Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ne dhe Maqedonia e Veriut, me çmimet më të larta të energjisë në rajon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ne dhe Maqedonia e Veriut, me çmimet më të larta të energjisë në rajon
EkonomiLajmi i fundit

Ne dhe Maqedonia e Veriut, me çmimet më të larta të energjisë në rajon

Published: October 30, 2025
Shpërndaje

Në raport me vendet e Europës, Shqipëria ende ka çmime të favorshme për energjinë elektrike ndaj konsumatorëve familjarë, por krahasuar me rajonin, ka çmimet më të larta pas Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave të Eurostat, në gjysmën e parë të vitit aktual, çmimi mesatar i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në BE ishte 0.28 euro/kWh.

Shqipëria, me çmim prej 0.18 euro/kWh, renditet dukshëm më poshtë se mesatarja e BE-së, por siç tregon grafiku i mëposhtëm, vendi ka çmimin më të lartë në rajon pas Maqedonisë së Veriut me 0.22 euro/kWh.

- Publicitet -

Çmime më të ulëta se Shqipëria kanë Serbia (0.17 euro/kWh), Mali i Zi (0.17 euro/kWh), Bosnja (0.15 euro) dhe Turqia (0.14 euro).

Çmimet e energjisë në Shqipëri lidhen me strukturën e tregut vendas, ku pjesa më e madhe e saj prodhohet nga hidrocentralet publike.

Në BE, Çekia dhe Polonia kryesojnë për çmimet më të larta me 0.39 dhe 0.34 euro/kWh secila, të ndjekura nga Gjermania dhe Italia.

Në anën tjetër, ndër më të lirat janë Islanda me 0.12 euro/kWh, Malta me 0.13 euro dhe Turqia me 0.14 euro/kWh.

Vendet me ekonomi të zhvilluara kanë çmime më të larta për shkak të taksave të karbonit, kostove të rrjetit dhe investimeve në burime të rinovueshme.

Për shembull, Portugalia dhe Belgjika kanë çmime respektivisht 0.28 dhe 0.31 euro/kWh, ndërsa Franca qëndron më pranë mesatares me 0.24 euro/kWh.

Qeveria e Shqipërisë ka ndjekur një politikë që nuk rrit çmimet e energjisë për konsumatorët familjarë, ndërkohë që investime të mëdha po bëhen në energjinë e pastër.

Investimet në energjinë diellore dhe në HEC-et e vogla pritet të rrisin sigurinë energjetike të vendit dhe të mbajnë çmimin në nivele të kontrollueshme. Energjia e prodhuar nga uji ka taksa më të ulëta në tregjet e BE-së. Ndërsa energjia e prodhuar nga uji ka kosto më të ulëta mjedisore dhe është më e kërkuar në tregjet europiane.

Në prodhimin e energjisë së pastër, Shqipëria ka arritur konvergjencën me BE-në dhe është mbi mesataren e saj, për shkak se e gjithë energjia për konsum prodhohet nga dielli dhe uji.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Dursakja says:
    October 30, 2025 at 4:40 pm

    Po të ardhurat për frymë sa i ka Belgjika dhe Franca, turp nuk keni që krahasoni çmimet e energjisë, por krahasoni një herë pagat.
    Nëse pagat e punonjësve do të ishin sa pagat në Belgjikë atëhere me të vërtetë do të ishte çmimi i energjisë elektrike i ulët, në fakt për parlamentarët dhe punonjësit e sistemit të drejtësisë janë jo të ulëta por thuaj falas.
    Por pa bëni llogari pagat 400 eurosh dhe çmimi energjisë dhe TVSH 20%e saj dhe e produkteve të shportës. Cilat vënde të rajonit e kanë TVSh20%kështu energjia elektrike ka çmimin më të lartë në rajon duke pasur parasysh TVSH 20 %.
    Pastaj mos llogarit pensionistët dhe ato me ndihmë ekonomike i thënçin, seç bëhet. Kjo është llahtari e llaktarisur!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?