Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gentiana Sula: Përveç I.M dhe 5 politikanë të tjerë si të dyshuar për spiun! Kemi informuar Kuvendin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Gentiana Sula: Përveç I.M dhe 5 politikanë të tjerë si të dyshuar për spiun! Kemi informuar Kuvendin
KryesorePolitike

Gentiana Sula: Përveç I.M dhe 5 politikanë të tjerë si të dyshuar për spiun! Kemi informuar Kuvendin

Published: October 31, 2022
Shpërndaje

Jo vetëm “I.M’, që dyshimet janë se bëhet fjalë për Ilir Metën, pro janë edhe 5 politikanë të tjerë të lartë që ka dyshime se kanë qenë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Kryetarja e Autoritet të Dosjeve, Gentiana Sula tha në ‘Kontrast’ se në total i kanë çuar parlamentit një dokument sekret ku jepeshin 6 politikanë të lartë si spiun, I.M dhe 5 të tjerë, po ashtu me iniciale. Ajo është e mendimit se Komisioni Mezini-Bezhani nuk kanë bërë transparencë.

“Nuk ka shërbyer për një lloj katarsisi ato 2 Komisione, nuk kanë dhënë transparencë, ato kanë bërë lustracion, nuk ka lustracion pa informin, puna është të nxjerrësh faktet në dritë. Ka ndodhur një debat public gjatë gjithë kohë, me emra, por nuk ka qenë shterues, kishin 6 politikanë, zyrtarë shumë të lartë, ishin 6 dhe parlamentit i kemi çuar dhe një dokument shtesë, ku ishin gjithë ngjarje shtesë”, tha Sula.

Ajo i ka kthyer përgjigje edhe Ilir Metës që akuzon se Autoriteti i Dosjeve ka manipuluar dosjet. Një gjë e tillë, sipas Sulës, nuk mund të ndodh pasi procesi është në duar e një sërë njerëzve hap pas hapi.

- Publicitet -

“Të manipulosh një dokument zyrtar tek ne, e kemi thënë se dokumentacioni qoftë në letër është dhe mikrofil, ka 2 kopje që ekzistojnë, në autoritet nuk ndodh gjë individuale, ligjet e shtetit janë të tilla që ka regjistra, ka punë në grup, ka kamera, ka roje, do bashkëpunojmë me organet, manipulimi i tekstit bie”, shtoi Sula.

Pas votimit në Kuvend për ligjin për hapjen e dosjeve, Sula tha se nuk ka gjasa që të krijohen konflikte shoqërore. Sipas Sulës problemi më i madh vjen nga keq përdorimi i informacionit.

‘Kemi rreth 800 vendime që kemi marrë për dokumentimin e internimeve. Sa i përket konflikteve shoqërore, ne nuk kemi dëgjuar ndonjë rast. Kemi qindra raste që marrin dosjen e ndjekjes, shikojnë pseudonimet dhe nuk duan që të shkojnë deri tek identifikimi i personave. Bëhet fjalë për një shtresë shoqërore të ngritur. Bëhet fjalë për disidentët, janë njerëz që kanë një lloj niveli dhe kjo demonstrohet edhe me një lloj paqeje që kanë treguar. Nuk më ka rezultuar asnjë rast. Problem më i madh vjen nga keq përdorimi i informacionit. Dokumentet aty kanë qenë. Publikimi i tyre dhe keqpërdorimi i tyre, bëhet sebet konflikti.

Sot kisha kërkesa të reja mbi tavolinë dhe akoma nuk ka filluar efekti i ligjit. Kështu ka goxha kërkesa! Ishte një zonjë, rasti i mbi 50 i djalit të saj i cili ka kaluar 17 vite në internim, i cili nuk ka punuar për shkaqe shëndetësore dhe quhet fare ajo periudhë që ka kaluar atje si periudhë pensioni. Janë mbi 50 raste fëmijësh. Ata kanë shoqëruar familjet, janë mohuar dhe nga arsimi. Kanë pasur kushte diskriminimi. Ka nga ata që morën një faturë shumë të lartë. Këto janë raste që mua më trondisini. Është një histori aktuale.’- tha Sula.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • spak says:
    October 31, 2022 at 6:18 pm

    Mos u trondisni shume me te vdekurit se nuk ngrihen nga varri, merrni rrogen qyl aty ne kurriz te shqiptareve taksapagues dhe mos e prishni terezine; trondituni nga te gjallet qe po tallin ythen dhe e quani transparence si ajo femra qe ka vesh nje fustan dhe i duken te gjitha te perbrendeshmet nga dy kilometra, mblidhen “qente” dhe u bien jarget aty. Trondituni nga Iliri, Saliu Meloqe e Paloqe, Muli, Agim Nesho, i biri Gaqos, sekretarit pare, Fatmir Mehdiu Gerdecit, apo Genc Pollo e dobiçin e Besa Imamit, Arbenin qe shiti nenedeteset per skrap…….nga keta trondituni, por vetem na e thoni neve qe s’u bejme dot gje. Ne ulurijme, ju nenqeshni prapa derës e keshtu deri sa toka te na marre. E rrofte neper bark kete demokraci kaq te ndyre e kete drejtesi kaq te pa drejte. Me falni ju njerezit e mire.

    Reply
  • republika f/ambasadoriale e Salbanise & Edmavrise says:
    October 31, 2022 at 6:58 pm

    Te behet zhurme kozmike per “krimet e komunizmit ” dhe spiunet 30 vjet pasi SPIUNET E UDB,ASFALISE TE BINJAKEZUAR ME CIA-n jane “zhdukur” qe ne kohen kur Rajesoni mori celsat e arkives teper sekrete te MPB eshte pune e piste..
    .
    Si nuk u gjend nje spiun i UDB APO ASFALIAS PER 30 VITE

    ose pse u dekoruan terroristet e Mynihut apo Maltes

    Nuk e diskutoj qe kjo lufte 30 vjet e vonuar anashakoln gerthitjet e salihit epr varjen e shoshorit ne LITAR..apo mbrojtjen qe i beri EURAMERIKANE ne rastin e 21 janarit,,pa frike mund te them se ja kam falur Enverit te gjitha nese EURO-AMERIKANET me veprimet dhe mos veprimet e tyre nuk prangosin Ujkun e lugut te zi te Tropojes

    shenim per ata qe shohin “paraprakisht” komentin per botim
    .
    Nuk e kam problemin se e botoni kete koment..

    Qellimi im eshte tju tregoj se dhe ju jeni pjese e kesaj kataklizmoje 1991 2022…qe ne nje fare menyre shenjteruat Enver Hoxhen dhe kohen e tij pa deshiren time.

    Reply
  • LEON says:
    October 31, 2022 at 7:33 pm

    Ke ke gjetur moj Genta ?Tritan Shehun,Genc Pollon,Sali Berishen,Engjell Cucin,Gjysepina Topallin,Edbin Ramen? Se te tjeret kane lindur pas 90..Eshte edhe ay Agaci,,Kontrolloje se nuk del pa gje!

    Reply
  • Nona Dhia says:
    October 31, 2022 at 7:43 pm

    Se 6 apo 60 spajuna, këtë sot s’mund ta thotë me siguri askush, se një numër të konsiderueshëm dosjesh mendohet t’i ketë kollofitur prej kohësh sorra me inicialet N. Dh.

    N. Dh. që thoni ju të ditëzinj nerum, në gusht të 1990-ës, iu dorëzua pa kushte perëndimit dhe sistemit kapitalist, kundër së cilit, për 45 vite resht nuk kishte lënë rast pa shfryrë vrer dhe demonizuar si sisteme që bazohen në shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, shushunjat e popujve të etur për liri e pavarësi.

    Duke e ditur se sa zullume e maskarallëqe rëndonin mbi supet e saj, ajo nga frika e hakmarrjes dhe “llogaridhënies në grup” para një gjykate të pavarur, e ktheu sa hap e mbyll sy pllakën, dhe nga pseudo-komuniste u shndërrua me ner me thon në anti-komuniste.

    Për realizimin e këtij qëllimi, znj. N. Dh. i shërbeu plani i ndyrë katovicar, ku sic tashmë dihet, pushtetarët e vjetër të zhytur në llum do zëvendësoheshin me pushtetarë të rinj, fuksa njomzakë të panjohur akoma në publik, sharlatanë pa din e pa iman, të cilët sipas planit të mirëstudiuar nga të huajt, do rrëmbenin të parët flamurin e “demokratit”, edhe pse nga demokracia s’ja kishin fare fare haberin. Ashtu si aso kohe, po ashtu dhe sot pas 32 vitesh, pëpëshëistët sociopato-demokratikas e kanë si halë në sy demokracinë.

    A mund të presësh akoma gjë prej tyre?

    Reply
  • Andis says:
    October 31, 2022 at 10:58 pm

    Bravo qe me ne fund po flasin faktet dhe te vertetat te bazuara ne prova reale dhe origjinale

    Reply
  • LEON says:
    November 1, 2022 at 4:08 am

    Me te shqetesuar per hapjen e dosjeve,jane ish komunistet.
    I.M.Nip i shokut Sillo, S.B. timonjer i varkes ne oxhak te enverit,E.R.djali presidiumit kuvendit popullor,nipi i gjytrym Spiros,bashkpunetor vullnetar i revistes Sigurimit :Ne Sherbim te Popullit”
    Kta kane qene syri,veshi partise,qe moren pushtetin e baballareve ,duke paditur baballaret.
    Hapni te gjitha ne drite te djellit te dalin qelbesirat qe qelben kete vend ,,se Denoncuesit nuk e kane per gje TE VJEDHIN.

    Reply
  • Igor says:
    November 1, 2022 at 6:02 am

    Po kush e kontrolloj Muzinin dhe Bezhanin kur jepshin certifikata fallse te pastertise askush,kush i kontrolloj gjyqtaret te koruptuar qe u paguan me miljona dhe nuk e folen te verteten keta duhet te denohen ma se pari e jo Izet Haxhia qe esht i pa fajshem,por kjo nuk dote ndodhe ne nji vend si Shqiperija Republika e Bananeve.

    Reply
  • ?+ says:
    November 1, 2022 at 6:24 am

    ai nafiz bezhani një plerë e ndyr që se ka shokun.
    ishte në PPSH dhe në konferencën e partisë së tiranës së vitit 1956, ju e mbani mend këtë ngjarje ky u përjashtua nga partia.
    pastaj na doli te komisionet antisigurimsa.
    phtu plehra servile të çdolloj regjimj

    Reply
  • asd says:
    November 1, 2022 at 11:23 am

    Sa te veshtire e keni t’iu thoni emrat!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • ‘Nga lajmi, te lajmësi’: Si po përpiqet Kryeministri ta ndajë vendin në ‘Shqipëria jonë’ kundër ‘Shqipërisë së atyre’
  • Mosbesimi dhe teoritë e komplotit
  • Manifest për ringritjen e së Majtës shqiptare
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Komentet e Fundit

  1. K R on “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  2. Qerratai Shurrelit on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  3. K R on “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  4. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  5. Vlora 97 on RaBexit!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?