Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjermanët po udhëtojnë shumë, por ku?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gjermanët po udhëtojnë shumë, por ku?
Lajmi i fundit

Gjermanët po udhëtojnë shumë, por ku?

Published: August 26, 2026
Shpërndaje

Nga Bahri Cani

Më pak udhëtime në distanca të gjata, më shumë udhëtime brenda Gjermanisë. Të dhënat aktuale tregojnë se si po ndryshojnë zakonet e turistëve gjermanë. Po Shqipëria?

Në vitin 2025, qytetarët gjermanë bënë më pak udhëtime shumëditore sesa një vit më parë. Para së gjithash, numri i udhëtimeve jashtë vendit ka rënë. Në të njëjtën kohë, numri i udhëtimeve (me të paktën një natë qëndrim) brenda Gjermanisë u rrit. Këto janë, shkurt, të dhënat më të rëndësishme nga analiza e publikuar nga Zyra Federale e Statistikave.

- Publicitet -

Në vitin 2025, numri i udhëtimeve shumëditore (brenda vendit dhe ato ndërkombëtare) ra me 1.1 për qind krahasuar me vitin 2024 në një total prej 274 milionë.

Statistikanët theksojnë se gjermanët nuk kanë udhëtuar kurrë kaq shumë brenda vendit të tyre sa në vitin 2025. Konkretisht, numri i udhëtimeve shumëditore “vendase” u rrit me 3.9% vitin e kaluar – në një rekord prej 169 milionësh. Kjo është rreth pesë për qind më shumë udhëtime sesa në vitet para pandemisë së koronavirusit.

Turizmi në Kiel

Rënia e udhëtimeve jashtë vendit

Në të njëjtën kohë, numri i udhëtimeve jashtë vendit ra ndjeshëm në vitin 2025: deri në 8.3 për qind krahasuar me vitin 2024. Një total prej 105 milionë udhëtimesh të huaja u regjistruan vitin e kaluar. Pavarësisht kësaj rënieje të numrit të udhëtimeve vitin e kaluar, numri i udhëtimeve nga qytetarët gjermanë në vende të tjera është ende (me 5.4%) dukshëm më i lartë se para pandemisë.

Cila është arsyeja e rritjes së numrit të udhëtimeve vendase? Statistikantët gjermanë tregojnë se udhëtimet e biznesit janë kryesisht përgjegjëse për këtë. Në vitin 2025, numri i tyre u rrit me 10.5% (në një total prej 41 milionësh) krahasuar me një vit më parë. Kjo arriti nivelin e udhëtimeve zyrtare nga koha para pandemisë. Numri i udhëtimeve private turistike në Gjermani gjithashtu ra – me 2.9 për qind (në rreth 233 milionë) krahasuar me vitin 2024.

Më pak fluturime, më shumë udhëtime me makinë dhe tren

Në analizën e saj, Zyra Federale e Statistikave nxjerr një tjetër përfundim të rëndësishëm: koha mesatare e kaluar në rrugë është shkurtuar ndjeshëm. U regjistruan dukshëm më shumë udhëtime më të shkurtra, ndërsa numri i udhëtimeve më të gjata se katër ditë u ul.

Por cilat mjete transporti gjermanët përdorin më shpesh për udhëtime? Në statistika theksohet fakti se gjithnjë e më pak njerëz fluturojnë. Në vitin 2025, qytetarët gjermanë ndërmorën katër milionë fluturime më pak se në vitin 2024. Kjo do të thotë se numri i udhëtimeve ajrore ishte edhe më i ulët se para pandemisë.

Deti dhe dielli mbeten shumë të preferuara Fotografi: Cesar Manso/AFP

 

Numri i udhëtimeve me tren është rritur pak. Por gjermanët përdorin shpesh edhe makinat për udhëtime shumëditore. Me makina janë bërë në vitin 2025 rreth 60.2 për qind e të gjitha udhëtimeve. Pjesa e trafikut hekurudhor ishte 19.2%, ndërsa ajo me aeroplanë ishte 15.2%. Autobusët turistikë kanë një rol relativisht të vogël në bilancin e përgjithshëm – me një pjesë prej vetëm 2.7 për qind të udhëtimeve.

Në cilat vende preferojnë të udhëtojnë gjermanët?

Destinacioni më i popullarizuar i huaj për udhëtarët gjermanë është ende Italia, njoftoi Zyra Federale e Statistikave. Atje kanë udhëtuar 12.4 për qind e udhëtarëve jashtë vendit. Austria u rendit në vendin e dytë në vitin 2025 (11.1%), ndërsa Spanjanë të tretin (10.9%). Pas tyre janë Franca (8.3%) dhe Holanda (7.7%).

Në këto statistika nuk përmendet Shqipëria si një prej vendeve më të preferuara për turistët gjermanë.

 Deutsche Welle

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?
  • Krimi i organizuar në turizëm
  • Gjermanët po udhëtojnë shumë, por ku?
  • Indiani hyn për të vjedhur një banesë në Kombinat, arrestohet majë çatisë
  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA

Komentet e Fundit

  1. One11 on Krimi i organizuar në turizëm
  2. TIRONA on Krimi i organizuar në turizëm
  3. Vlora 97 on Krimi i organizuar në turizëm
  4. Miri90 on Krimi i organizuar në turizëm
  5. Sarandiot on Krimi i organizuar në turizëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?