Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec.
Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në ujërat e liqenit nga kalimtarët.
Paraprakisht, dyshohet se gruaja mund të jetë vetëmbytur.
Policia në vendngjarje ka nisur punën për identifikimin e viktimës.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, në liqenin e Pogradecit, është gjetur dyshohet e vetëmbytur shtetasja B. A., 81 vjeçe, banuese në Pogradec. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas të dhënave të para dhe deklarimeve të marra familjarëve të saj, rezulton se 81-vjeçarja, vuante nga sëmundja e sklerozës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
j.l./ dita
