Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjermania arrin marrëveshje me Slloveninë për t’i dërguar tanke Ukrainës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjermania arrin marrëveshje me Slloveninë për t’i dërguar tanke Ukrainës
AktualitetBote

Gjermania arrin marrëveshje me Slloveninë për t’i dërguar tanke Ukrainës

Published: September 20, 2022
Shpërndaje

Gjermania dhe Sllovenia kanë arritur marrëveshje, sipas së cilës, Sllovenia do t’i dërgojë 28 tanke të dizajnit sovjetik Ukrainës dhe në këmbim do të marrë 40 kamionë modernë ushtarakë nga Gjermania.

Kështu bëri të ditur më 20 shtator Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë. Megjithatë, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, nuk ka bërë të ditur se kur do t’i dorëzohen tanket Ukrainës.

Marrëveshja parasheh që Sllovenia të dërgojë 28 tanke të llojit M-55S dhe të marrë nga Gjermania 40 kamionë ushtarakë, përfshirë pesë cisterna.

- Publicitet -

Gjermania ka promovuar marrëveshje të tilla, sipas të cilave, aleatët lindorë të NATO-s i dorëzojnë Kievit pajisje të epokës sovjetike dhe në këmbim marrin pajisje moderne nga Gjermania.

Marrëveshje të ngjashme më herët janë arritur me Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Greqinë.

Berlini ka argumentuar se kjo është një mënyrë efikase për t’i dërguar Ukrainës pajisje ushtarake me të cilat ushtria e saj është e familjarizuar.

Gjermania deri më tani ka kundërshtuar që Ukraina të furnizohet me tanke të dizajnuara në Perëndim, duke argumentuar se as aleatët e tjerë nuk kanë bërë diçka të tillë. Megjithatë, ka presion nga opozita gjermane që kancelari gjerman, Olaf Scholz, të ndryshojë qëndrim për këtë çështje.

Qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, shtetet perëndimore vazhdimisht po dërgojnë pajisje ushtarake dhe municion në Kiev, me qëllim që forcat ukrainase të mund të mbrojnë veten nga pushtimi.

Së fundmi, Ukraina ka nisur një kundërofensivë në rajonin e Harkivit dhe raportohet se deri më tani ka arritur që të largojë trupat ruse nga pothuajse tërë territori i këtij rajoni./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?