afërt që të dy doktorët e shpjeguan me kaq bindje e siguri ekzistuese që, ishte gjoja e pranishme në trupin e të vrarit sikur ky të ishte qëlluar nga shumë afër por, detyrimisht duhej të ishte lakuriq, i zbuluar në pjesën e qëlluar. Pra praktikisht me kraharor lakuriq si në plazh ose në shtëpi në një stinë vere e vapë të fortë e jo në mes të janarit.

Mjeku ushtarak nuk ka parë asnjë shenjë flake nga minipistoleta e sajuar me fantazi. Shpikje me zarar kjo që të shpie direkt në bankën e të akuzuarve, po të kishte drejtësi. Të dhënat e kësaj mini pistolete janë sugjeruar nga një gjysëm profesionist, supozoj i Gardës, e kanë shkuar te mjeku Koçeku.

Kush i kërkoi këto të dhëna me kaq urgjencë dhe që me po kaq urgjencë e nxitim u dhanë në TV? Sigurisht pa asnjë mëdyshje nga vrasësit. Kujt i vajti mendja dhe kishte kurajon që të krijonte këtë krim të dytë po aq me peshë sa vrasja vetë? Këtë kompetencë dhe kurajo për këtë veprim të dytë mjeran, të ndyrë e shumë të dënueshëm e kishte vetëm  Kryeministri.

Dua të theksoj edhe një herë prioritetin njerëzor mbi atë politik, material, etj. Asnjë njeri, cilido qoftë s’ka asnjë të drejtë që t’i marri jetën një tjetri qëllimisht. Vrasësi është kriminel kushdo qoftë ai…”.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër? Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. Kokpalari 21 janarit on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  3. ANA on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. Anonymous on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Thash_e_S'them-xhiU on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?