Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjiknuri në Forumin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor: “BE të financojë më shumë për infrastrukturën energjitike në rajon; Shqipëria mbrojti konsumatorët familjarë nga çmimi”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gjiknuri në Forumin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor: “BE të financojë më shumë për infrastrukturën energjitike në rajon; Shqipëria mbrojti konsumatorët familjarë nga çmimi”
Lajmi i fundit

Gjiknuri në Forumin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor: “BE të financojë më shumë për infrastrukturën energjitike në rajon; Shqipëria mbrojti konsumatorët familjarë nga çmimi”

Published: November 22, 2022
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri mori pjesë në Forumin Socio – Ekologjik, i pari forum i nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor.

Gjiknuri ishte pjesë e panelit të diskutimit me temë “Një transformim i drejtë për një Europë të vetëmjaftueshme me energji”, bashkë me Presidentin e Fonadcionit “Friedrich-Ebert-Stiftung”, z.Martin Schulz; kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti; kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski; ish-Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, znj. Ann Linde dhe eksperten e energjisë, znj. Hristina Spasevska.

Në fjalën e tij, Gjiknuri nënvizoi se dryshimet klimaterike janë një faktor i rëndësishëm dhe shtroi nevojën për një integrim më të mirë mes vendeve të ndryshme të Ballkanit dhe në sektorin energjitik. “Diversifikimi i burimeve të energjisë mendoj se duhet të jetë politika kryesore e shumë vendeve të Europës, përfshirë këtu dhe Rajonin tonë, si një i tërë. Rajoni ynë ka një avantazh të madh, që ka shumëllojshmëri burimesh, të cilat ne si Ballkan Perëndimor mund t’i kombinojmë dhe të shëndërrohemi në një vend relativisht tërheqës për investimet e huaja për të rritur kapacitetet prodhuese. Shqipëria ka avantazhet e veta, Kosova ka avantazhet e veta, RMV ka avantazhet e veta, pra të gjitha vendet mund të kontribuojnë me resurset e tyre, por për këtë na duhet një mekanizëm më i mirë integrimi dhe një treg i përbashkët, e mendoj se ky duhet të jetë qëllimi ynë kryesor”, tha ai.

- Publicitet -

Numri dy i socialistëve deklaroi se kriza energjitike e lidhur me agresionin rus në Ukrainë ka nxjerrë në pah, mes të tjerash, nevojën për politika të reja rregullatore në nivel europian. “Siç na tregoi dhe lufta në Ukrainë, kjo strategji nuk funksionoi, dhe arritëm në një pikë ku shumë vende europiane, përfshirë Gjermaninë, ku si pasojë e rrezikut mbi sigurinë e furnizimit me energji, qeveria gjermane u detyrua të ndërhynte dhe shtetëzonte asetet energjitike. Askush nuk e kishte menduar se do të vinte një ditë e tillë në Bashkimin Europian që qeveritë do të ndërhynin në asete që i përkasin tregut privat. Këto janë këmbanat që paralajmërojnë se prodhimi i energjisë nuk mund të trajtohet si çdo aset tjetër, dhe t’i lihet në dorë tregut. Mendoj se ky duhet të jetë qëllimi kryesor i politikave europiane dhe i atyre të ndërmarra nga çdo qeveri; mbase dhe në një bashkëpunim edhe më të gjerë”, theksoi ai.

Gjiknuri shtoi në fjalën e tij se Bashkimi Europian duhet të financojë më shumë për infrastrukturën energjitike në rajon. “Çfarë ne si Ballkan Perëndimor në bashkëpunim me Bashkimin Europian mund të bëjmë, është integrimi i sektorit të energjisë. Europa në të kaluarën është zotuar disa herë, që do të investojë në infastrukturën e energjisë dhe integrimin e sistemeve energjitike në këtë Rajon. Nëse nuk e arrijmë këtë, kjo do të përbëjë një sfidë të madhe për gjithësecilin nga vendet, të cilat janë pjesëmarrëse këtu sot, ndaj një qasje gjithëpërfshirëse, globale, është shumë e rëndësishme. Gjithashtu në rradhë të dytë, në dimensionin social, siç thashë edhe më parë, që nuk besoj se energjia duhet lënë plotësisht në dorë tregut të lirë, pasi në kohë krize, siç e kemi parë, barra i transferohet shtresave më vulnerabël”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS-së.

Numri dy i socialistëve solli shembullin e Shqipërisë që nuk ka lejuar që rritja e çmimit në tregjet ndërkombëtare të prekë konsumatorët familjarë. “Qeveritë duhet të luajnë një rol të rëndësishëm për të shmangur çfarë përmenda më sipër, siç qeveria jonë në Shqipëri ka bërë, për të ruajtur një çmim të qëndrueshëm për konsumatorët familjarë, duke e transferuar këtë barrë në buxhetin publik; Për mua ky është një vendim i duhur dhe i domosdoshëm teksa cënohet stabiliteti dhe demokracia e vendeve tona. Nëse lejojmë që çmimet e larta dhe inflacioni të godasin rëndë mbi qytetarët tanë dhe të ardhurat e tyre, kjo mund të kthehet në një krizë për demokracinë. Ruajtja e stabilitetit është thelbësore. Rritja ekonomike është shumë e rëndësishme, por pa patur stabilitet nuk ka asnjë vlerë”, deklaroi Damian Gjiknuri.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 15 korrik 2026
  • Biznesmeni 71-vjeçar vdes pas rrëzimit nga parashuta
  • E dashur Europë…
  • Mbaji shënim!
  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

Komentet e Fundit

  1. K R on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  2. Kastriot Saliaj on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  3. K R on E dashur Europë…
  4. Shqiptar on E dashur Europë…
  5. OO8 on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?