Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjashtë shqiptarë dënohen për fermën 300 mijë paund të kanabisit në Britani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjashtë shqiptarë dënohen për fermën 300 mijë paund të kanabisit në Britani
AktualitetKronike

Gjashtë shqiptarë dënohen për fermën 300 mijë paund të kanabisit në Britani

Published: October 19, 2022
Shpërndaje

Një bandë droge në Rhyl të Britanisë është burgosur pasi drejtonte një fermë kanabisi me vlerë qindra mijëra paund.

Gjashtë burrat nga Shqipëria, u dënuan në Gjykatën e Kurorës së Moldit, në atë që autoritetet e përshkruan se drejtonin një operacion “të sofistikuar” dhe prodhonin kanabis me rendiment të lartë. Ata do të kalojnë në një total prej dhjetë vitesh pas hekurave pasi kultivuan mbi 300,000 £ kanabis në një dyqan në qytetin Denbighshire.

Dyqani u bastis nga policia më 22 korrik të këtij viti, ku u gjet një “zonë e improvizuar fjetjeje” ku Xhejson Cira, Franci Harizi, Izmir Dema, Klodian Dema, Amariedo Lala dhe Robert Rexha u zbuluan duke u kujdesur për bimët.

- Publicitet -

Gjykata mësoi se shtetasit shqiptarë, të cilët u deklaruan të gjithë fajtorë për prodhimin e kanabisit, ishin “kopshtarë” dhe kishin marrë dy kate të pronës, për të kultivuar drogën. Prokurori Simon Maidstone, tha se kishte tri zona në ambiente, me sipërfaqen më të madhe që kishte 300 bimë që rriteshin nën 60 drita.

Një zonë e dytë kishte pak më pak se 100 bimë që ishin korrur tashmë. Në katin e sipërm të dyqanit, burrat po kujdeseshin për 150 bimë të tjera. Bazuar në një mesatare, burrat do të mund të prodhonin rreth 33 kilogramë drogë, e cila do të kushtonte 336,000 £.

Oficeri e përshkroi operacionin si “relativisht të sofistikuar” dhe tha se dukej se ishte ndërtuar për të krijuar një cikël të vazhdueshëm kanabisi për t’u shitur në Rhyl dhe zonat përreth. Ashtu sikurse shumë shqiptarë të tjerë, edhe Franci Harizi, pretendoi se ishte detyruar të punonte për shkak të borxheve dhe tha se nata e arrestimit ishte nata e parë e tij në fermë. Megjithatë, pretendimi i tij rezultoi i pavërtetë për shkak se kishte bërë rezervime në një “Travelodge” lokal gjashtë muaj më parë në fund të janarit. Të dhënat e telefonit zbuluan gjithashtu se ai bëri vizita kalimtare në Rhyl në të paktën tri raste të tjera midis prillit dhe qershorit 2022. Edhe Klodian Dema, 38-vjeç pretendoi se kishte borxhe. Harizi u dënua me dy vjet e tetë muaj burg. Klodian Dema u dënua me dy vjet burg dhe Amariedo Lala me një vit e katër muaj.

Simon Kileen, që i përfaqësonte ata, tha se klientëve të tij iu premtohej shumë para në Mbretërinë e Bashkuar kur bëhej fjalë për sigurimin e familjeve të tyre në Shqipëri. Por, gjatë mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar, ata pësuan borxhe që nuk ishin në gjendje t’i paguanin, gjë që çoi në përfshirjen e tyre në fermat e kanabisit.

Ndërkohë, 45-vjeçari u burgos për një vit e katër muaj, ndërsa pretendoi se kishte qenë në fermë vetëm një ditë para bastisjes. Izmir Dema dhe Xhejson Cira u burgosën secili nga një vit e katër muaj, të cilët pranuan më herën fajin çka solli zbutje të dënimit të tyre.

“Me përjashtim të Harizit, rolet që keni luajtur ishin pikërisht atë të kopshtarit për të rritur bimët. Duhet të kuptoni që operacionet si ky do të ndaleshin pa njerëz si ju. Ju të gjithë ishit mjaft të përgatitur për të qenë pjesë e këtij procesi”, tha gjyqtari.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen
  • A është lufta në ADN-në tonë?
  • Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora
  • Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt Bashkimit Europian

Komentet e Fundit

  1. Dashnor Osmani on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. ANA on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  3. rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit on Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt Bashkimit Europian
  4. Ethem Lalaj on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  5. Detari on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?