Një 38-vjeçar nga Letonia është gjetur i pajetë ditën e sotme në një banesë në qytetin e Shkodrës. Bëhet me dije se 38-vjeçari është gjetur pa shenja jete nga shoku i tij, shtetasi me inicialet E.T me rezidencë në Britaninë e Madhe.
Ai po qëndronte në një banesë në lagjen “Gjuhadol” të Shkodrës, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
p.c. / dita
