Policia e Tiranës ka zbardhur grabitjen e një automjeti tip “Range Rover”, nga parkingu i aeroportit “Nënë Tereza” më 7 Qershor.
Mjeti, i cili ishte në pronësi të shtetasit Ç. A., është gjetur pas 5 ditësh në garazhdin e një pallati në “Astir”, teksa janë shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar. Sipas uniformave blu, bëhet fjalë për shtetasi E. M., 36 vjeç dhe B. H., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Autoritet bëjnë me dije se pas grabitjes së “Range Rover-it”, autorët kanë përdorur pajisje të ndryshme për bllokimin e GPS-së së automjetit.
“Range Rover” është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe po ashtu edhe pajisjet e përdorura për bllokimin e GPS-së së automjetit dhe sende të tjera të përdorura për hapjen.
Policia njofton se vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj vjedhjeve. Ka dyshime se ky mjet edhe mund të përdorej për ngjarje kriminale të rënda, siç janë konstatuar precedentë të ngjashëm me makina luksoze që japin dhe garancinë e moslënies së punës përgjysmë dhe kanë cilësi të mira teknike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
