Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjenerali amerikan: E vështirë që Ukraina ta fitojë luftën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjenerali amerikan: E vështirë që Ukraina ta fitojë luftën
AktualitetBote

Gjenerali amerikan: E vështirë që Ukraina ta fitojë luftën

Published: November 17, 2022
Shpërndaje

Dy ditë pas bombardimeve më intensive që prej fillimit të luftës, sulme të reja u raportuan në Ukrainë. Një impiant gazi dhe një fabrikë e prodhimit të raketave në Dnipro ishin mes shënjestrave të fundit. Një zjarr i madh përfshiu fabrikën, duke lënë të plagosur 14 persona.

Në Zaporizhia, raketat qëlluan godina banimi duke i marrë jetën të paktën 4 qytetarëve. 70 predha ranë mbi Nikopol duke shkatërruar infrastrukturën e duke lënë pa energji e ujë mijëra banorë. Në shënjestër u vunë edhe rajonet Odesës dhe Kharkivit, me sirenat e alarmit që ranë edhe në kryeqytetin Kiev.

Pas disfatave të vazhdueshme në fushëbetejë, Moska po e përqendron fushatën e agresionit tek infrastruktura kritike. Në një deklaratë, gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley, tha se pavarësisht zmbrapsjes së Moskës nga disa territore, ka pak gjasë për një fitore të afërt të Ukrainës.

- Publicitet -

“Objektivi ushtarak i Ukrainës për ta dëbuar plotësisht Rusinë nga Ukraina, përfshirë edhe Krimenë, është i vështirë të arrihet dhe nuk pritet të ndodhë në të ardhmen e afërt”, tha ai.

Gjenerali pranon megjithatë, se mund të ketë një zgjidhje politike në tryezën e negociatave, me Rusinë që mund të merrte vendimin për t’u tërhequr. Volodymyr Zelensky ka paraqitur një plan me 10 pika për paqen me Rusinë, që parashikon ndër të tjera tërheqjen e plotë të trupave pushtuese. Por Kremlini i cilëson kushtet të papranueshme dhe në një deklaratë të enjten, theksoi se Uashingtoni është në gjendje të ushtrojë ndikimin e vet te Kievi duke e bërë më fleksibël.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Lali fiku says:
    November 17, 2022 at 8:50 pm

    Ja me ne fundi nje Gjeneral realist qe nuk ndikohet nga politika per te thene “fake news” si shume lango te tjere, eshte e hidhur por eshte e vertete.

    Reply
  • demo says:
    November 17, 2022 at 9:04 pm

    Sinjalet i dhate qe me ca pijanece shamataxhij ne Mitrovicen e Veriut,qe trupat e NATOs duhet ti kishin treguar vendin,,pa te beje shtet Kosova.Edhe tani po terhiqeni nga Ndihma per Ukrainen.Po u terhoqet ju,po e late ne balte Ukrainen nuk ka asnje shans per terheqje te agresoreve ruse.

    Reply
  • mali says:
    November 17, 2022 at 9:27 pm

    Deri sa te mbaroje kjo zallahi ,te gjithe dalin te fituar pervec atyre qe u vrane dhe mbeten cyrke,invalide.Boshatisen magazinat qe nga lufta e dyte boterore dhe provuan efikasitetin e armeve te reja.Del rezultati qe dronet jane e ardhmja e luftes ajrore.Aeroplanet dalin jashte loje edhe nga kostoja shume e larte.Prodhohen mjete anti ajore qe tu pergjigjen 200 drone ne nje sulm te vetem,si ne filmat fantastiko-shkencore me drone.Sido qofte nje parim i luftes nuk ndryshon:Vendi quhet i pushtuar kur shkel kemba e ushtarit.

    Reply
  • Andis says:
    November 18, 2022 at 1:31 am

    Dy komente te ndryshme nga I njejti gjeneral ne me pak se nje muaj. Cilit koment duhet ti besojme?

    Reply
  • Asd says:
    November 18, 2022 at 7:12 am

    Ukrainasit nuk e mendojne keshtu. Koha do te tregoje nese gjenerali parashikoi drejte!!

    Reply
  • xy says:
    November 18, 2022 at 7:17 am

    nuk ka luftë.
    është thjesht shpikje e imperializmit për të rritur çmimet me alla krizën ububu që imperialistët të.dalin me fitime marramendëse

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rimbushen vaskat e ujërave termale në Bënjë, Kumbaro: Jemi në fazë testimi
  • Pas studentëve të Akademisë së Sigurisë, alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët
  • Pak ditë pas largimit nga PS, ‘Neomalësorja’ denoncon: Lumi i Currajve po cenohet nga betonizimi
  • Përse na lodh vapa? Ekspertët shpjegojnë fenomenin që ka prekur gjithë Europën
  • Aksioni në burgun e Fierit, telefoni që u gjet jashtë qelisë i dërgohet SPAK-ut

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Dordolecët e Propagandës
  2. Igor on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. Fjalë me vend on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  4. demo on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  5. Lexuesi on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?