Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do tërhiqet Berisha nga deklaratat për Mediun?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > A do tërhiqet Berisha nga deklaratat për Mediun?
Politike

A do tërhiqet Berisha nga deklaratat për Mediun?

Published: January 27, 2023
Shpërndaje

 

Pas rreth 1 vit hetime, SPAK ka marrë të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun, për rolin e tij në tragjedinë e Gërdecit.

Këto ditë, SPAK do të referojë në Gjykatën e Posaçme dosjen penale në ngarkim të Fatmir Mediut, i cili akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë, sipas Kodi Penal dhe Kodit Penal Ushtarak. Fillimisht dosja do të verifikohet nga gjyqtari paraprak, i cili vendos për kalimin e dosjes për gjykim, pushimin e çështjes ose kthimin e dosjes për hetime të mëtejshme.

- Publicitet -

Nëse dosja kalon për gjykim, Fatmir Mediu rrezikon të dënohet, por nuk përjashtohet as mundësia që të shpalljet i pafajshëm. Si do që të jetë vendimi i Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, palët ka gjasa që t’i drejtohen Apelit.

Do të jetë Gjykata e Apelit ajo që do të vendosë në mënyrë të prerë, nëse Fatmir Mediu do të shkojë në burg apo do të dalë i pafajshëm.

Në 12 mars 2009, një vit pas tragjedisë së Gërdecit, produkt i korrupsionit shtetëror, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të guximshme dhe me natyrë inkriminuese, në përpjekje për të mbrojtur në atë kohë Mediun dhe ushtruar presion ndaj Prokurorisë së Përgjithshme.

Në një emision televiziv, Berisha ka deklaruar se Fatmir Mediu ka zbatuar me përpikmëri vetëm porositë e tij si kryeministër në procesin e ngritjes së fabrikës së vdekjes në Gërdec. Me këtë deklaratë Berisha shfajësonte Mediun, duke veshur me përgjegjësi veten.

“Si mund të akuzohet ministri që ka gënjyer qeverinë? Ja ku është kryeministri. Ministri ka zbatuar me përpikmëri absolute detyrën e ngarkuar nga kryeministri. Unë i kam ngarkuar atij detyrën me rigorozitetin më absolut dhe ai ka zbatuar vetëm porositë e Këshillit të Ministrave. Nga del akuza që ka gënjyer qeverinë?”, deklaroi Berisha, duke fajësuar për Gërdecin vetëm ushtrinë.

Në atë kohë Berisha ishte në pushtet dhe prokuroria ishte e pafuqishme për të shtrirë hetimet përtej Fatmir Mediut, të cilin Berisha nuk e lëshonte, për shkak se Mediu, siç u zbulua më pas, kishte zbatuar në fakt porositë e Shkëlzen Berishës, i cili shfaqet si pronar në hije i biznesit në Gërdec.

Sali Berisha e bëri këtë deklaratë edhe në kushtet kur kishte siguri se nuk mund të ndëshkohej nga drejtësia, pasi kishte kapur Gjykatën e Lartë.

14 vite më pas, Sali Berisha jo vetëm është tërhequr nga ky qëndrim, por në mbrojte po merr vetëm djalin, Shkëlzenin, i cili doli nervoz nga dera e SPAK-ut dy ditë më parë.

Duke mos pasur pushtetin që kishte në 2009 mbi drejtësisë, Berisha sot po demostron shenja për lëshimin e Fatmir Mediut.

Por a do pranojë Fatmir Mediu burgun, kur në fakt ka qenë zbatues i skemës së korrupsionit të Sali dhe Shkëlzen Berishës? A do të flasë, apo do të respektojë kodin e heshtjes?, – shkruan gazetari Adriatik Doci.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?