Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjashtë herë kokainë në Port, SPAK shpall moskompetencë për ‘Alba exotic Fruits’, çështja në Prokurorinë e Durrësit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjashtë herë kokainë në Port, SPAK shpall moskompetencë për ‘Alba exotic Fruits’, çështja në Prokurorinë e Durrësit
Kronike

Gjashtë herë kokainë në Port, SPAK shpall moskompetencë për ‘Alba exotic Fruits’, çështja në Prokurorinë e Durrësit

Published: August 12, 2022
Shpërndaje

SPAK ka shpallur mos kompetencë për dosjen e kokainës së kompanisë ‘Alba exotic Fruits’, duke e deleguar atë në Prokurorinë e Durrësit. Kompanisë i janë kapur 6 herë drogë në Portin e Durrësit.

Në fund të korrikut Prokuroria e Posaçme ka marrë vendimin për t’ia kaluar Prokurorisë së Rrethit Durrës çështjes në ngarkim të Eduart Dautit dhe Bajron Gumenit, vëllait të tij. Sekuestro e kompanisë e konfirmuar nga Gjykata e Lartë, mbetet ne fuqi Prokuroria e Durrësit ka regjistruar si çështje dhe në shtator do të nisë shqyrtimin e saj.

SPAK ka shpallur moskopetencë për këtë çështje për arsye sepse sipas Prokurorisë së Posaçme nuk ka prova për grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit kriminal.  Tashmë i takon prokurorisë së Durrësit që të provojë akuzën për trafik ndërkombëtar kokaine.

- Publicitet -

Kujtojmë se 1 muaj më parë Gjykata e Posaçme i dha tre muaj afat SPAK që të hetojë trafikun e kokainës të kapur në kontenierët e kompanisë Alba Exotic Fruit që sollën banane në Shqipëri. Afati u përcaktua deri më 13 tetor 2022 pasi SPAK pretendoi se po preste letër-porosi nga Holanda dhe Ekuadori. Për këtë aktivitet kriminal janë në burg dy vëllezërit Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni.

Gumeni e Dauti mohojnë përfshirjen në trafik droge dhe deklarojnë se merren me fruta. ‘Alba Exotic Fruit’  në harkun kohor 3 vite i janë kapur 6 sasi të ndryshme me kokainë.

Eduart Dauti është administrator dhe aksioner me 90% i kompanisë “Alba Exotic Fruit”. 10% të aksioneve i ka Barjon Gumeni, i arrestuar në 13 korrik 2021, pas kapjes së ngarkesës së radhës me kokainë në kontejnerin e kompanisë. Barjon Gumeni ka ndryshuar emrin dhe është vëllai i Eduart Dautit.

Në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme. I fundit ishte ai i 12 tetorit 2021 që u kapën 10 kilogramë kokainë. Më herët, në 7 shtator u kapën 7.7 kg, në 13 korrik u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera. Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën 7.25 kilogramë kokainë.

Kompania ‘Alba Exotic Fruit’ rezulton e përmendur edhe më parë në ‘historinë’ me trafik droge ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Ilirjan says:
    August 12, 2022 at 11:47 am

    Dy vellezer, njeri mban si mbiemer emrin e babait apo qysh?!

    Reply
  • LEON says:
    August 12, 2022 at 11:59 am

    Epo tani,,meqenese u bene 6 here me ngarkesa kokaine,,PER MUNGESE KOMPETENCE,keta duhen liruar.
    Shihni mos eshte kokaine E PASTER qe i vete vezirit si ilac farmacie.
    Eshte per qellime mjekesore,,
    Merruni me ata qe shesin me qeska plastmasi me gram,mikeogram.
    Keta jane tregtare shumice.
    Me keta mbahet Ekonomia qeveritare.

    Reply
  • intelektuali says:
    August 12, 2022 at 1:43 pm

    SPAK-UT AMERIKAN TE ZONJES KIM PLOT ME HETUES TE ENVERIT I KA MBETUR DOPIO GJASHTA NE DORE

    sepse:

    Llafi thote:

    Me genjeve njehere je ti Dogana budalla, me genjeve dy here jam une Shteti budalla, por me genjeve gjashte here eshte SPAKU i Kimit, i Edvinit me ne krye hetuesit e Enverit shejtan-budalla.

    Reply
  • Mos e beso po deshe, por eshte e vertete. says:
    August 13, 2022 at 12:52 am

    Kontrobande me droge nga Amerika Latine dhe nuk ka grup te strkturuar ????
    Grup i struktuaruar eshte personi hallexhi qe vjedh energji elektrike per te mbijetuar me famijlen ne varferi te tejskajshme, keta jane subjekte per SPAK.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?