Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjermanët nuk duan të udhëheqin ushtarakisht në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjermanët nuk duan të udhëheqin ushtarakisht në Europë
AktualitetBote

Gjermanët nuk duan të udhëheqin ushtarakisht në Europë

Published: October 19, 2022
Shpërndaje

Shumica e gjermanëve e refuzojnë rolin udhëheqës ushtarak të Gjermanisë në Europë. Përveç kësaj, shumë kanë frikë se lufta ruse kundër Ukrainës do të përhapet edhe në vendet e NATO-s.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha para pak kohësh se Gjermania ishte e detyruar të luante një rol udhëheqës global, duke përfshirë sferën ushtarake, dhe se tani nuk duhet të ketë frikë nga përgjegjësia. Por, sipas një studimi të Fondacionit Fritz Körber, shumica dërrmuese e gjermanëve nuk e duan këtë rol udhëheqës të Gjermanisë në planin ushtarak.

Sipas sondazhit të “The Berlin Pulse” i bërë me porosi nga Fondacioni Körber, një fondacion ky i korporatës Körber AG, 60 për qind e të anketuarve i mbështesin përpjekjet aktuale të qeverisë për të forcuar ushtrinë gjermane. Por dy ndër tre, përkatësisht 68 përqind, refuzojnë një rol udhëheqës ushtarak të Gjermanisë në Evropë.

- Publicitet -

Pavarësisht situatës së ndryshuar botërore, rreth 52 për qind e të anketuarve ende dëshirojnë që Gjermania të jetë më e rezervuar në arenën ndërkombëtare. Ata preferojnë angazhimin diplomatik. Kjo përkon me trendin e fundit ARD-Gjermani, sipas të cilit shumica e gjermanëve mbështesin përpjekje më të mëdha diplomatike nga qeveria federale për t’i dhënë fund luftës.

Marrëdhëniet transatlantike në plan të parë

Një ndryshim në krahasim me anketimet e mëparshme vihet re në marrëdhëniet me SHBA. 81 për qind e të anketuarve i shohin SHBA si një partner për mbrojtjen e Europës. Kjo është një përqindje  shumë më e lartë se një vit më parë.

Perceptimi i Rusisë nga ana tjetër, është përkeqësuar dukshëm – dhe në vazhdimësi vitet e fundit. Sipas studimit kthesa e vërtetë në perceptimin ndaj Rusisë erdhi qysh në momentin kur Gjermania mësoi për helmimin e kundërshtarit të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe nga koha e protestave masive në Bjellorusi në vitin 2020, disa kohë para se Putini të sulmonte Ukrainën.

Rrezik nga Rusia

Interesant në sondazh është fakti që 75 përqind e të anketuarve ende shohin pak ose aspak kërcënim ushtarak të Gjermanisë nga ana e Rusisë. Megjithatë ata janë të frikësuar nga përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia në luftën e Ukrainës dhe nga një zgjerim i konfliktit në vendet të tjera të Europës Lindore: Më shumë se dy të tretat, përkatësisht 69 përqind e të anketuarve, janë të shqetësuar se Putini mund të përdorë armë bërthamore. 80 përqind e të anketuarve janë të shqetësuar se lufta mund të përfshijë edhe vendet Baltike ose Poloninë.

Studimi “Pulsi i Berlinit” trajton çështjet më urgjente aktuale të politikës së jashtme dhe të sigurisë nga këndvështrime të ndryshme. Një komponent qendror është një sondazh aktual i opinionit mbi pozicionet e politikës së jashtme të gjermanëve. Për anketën përfaqësuese, Kantar Public anketoi 1088 persona që banojnë në Gjermani, nga mosha 18 vjeç e lart. Anketimet u bënë në periudhën midis 2 dhe 11 gusht 2022./DW

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • xy says:
    October 19, 2022 at 6:17 pm

    faktikisht edhe pas rënies së nazizmit në Gjermani, Vermahti i financuar nga SHBA vazhdoi riarmatimin në kundërshtim me traktatet e paqes njëlloj siç i theu hitleri traktatet e paqes të versajës

    Reply
  • xy says:
    October 19, 2022 at 6:17 pm

    faktikisht edhe pas rënies së nazizmit në Gjermani, Vermahti i financuar nga SHBA vazhdoi riarmatimin në kundërshtim me traktatet e paqes njëlloj siç i theu hitleri traktatet e paqes të versajës.

    Reply
  • ¿? says:
    October 19, 2022 at 6:27 pm

    O xy, ?+, pordhetar dhe “enver hoxha t’u qifte bytha”. E para ushtria Gjermane ne kohen qe flet ti nuk quhej Vermahti, por Bundesveri. Pastaj c’te preu ty se kush dhe si e financoi ushtrine gjermane, ti per vete ishe i sigurte nen mbrojtjen heroike te ushtrise se mrekullueshme shqiptare qe vinte era pordhe dhe boje kepucesh, ushtri e pathyeshme e te gjithe popullit ushtar qe ushqehej me tallona dhe qe nuk i mjaftonin nevojtoret e reparteve ushtarake po ngriti nevojtore prej betoni ne gjithe teritorin e Shqiperise. A e di qe je bere si mize kali e bezdiseshme?

    Reply
  • demo says:
    October 19, 2022 at 7:21 pm

    Sa te mendohet i mencuri,,budalla e beri HATANE,.Gjeneralet Romake,qe ishin mjeshtrat e luftes,porosisnin ushtaret,,Po filloi lufta mos u mendo gjate,,vetem godit pa meshire.
    Ju kujtohet si kercenonte Sadami sikur do bente namin,po kur nisi stuhia Amerikane ne shkretetire,vajti u fut ne vrime te miut.

    Reply
  • xy says:
    October 20, 2022 at 6:21 am

    o ¿? pse bëhesh trap?
    apo të pëlqen?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?