Një grua është gjetur e mbytur në liqenin e Butrintit ditën e sotme.
70 vjeçarja Vasiliqi Babi ishte kultivuese midhjesh dhe dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht. Ajo u gjet në vendin e quajtur Manastiri Ksamil.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 16.06.2022, rreth orës 14:17, në vendin e quajtur “Manastiri”, Ksamil, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Butrintit, shtetasja V. B., rreth 70 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e punës.
o.j/dita