Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
Kendi i KryeredaktoritKryesore

Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Published: June 22, 2026
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

​“Një projekt zhvillimi në Shqipëri u bë brenda pak ditësh pjesë e një lufte ideologjie që nuk ka lindur në Shqipëri. Shqipëria u bë zogu, ne u gjendëm në mes të kësaj skene...” – u tha kryeministri deputetëve të tij të shtunën, pak para se sheshi poshtë zyrës së tij të mbushej për të njëzetën herë.

Një tjetër leksion i sportit të tij të vjetër, ikjes nga përgjegjësia. Këtë herë, faji  është i një konspiracioni të madh, një lufte të madhe ideologjike, ku Shqipëria është si biçim kolaterali.

- Publicitet -

“Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por prej emrit të Kushnerit dhe hijes së vjehrrit të tij…” – shtoi kryeministri, duke e vizatuar veten si viktimë të stuhive globale.

Urrejtja ndaj Donaldit, grekët, iranianët, kundra-izraelianët, algoritmi, rrjeti social, media ndërkombëtare, injoranca e njerëzve, shkrirja e akullnajave… I vetmi pa faj, është Edi, kjo viktimë e madhe rrethanash e kohëve moderne.

Nuk arrin kryeministri i shqiptarëve të shohë në këtë mobilizim të jashtëzakonshëm ndonjë shqetësim legjitim shqiptar. Çdo kritikë, vendase apo e huaj, është detyrimisht ‘e verbër’, ’emocionale’, e nxitur nga mllefi. Një si xhelozi botërore, e projektuar posaçërisht ndaj Edit tonë.

​“Të ishte për botën, Narta mund të kthehej qetësisht 10 vite më parë, kur flamingot nuk shtegtonin drejt lagunës së saj, se i priste plumbi i kafshëve të dehura me dy këmbë..” – janë fjalët e tij.

Gjeniale. Meqë disa gjahtarë vrisnin flamingo para dhjetë viteve, ne sot nuk kemi më asnjë të drejtë t’i kërkojmë kryeministër Edit llogari për betonizimin e një zone të mbrojtur, për projektet që gllabërojnë natyrën, për fatin e vetë lagunës, për pronat e rrëmbyera me falsifikime, për kriminalizimin e gjithë shoqërisë nga droga, për korrupsionin…

Këto janë të gjitha “perceptime”. Ata që i mendojnë janë “analfabetë që udhëhiqen nga histeria e rrjeteve sociale”, “romantikë naivë”,  “bullistë online”, “fashistë hajvanë”.

Në fund, kryeministri bën edhe bashkimin e madh të “armiqve”:

“Bulevardi përputhi atë arenë të frikshme me krejt armatën e urrejtësve shqiptarë… I gënjeu mendja se çadra globale e kësaj proteste do të bënte mrekullinë që nuk e bëri dot çadra lokale e protestës së Lulit tim…”

Nuk e ka me Lulzim Bashën. Po i tregon popullit protestues organin gjenital.

​Përgjigjen e mori mbrëmjen e të shtunës. Pjesëmarrja e pashoqe në bulevard ishte përplasja më e ashpër e realitetit me përrallat e tij për flamingo globale.

Ata mijëra protestues nuk janë robotë  virtualë. Janë njerëz prej mishi e gjaku. Po i dëshmojnë “të pagabueshmit” që llogaridhënien e ka detyrim. Nuk e shmang dot më, me truke gjuhësore dhe ligjërime prej filozofi të rremë.

Mund t’i etiketosh si “hajvanë” apo “fashistë” sa të duash nga kolltuku i rehatshëm i pushtetit, por ai shesh nuk  mbushet ashtu as nga marazi për Trump-in, as nga udhëzimet e “Lulit”.

Ata që zbresin në rrugë janë rini e revoltuar që refuzon t’i dorëzohet apatisë dhe diktaturës së faktit të kryer. Janë prindër të shqetësuar, pronarë të grabitur. Janë qytetarë që refuzojnë teatrin e pështirë të një kaste mediokre llogoresh false, që ditën aktron si rivale egër, natën ndan në ortakëri të plotë paranë publike.

Përballë këtij deti njerëzish, petkat e kuruara të Edit dhe Saliut duken më të ngushta e më qesharake se kurrë. Sheshi ua zhveshi kallajin, edhe ironisë bajate të njërit, edhe pozës prej shpëtimtari të tjetrit, që me atë shesh ka ende të hapur llogarinë e pashlyer të vrasjeve.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
64 Comments
  • 1sh says:
    June 20, 2026 at 2:08 pm

    Respekt pa fund per gazetaret e gazetes DITA, por a mund ta pyesni kete njeri me kater kembe, te pakket per keto 13 vjet sundími absolut, se per veç turizmit a ka resurse te tjera Shqiperia per te ritur miqenjen e popullit. (te shume vuajtur)Si psh nafta cromi bakri e tj.

    Reply
    • Rexha says:
      June 20, 2026 at 5:03 pm

      Jane vjedhur nga nafta mbi 25 miliard euro. Mbi 10 mije euro per koke banori te Shqiperise.nane vjedhur nga pushtetarët me kinezet e ruset.
      Poashtu minierat, jane vjedhur nga pushtetarët me turq, kinez e rus. Se fundmi ju dhanë nje shkjau qe pushtetarët e fshehn pas nje kompanie gjoja perëndimore…

      Reply
  • Claus says:
    June 20, 2026 at 2:11 pm

    Ja, doli si nje dordelec me 80 sklleverit e atij grupi me fytyra te vrerosura duke degjuar ujvaren e fjalive pafund duke llomotitur dhe llomotitur kunder rrjeteve sociale, algoritmeve (sa fjale e madhe per te dhe per disa b… qe shtypnin ato karrige), like-ve dhe follower-ve qe ky njeri i ka perdorur dhe shperdorur aq shume sa i ka nxjerre ujin e zi. Ka harruar ky dordeolec se ka qene ai qe u vinte per detyre tere deputeteve, ministrave e kushedi cfare qe te kishin me mijera dhe mijera follower ne rrjetet e tyre sociale? Harron ky qe na del si nje macok plak me ato syzet e kuqe dite te diele qe asnje regjisor cirku nuk i keshillon tek klounet e tij? Apo tani qe keto rrjete i jane kthyer si bumerang, na qenkan mbushur me antshqiptare dhe antiatdhetare!!!!!

    Ky dukej sot si Mussolini i shtatorit te vitit 1943 kur krijoi Salo-Republiken andej nga rajonet e Lombardise perzene dhe perndjekur nga populli italian, qe ashtu si ketij i kishin dhene vota si akujt tjeter. I mungonte vetem nje kapale e llakatosur mbi koke qe te dukej dhe me teper si ai.

    Algoritmet, rrjetet sociale, klikimet, pakenaqesia mungesa e detergjentit shtepiak na qenkan faktoret qe kane bere te ngrihen disa njerez per te dhene koncert cdo pasdite!!!!!

    Po ato koncertet e tij i paska harruar ky?

    Na doli sot, qe ne rastin me te keq nese e degjoje per here te pare duke mos e ditur jeten dhe bemat e tij, mendon se ky “filozof i madh” dale si nje piktor i deshtaur nga Akademia e Arteve ne Tirane na paska gjetur leven e Arkimedit per te mallkuar tashme rrjetet sociale, klikimet, like-et kudo dhe ngado qe dalin.

    E rropi, e shiti, i hyri me eskavator Shqiperise dhe tani na del si nje viktime nga algoritmet dhe rrjetet sociale. Dhe per karshi i rrinin Balluku dhe tere soji i hajduteve brenda dhe jashte qeverise.

    Te pakten te mos i bente konkurence Enciklikes se Papes se e dime kush eshte Papa, te na e kursente kete plagiature te shpifur mes hajduteve dhe zullumqareve te aasaj klike qe quhet akoma PS, se e njehim mire kush eshte ky snob, talles ordiner ne rinine e tij, skandaloz ne familje dhe ne bulevard, qe tani as me shume dhe as me pak eshte ktyher si mallkim i Shqiperise.

    Reply
  • Pellazg says:
    June 20, 2026 at 2:40 pm

    Fat i jone i keq. Ky eshte nje psikopat qe nuk terhiqet jo nga qe eshte trim, por ngaqe ka frike ta beje, sepse ata qe e komandojne nuk e lejojne. Eshte nje zar, asgje me teper…. Bertet, qe ti nxjerre friken vetes. Ptuuu, burr i paburre..

    Reply
    • Lil Toronto says:
      June 25, 2026 at 12:58 pm

      The best:

      Bertet, qe ti nxjerre friken vetes.

      Reply
  • 666 says:
    June 20, 2026 at 2:53 pm

    Kryeminister debil,,

    Reply
  • demo says:
    June 20, 2026 at 3:23 pm

    Tashme Reagimet e kryeministrit nuk i perkasin me Politikes,gazetarise politike,,Forumeve politike ketu dhe pertej..Jo.
    Me Edi Ramen duhet te merret Prokuroria Gjykata dhe Mjekesia Trurit,.Sa ishte nen kontrollin e Familjes,Ata e shtruan
    disa here ne Spital.Por sot nuk ka mjek,polic ,infermjer ti afrohet per examinim psikopatik. Mjeku i Hitlerit,Morelli,arrinte ta bindte pacientin te kurohej me amfetamine,po hajde te bindesh Edi Ramen! Gjendja i eshte renduar,ecja veshtiresuar,frymemarrja Azmatike,syte i zgurdullon pa kontroll,duart i dridhen,te tijve u gerrthet pa shkak,.Asnje nga admiratoret Rilindjote prane tij nuk ja thote dot,se perfundon ARMIK I POPULLIT DHE AGJENT I KOMPLOTIT BOTEROR.
    Ka para te kurohet ne Klinikat me te mira te Botes dhe askush do te merret me te,Askush do ta cenoje privatresine e tij.Por eshte Kryeminister dhe merr vendime qe vendosin Fatin e 2 miljon shqiptareve dhe Truallit ku jetojne,qe po e shet si pl;acke tregu. Ky eshte problemi me kete kryeminister,po se eshte psiko,apo eshte Gjeni,,??? Ky u befte Pikasso ne Zvicer vetem te na shporret si kryeminister padron i Shqiperise,se na mori ne qafe!

    Reply
    • Mutdhënësi says:
      June 20, 2026 at 4:24 pm

      O demo ha mut ha sa të duash, sapo na erdhi furnizimi nga diaspora .

      Reply
      • Anonymous says:
        June 21, 2026 at 12:56 pm

        Une nuk e di cfare kishte shkruar ky vlonjati qe ia kane fshire per arsye etike, por ketij me siper qe shperndan mut ketej andej duke filluar qysh me nickun e shkelqyer qe ka zgjedhur, duket se i dali e i teprojen “arsyet etike”.

        Reply
    • I lir says:
      June 20, 2026 at 5:03 pm

      Po tani qe motra italiane u perçmua nga Trump dhe prandaj u be agresive me te, cilen ane do zgjedhi te mbaje “skenderbeu” yne ?

      Reply
      • vlonjati says:
        June 21, 2026 at 8:29 am

        KOMENT I FSHIRË NGA MODERATORI PËR ARSYE ETIKE

        Reply
        • prehistoriku says:
          June 21, 2026 at 8:53 pm

          Mos i publikoni fare sum-fllaqet dumbabiste si ky

          Reply
  • Kiri says:
    June 20, 2026 at 3:49 pm

    Gazeta DITA bashke me korospondentet dhe analistet krijoni nje parti dhe delni ne zgjedhje dhe shikojeni sa ju vlene lekura sepse ne demokraci pushteti merret me vote mos harro i keta te rruges me ne krye analfabetin kole se ja vlene per kryeministrr

    Reply
  • Ben says:
    June 20, 2026 at 4:27 pm

    I ka lene pasoja Çernobili qe ne 1986 !

    Reply
    • Anonymous says:
      June 21, 2026 at 7:30 am

      Bravo

      Reply
    • Adri says:
      June 21, 2026 at 7:31 am

      Bravo

      Reply
    • Na ruajt zoti says:
      July 8, 2026 at 5:56 am

      Dita …nga fryn era
      Here komuniste…here pa drejtim

      Reply
  • Ben says:
    June 20, 2026 at 4:29 pm

    I paska Lene pasoja Çernobili ne 1986 !

    Reply
    • Kiri says:
      June 20, 2026 at 7:33 pm

      Ben me fal por nese e ke me mua kam lindur ma vone keshtu qe kujdes shkruaj mendimet tuaja sepse do marresh pergjigje sipas edukates qe ke ti OK

      Reply
  • Rilindja drejt shkatrrimit says:
    June 20, 2026 at 4:56 pm

    K<eshtu shante, kercenonte e sfidonte edhe Sala ne 97', Po kur vlonjatet rrembyen armet dhe u nisen drejt Tiranes, i mbathi koipingat dhe u be gati te arratisej, po ishte po PS qe e shpetoi me Marreveshjebn e 9 marsit…. Qendro Rame te shohesh…

    Reply
  • I lir says:
    June 20, 2026 at 5:02 pm

    Po tani qe motra italiane u perçmua nga Trump dhe prandaj u be agresive me te, cilen ane do zgjedhi te mbaje “skenderbeu” yne ?

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      June 21, 2026 at 8:59 am

      VR:
      -Tanimë që shpifja e medjeve u ligjërua nga EVROPI KURVË,do ziejë kazani i ziftit të bitumit tonë Marinzë,Pasi më parë do përpunohet jashtë e mandej do ti shitet më shtrënjtë popullit më të varfër të Europit,PASI GJYKSTAT NUK KAN KOHË TË MERREN ME NAFTË,PRONAT..POR ME PARABURGIME 65 % MË SHUMË SE NË BE.!
      ..Dhe kjo do të vazhdoj derisa SPAK të gjëjë REZART TAÇIN NË ARRATI NË NJËRËN NGA 60 VILAT E FAMILJES NON GRATA 2021.!
      -PROESTUESIT ANONIM LE TË RRINË NË BULEVARD SA TË DUANË GJER SA TË EMROJNË K.MINISTRIN,PARTINË PËR TU FUTUR NË ZGJEDHJE ME VOTË..?
      -Në 1990,Studentët dhjetorist i kërkuan takim RAMIZ ALISË DHE AI I PRITI dida herë.
      …U KRIJOI PARTINË (PD BANDË ME 64.000 KOMUNIDT E SPIUN).!
      .. U FUT NË ZGJEDHJE DHE HUMBI..
      ..I DORZOI PUSHTETIN SPIUNIT UDB 79 SB..
      ..DHE mandej IKU NË BURGUN E SALIUT..dhe më pas F.Nanon..
      -Ndërsa KËTA ANONIMËT NUK DUAN TAKIM ME K.M,PRESIDENTIN TONË TË ZGJEDHUR ME VOTË..
      ..A MOS DUAN TAKIM ME PUTININ,MIÇO GREKUN,VUÇIÇIN,ALIBININ KOSOVAR,GRUEVSKIN,etj…?
      ..PASI SULMUANË EDHE KOMISIONEREN MARTA KOS TË BE.?
      ..APO DUAN SALIUN NON GRATA QË PO U FUT SPIUN NGA TË 64.000 TË ENVERIT.?
      -A mos Shqipërinë kërkojnë ta çojnë para 1990.?
      -Fakti që çdo natë po bëjnë RIKONICION RRUGVE TË TIRANËS SE NUK I DINË MIRË,TREGON SE DITË MË TË ZEZA NA PRESIN SI NË.96,97 98,08,011..BURG..BURG..VRASJE..VRASJE..!?
      – I DASHUR POPULL:NJË L4B PO TROKETË,PASI L3B NISI NË UKRAINË & LINDJEN E MESME.!
      EL News Albania

      Reply
      • Protestusi says:
        June 21, 2026 at 9:39 am

        Si je xha Teme
        Shoket i ke ne proteste

        Reply
  • I lir says:
    June 20, 2026 at 5:11 pm

    Ju falenderoj per komentet e bukura dhe te aresyeshme. Ju dhe stafi gazetes Dita po beni nje pune te lavderueshme per t’ja çjerre masken ketij SOCIOPATI

    Reply
  • Dajti says:
    June 20, 2026 at 6:13 pm

    Ky eshte bere komplet nje psikopat. Si ka guxim te permende djalin, ish gruan, te jatin ne varr, ti marri neper goje publikisht. Ato kane jetet e tyre dhe eshte e turpshme ti pergojosh! Çpune ka grupi parlamentar me rrefimet e tij idiote per familjen e tij?
    I duket vetja i zgjuar kur thote qe eshte levizje kunder Trump jo kunder tij! Do te armiqesoje popullin shqiptar me Ameriken. Nuk i ha Amerika keto hile amatore dashakeqe. Ishte po ky budalla amator ne politike qe peshtyu kunder Trump ne 2016. Tani po e lepin me gjihen jashte!

    Reply
  • KTH S says:
    June 20, 2026 at 8:49 pm

    Analize e qarte dhe e sakte!!!

    Reply
  • Partizani says:
    June 20, 2026 at 9:54 pm

    1. “EDI RAMA O TRADHTAR JEP DOREHEQJEN SA MË PARË”!
    2. “SHQIPNIA E SHQIPTARËVE VDEKJE TRADHTARËVE”!
    3. “O ERJON O LEGEN PRITE RAMËN SE PO VJEN”!
    4. “DIASPORA ËSHTË SHQIPNIA”

    PARRULLA: “RAMA BURG – BERISHA BURG”!

    Reply
    • Right Side says:
      June 21, 2026 at 6:43 am

      Kur shkruan shqipnia pse shkruan e shqiptarëve?? Shkruaje “e shqipnarëve”.

      Reply
      • Partizani says:
        June 21, 2026 at 10:07 pm

        Padronazhist-Satrap-Maskara-I Poshtër!

        Reply
  • Propaganda mediatike says:
    June 20, 2026 at 10:19 pm

    https://www.panorama.com.al/mijera-qytetare-para-kryeministrise-aktivisti-arben-kola-do-te-rrethojme-edhe-parlamentin-dhe-ministrite-qendrojme-ketu-derisa-te-shporren/#gsc.tab=0
    __________________________

    https://www.panorama.com.al/pamjet-me-dron-nga-protesta-masive-mijera-shqiptare-nga-brenda-dhe-jashte-vendit-ne-shesh-per-largimin-e-rames-dhe-qeverise/#gsc.tab=0
    __________________________

    https://abcnews.al/protesten-e-financon-shkelzen-berisha-beqiri-protestat-qe-po-behen-e-humben-qellimin-e-vet/
    ________________________

    https://abcnews.al/ne-lufte-me-legot-logot-dhe-me-egot-editoriali-nga-sokol-balla/
    ________________________

    https://pamfleti.net/dosja/mashtruesi-non-grata-idajet-beqiri-edhe-pse-iu-hoq-licenca-vazhdon-paraqit-i257798
    _____________________________

    PËR TË KUPTUAR PSE KA DALË POPULLI NË SHESH MASIVISHT (QË KËRKON LARGIMIN E RAMËS DHE BERISHËS), DHE SI RAMA KA KAPUR OLIGARKËT DHE MEDIAN, E PO E PËRDOR ATË PËR PROPAGANDË, MJAFTON SHIKO “ABCNEWS” QË NUK PARAQET ASNJË FOTO REALE TË MIJËRA PROTESTUESVE QË ISHIN NË SHESH. NË VEND TË REALITETIT JAPIN DEKLARATATA E NJË SHARLATANI SI IDAJET BEQIRI, NJË VEGËL E RAMËS DHE RILINDJES, E PO ASHTU SHARLATANIZMAT E SOKOL BALLËS (ISH BASHKËSHORTIT TË BELINDA BALLUKUT. ÇA MJERIMI POLITIKO MEDIATIK!

    Reply
    • Kapja e medias-monopoli says:
      June 22, 2026 at 10:00 pm

      https://kohajone.com/kryesore/belind-kellici-grupi-i-devolleve-po-blen-gjithcka-tring-dhe-digitalb-kontrollohen-prej-tyre/

      Reply
    • Autokracia-si kapet media-monopoli says:
      June 22, 2026 at 10:20 pm

      NENI 62 –PLURALIZMI MEDIATIK

      Në maj 2015, deputeti Taulant Balla propozoi shfuqizimin e nenit 62 të ligjit për mediat audiovizive në Shqipëri. Ky nen vendoste kufizime mbi pronësinë e mediave (p.sh. që një individ nuk mund të kontrollonte më shumë se një përqindje të caktuar të aksioneve dhe nuk lejohej përqendrimi i tepërt i tregut mediatik), me synim mbrojtjen e pluralizmit dhe shmangien e monopoleve në media.
      Propozimi u interpretua nga shumë aktorë vendas dhe ndërkombëtarë si një hap që mund të çonte në përqendrim të pronësisë mediatike. Për këtë arsye pati reagime nga organizata ndërkombëtare si OSBE-ODIHR dhe Këshilli i Evropës, të cilat theksuan rrezikun për pluralizmin mediatik dhe rekomanduan kujdes ose ekspertizë shtesë.
      Në fakt, raportimet e asaj kohe tregojnë se u ngrit shqetësim se shfuqizimi i nenit 62 mund të dobësonte rregullat kundër monopoleve në media . OSBE dhe Këshilli i Evropës paralajmëruan për rrezik të përqendrimit të pronësisë dhe dëmtim të pluralizmit pati edhe qëndrime kritike nga ekspertë ndërkombëtarë dhe institucione europiane .
      Sa i përket vendimit gjyqësor: më vonë pati zhvillime të ndryshme ligjore dhe vendime që prekën elemente të rregullimit të pronësisë mediatike, por nuk ka një narrativë të thjeshtë “Gjykata shfuqizoi nenin 62 dhe ODIHR e kritikoi atë vendim” në mënyrë të drejtpërdrejtë si një akt të vetëm unik, më shumë bëhet fjalë për një proces politik dhe ligjor me disa faza, ku ndërhyrjet dhe reagimet ndërkombëtare lidhen kryesisht me vetë propozimin dhe ndryshimet në ligj.
      Sipas nenit 62 të ligjit nr. 97/2013 për mediat audiovizive (para shfuqizimit të tij), përcaktohej se: asnjë person fizik ose juridik nuk mund të zotërojë më shumë se 40% të kapitalit të një shoqërie aksionare që ka licencë kombëtare për transmetim audioviziv.
      Ky kufizim ishte vendosur pikërisht për të shmangur përqendrimin e pronësisë dhe për të mbrojtur pluralizmin mediatik.
      Pse u vendos pikërisht rreth 40%:
      1. Parandalimi i kontrollit de facto. Edhe pa 50% + 1 aksion, një pronar me 40% mund të jetë shumë dominues nëse pjesa tjetër e aksioneve është e shpërndarë. Por ligji synonte të vendoste një “tavan të fortë” që e bën të pamundur kontrollin formal të plotë.
      2. Shmangia e monopolit editorial. Në media audiovizive, problemi nuk është vetëm ekonomik, por edhe editorial. Një pronar i vetëm që kontrollon shumicën mund të ndikojë drejtpërdrejt në linjën editoriale. Kufiri 40% synon të krijojë domosdoshmërisht: bashkëpronësi, balancim interesash, mbikëqyrje më të shpërndarë.
      3. Praktika europiane (model “anti-concentration”). Në disa vende të Europës përdoren:
      kufij përqindjesh (30–49%), ose kufizime sipas tregut dhe audiencës.
      4. Parandalimi i kapjes politike ose ekonomike. Në kontekstin shqiptar, shqetësimi kryesor ishte që media të mos kthehej në instrument të një grupi të vetëm ekonomik ose politik.
      5. Ideja e “kontrollit efektiv”, jo vetëm aksioneve. Edhe pse 40% nuk është shumicë, në praktikë,
      në kompani me aksionarë pasivë, 40% mund të jetë kontrollues prandaj ligji synonte ta ulte rrezikun.

      Po Gjykata Kushtetuese çfarë bëri? Çështja u kundërshtua në gjykatë nga palë të ndryshme (përfshirë aktorë mediatikë). Gjykata Kushtetuese në fakt e rrëzoi kufizimin 40%, duke e konsideruar problematik në raport me lirinë ekonomike dhe konkurrencën. Pra u hoq kufizimi që vendoste 40%.Thelbi i debatit: Debati nuk ishte thjesht “40% apo 100%”, por: pluralizëm mediatik (kundër përqendrimit) vs liri ekonomike dhe investime në media.

      _________________

      Pyetjet që lindin janë: A kemi sot media të kapura? A kemi monopol mediatik? A kemi një autokraci që kontrollon mediat? A e demaskoi dhe rrëzoi protesta qytetare në shesh propagandën mediatike të Ramës?

      Reply
  • Emigranti says:
    June 21, 2026 at 2:43 am

    Jo vetem Rama por edhe Berisha, duhet te paguajne per te keqijat qe I Kane bere ketij vendi Keta maskarenje prishen uzinen ne Ballsh, ja dha privatit, nafta privatit, kromi privatit, bakerri privatit, hidrocentalet privatit tani filluan me token. Ne burg dhe pasurine e tyre popullit. Mendon se populli eshte injorant. Te dbesoj dhe te duroi shume she I ke future thiken mbas shpune, pty fare e keqe.

    Reply
  • nastradini says:
    June 21, 2026 at 5:37 am

    EDI RAMA ESHTE KOPJE E DIKTATOREVE FAMEKEQE TE HISTORISE BOTERORE

    Edhe Enveri ne grahmat e fundit te tij shihte enderra me sy hapur per Armiq te Jashtem dhe Poliagjente brenda Partise dhe Popullit, prandaj o zoti Thano fare bukur e ke shkruar kete editoriale per Diktatorin Edi Rama dhe ne kete kendveshtrim cuni injorant i Kristaqit nuk ben ndonje perjashtim te vecante historik. Ajo qe ben dallim ne EKZEMPLARIN shqyptar te diktatures enveriste ne vitin 2026 eshte se Edi Rama qe ne fillim te mandatit te tij ka punuar kunder interesit kombetar me nje mendjelehtesi te habitshme vetem per te mbajtur pushtetin e tij. Le te mos harrojme Armet Kimike te Llahtarshme te Asadit dhe protestat mbare-popullore qe solli ky vendim antikombetar i Edi Rames, vendim i cilli do te depozitonte ne Dajt dhe Elbasan mbi 600 tone Arme Kimike te Asadit, te cillat po ky manipulator dhe mashtrues injorant enverist i reklamonte me bedelet e tij ne media si “Karamele Bamiresie” nga Obama. Madje edhe sot ka PLEHRA enveriste qe vazhdojne te deklarojne se refuzimi nga rinia shqyptare per LHL e Asadit ishte nje “Gabim i Madh”. Cfare te flasesh per Bankers Petroleum, per Portin e Durresit apo menyra si i fali Melonit Gjadrin, po per Palasen e betonizuar te Samir Manes, per bregdetin e Drogaxhiut Artur Shehu, qe korruptoi edhe gjeneralin Lissi te Italise, po per Himaren e Fredi Belerit qe ja fali konkubines se vellait te tij narkotrafikant, po Butriniti dhe Kakomeja, po Velipoja dhe shengjini per te arritur te Sazani dhe Zverneci, ky Diktator i papare po shtet cdo llokme te Vatanit per interesat e xhepit te vet, ASNJE perfitim nuk ka pasur Shqypnia nga keto pseudo-intestime grabitqare, ne Xibrake kishte emeruar administrator nipin e Enverit me kimista nga Kolumbia dhe prandaj rrezultatet e braktisjes se Shqypnise nga rinia jane fatale (gazeta DITA ka publiukuar te dhena konkrete) dhe prandaj ARUBA flet vete. Edhe Hitleri i rrethuar nga te gjhitha anet ne bunkerin e tij ne Berlin nga Ushtria e Kuqe deklaronte: “Partia Nacional-Socialiste e Gjermanise eshte e pathyeshme dhe populli gjerman do te fitoje Luften Patriotike te tij kunder Armikut te Jashtem Imperialist dhe Komunist!” dhe nje ore me vone i dha dashores se tij Eva Braun te pije pilulen me arsenik dhe kur e pa qe vdiq me gulcime te medha, ja futi vetes me revolen e tij kur te gjithe bashkepuntoret ishin larguar nga bunkeri i Hitlerit, te veshur tebtil,

    prandaj:

    EDI RAMA JEPI PILULEN ME ARSENIK LINDA RAMES DHE MERR PATLLAKEN E TAULANT BALLES DHE FUTJA VETES SA ME PARE SE TE KA ARDHUR FUNDI

    ndryshe:

    Cdo vendim tjeter do te jete me i keq per ty dhe familjaret e tu.

    Reply
  • Anonymous says:
    June 21, 2026 at 6:17 am

    NJË EMIGRANT TJETËR: Mjerisht nuk munda të vij në demostratë në Tiranë se më ishte prrishur Lamburgini…por më lejoni të propozoj qeverinë e re pas Ramës: Kryeministër 1)Fatos Tarifa, 2)Kryetar i partisë socialfashiste Adrian Thano (dhe ministër i propagandës gebeliste) Ministër i punëve të jashtëme…Kola dhe Beleri së bashku! Dhe presidente patjetër Arta Dade! Një ministri t’i jipet dhe Fatos Lubonjës dhe patjetër tregëtinë dhe zhvillimi t’i drejtojë gazeta Panorama ( Hysenballiu di se si ndërtohen hotelet liksoze) dhe së fundi gazeta DITA dhe News 24 do të jenë zëdhënëse e e qeveriisë shpëtimtare jo vetëm për Zvërnecin por edhe për Sazanin dhe kryesisht do të na shpëtojnë nga imperialistët amerikanë dhe europjanë Vetëm kështu shpëtohet Shqipëria dhe do të ndërtohet …Shqipëria e re si në kohën e Duçes apo dhe të Enverit…(Ky i fundit të paktën dinte të ndërtonte bunkerë dhe kampe përqëndrimi për armiqtë e…kombit!) Prandaj propozoj një qeveri fashisto-komuniste që i shkon për shtat gazetës DITA! (Faleminderit- unë, ndonse lerg e kreva detyrën patriotike kundër Ramës!)

    Reply
    • K R says:
      June 21, 2026 at 6:46 am

      Po sum-fllaqe po

      Reply
      • Dhori says:
        June 21, 2026 at 7:33 am

        Bravo

        Reply
  • Reshit Lala says:
    June 21, 2026 at 6:25 am

    Duket politikanëve të pas 90-tës po u vjen fundi! Të gjithë dolën “më të mëdhenj” se Enver Hoxha e Skëndërbeu! Të gjithë dolën dallkaukë e intersaxhinj ndërkombëtarë! Të gjithë diktatorë të shqipërisë e sahan lëpirërs së të huajve! Tani as të huajt nuk i duan më! Shqipërinë,që donin e shkatrruan, e morën, e tjetërsuan, e bënë një vend, ku hyn derri e dosa e nuk pyet njeri! Mjerë shqiptarët në dorën e kujt çakenjëve kanë rënë! Shqiptarët kanë zbritur në fushën e betejës demokratike për të drejtat e tyre. Çfar duhet të bëjnë tjetër, që ti zgjidhin problemet e tyre në rrugë paqësore?! Shqipëria u shkatërrua dhe, askush nuk u nxrr para gjyqit! Shqiëria u shit (tokë e detë) dhe, askush nuk u nxorr para gjyqit! Ndaj shqiptarëve u ushtrua genocid dhe u dëbuan gjysma e tyre dhe, askush nuk u nxorr oara gjyqit! Pronat e shqiptarëve u vodhën nga pushtetarët e miqtë e tyre dhe askush nuk u nxorr para gjyqit? 1/3 e popullsisë sëShqipërisë (pensionistët) janë lënë në mjerim, të dënuar me pensionet e vdekjes nga agjenti Sali Berisha dhe, askush nuk pyet për ta! Ku je e ,ku shkon shqipëria jonë? Kurrë nuk të kanë fyer kaq shumë dhe, kriminelët e tu jetojnë të lirë, shkojnë jashtë në vila lluksoze,që i kanë blerë me paret e shqiptarëve!

    Reply
  • Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 PISI says:
    June 21, 2026 at 6:36 am

    PINOKU ynë ZGJEBARAK dhe PLAK i PËSHTIRË , PLAK NDYRËSIRË i PALARË , PLAK SHKËRDHATË i URRYER dhe i NEVERITSHËM që VJEDHJEN , KORRUPSIONIN dhe HAJDUTËRITË , i QUAN ZOTËSI , TRIMËRI dhe ZGJUARSI 🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮

    Reply
  • Tepelenasi says:
    June 21, 2026 at 6:59 am

    Eshte me se e drejte , qe ne kete cast kur vendi i jone I eshte afruar me shume se kurre bashkimit evropjan ata qe nuk ja duan te miren Shwiperise , qe jane kunder zhvillimit te saje, qe ju preken interesa ekonomike me zhvillimin e turizmit , kand gjetur gjuhen e perbashket per ta penguar kete vend. Nuk ishte e rastit , qe protesta filloi me protestuesit grek te sjelle me dhjetera autobuza, po merr permasa me protestues te ardhur nga Maqedonia, Mali i Zi , Vetvendosja e Albin Kurtit , mobilizimi i diaspores nga gjithe vendet e botes, a thua Kombi eshte ne rrezik?!. Pra kur vendi ka progres sic edhe doli nga raporti i fundit evropjan, kur jane shtuar shume mundesite per te arritur enderren me anetaresimin e vendit ne familjen evropjane, atehere kush eshte i interesuar per ta penguar kete enderr?!. Vec Berishes, qe kerkon destabilizim per problemet e hallet e tije familjare, kush tjeter ndihmon per te mbeshtetur kete revolucion, qe nisi me zogj e breshka dhe po perfundon me doreheqje te KM ose revolucioni kerkon kthimin e vendit ne vitin e mbrapsht te vitit 1997 ?. A ka gabime Edi Rama ?. Ka , por ne raport me cka bere dhe cpo ben per progresin e vendit, flet per nje drejtim me vizion dhe qellim te qarte , qe ja ka ndryshuar faqen vendit. Shtrohet pyetja: kush e drejton kete protest? . Pse nuk dalin cilet dhe te organizohen ne parti politike te garojne e te fitojne, ku eshte nguti , qe nuk durojne dot gjer ne zgjedhjet e ardheshme?. Ne sistemin qe jemi pushteti nuk merret as me dhune e as me revolucion , pushteti merret me vote, dhe kjo qeveri eshte votuar ne menyre masive. Pra edhe ato 850 mije votues qe ja kane besuar drejtimin e vendit kesaj qeverije janr popull, sikurse ato dhjetra mijera qe kane dale ne proteste, dhe nuk kane asnje te drejte te destabilizojne vendin sepse shkelin e neperkembin edhe te drejten e shumices derrmuese . Pra vetem me vote mund te vije ne pushtet ai , qe nuk dihet se cili eshte e qe fshihet pas te ashtuquajturit revolucion i zogjve.

    Reply
  • Anonymous says:
    June 21, 2026 at 7:54 am

    Do vinte ora. Si në një supermarket ku harbohesh me karrocën poshtë e perpjete, heq dhe shton asortimente we nga buka e gjer tek letra higjienike, po ne fund ama, do kalosh tek kasa që të bësh pagesën. Ti nxjerrësh gjërat një nga një që te kalojnë në lexuesin e kodeve me vija e numra e kuadrate qr. Cdo njeri bën udhetimin e tij “politik” në termin e gjerë filozofik të jetës. Vula i vihet në fund, kur e mbyll. Dhe ne mënyrën sesi e mbyll. Do klas dhe elegancë. Dhe zotnillek. Kam parë njerëz që i zë, shurra rrugës dhe nuk gjen ndonjë shërbim. Dallohet harbuti we hap kembet pas makine dhe shurros sikur po i bën një shërbim botës. Dallohet dhe I sjellshmi, I edukuari, pavaresisht se edukata nuk e parashikon shurrosjen rrugës. Ai shkon poshtë e fshihet, që të mos e, shohë mileti. Se ne vetvete e di që nuk po vepron mirë. Siç do thoshte një komentues dikur, “mendimi im”, KA TURP! Edvin Rama është rritur në familje intelektuale. Natyrisht që është edukuar mirë, por Turpi është diçka e brendshme. Unipersonale. Herët e vonë karakteri del jashtë, sidomos në momentet e euforisë. Kur leshohesh në protagonizem dhe të hapin rrugën. Kujton se është tendencë, modernizem apo edhe realizim personaliteti të shfaqurit I Paturp. Ramen s’e kam njohur e, as e kam parë nga afër. Me kujtohet njëherë kur erdhi në qytet për një miting zgjedhor opozitar dhe doli nfa, qyteti me një tip furgoni të zi Gmc a Suburban ku makina perpara me megafon lajmëronte të mos I afroheshe bordit të rrugës. Aty s”kishte njeri dhe unë po bëja nafte tek benzinata. Ky kishte humbur bashkine në Tiranë, por ajo skenë me la përshtypje te keqe. Shume te keqe. Si ai që hap këmbët në rrugë e shurros pas makine, jo se i vjen zor por s’do ti bëjë pis rrugen rrotave të makinës së tij. Për atë furgonin e zi, psh, u tha që ia kishte dhënë vëllai ta perdorte, Dmth fund e krye fallsitete. Perceptimi tjetër I keq ishte një foto me Berishen dhe të ndjerin Klosi, kur diskutonin veshur me pardesyte e bardha. Dmth, para revolucionit të, algoritmeve ky njeri qe pjesë aktive e revolucionit të pardesyve të bardha. Mbaj mend njëherë kur denogrinte teto Ollgen kur I duhej holli I teatrit për ta lënë me qera për lloto-bingo. Ne morinë e perfoljeve do kete padyshim shpifje dhe rruga e politikës me shpesh është e shurrosur nga plot faktorë dhe interesa, ku merret me mend që duan të rd denigrojnë dhe këtu s’po I vë faj. Biles gazetarë që publikojnë receta mjekësore dhe pasazhe nga gjyqi I ndarjes me gruan apo deshmira hipotetike atesie do I konsideroja si turp I gazetarisë. Po ajo ishte lufta politike, qe dinte të bënte Berisha dhe teveqelet e tij mediatike. Rasti e solli që Rama përsëri e tregoi veten kur bëri pazar me Ilir Metën në 2013. PS erdhi në pushtet me votat e infektuara të Metës. Kjo qe levizje personale e Rames dhe pas vetë e gëlltiten. Sepse Meta ishte faktori kryesor që kushtoi 21 janarin. Ku u vranë njerëz. Pra, Rama nuk e kish të zorshme të hynte në pazar me korrupsionin, duke qenë se Meta ishte personifikimi maksimal I Korrupsionit. E, shoh që po shkruaj gjatë, por e gjatë është lista e pa lavdishme e ngjitjes në piedestal të këtij kryetari që e mori PS parti dhe e katandisi në një tavolinë projektesh ku vizioni I tij prej tregtari ka, qenë përherë dominant. Për ta mbyllur : Çfarë kërkojnë protestuesit? Dhe për çfarë protestojnë? Kryesisht kërkojnë që duopoli politik dominant 20 vjecar(qekur Rama futi në xhep partinë socialiste) të largohet nga drejtimi politik. Dhe mund të protestosh për çfarëdo. Quaje për flamingot. Quaje për pazarin e bere enkas për familjen e, Tramp që ta kesh grurë me Trampin. Edvin Rama kujton se populli nuk arrin dot ta dallojë rrushin e zi nga rrushi I bardhë dhe loz me terma të ekonomisë kapitaliste që as Marksi nuk do arrinte ti justifikonte dot. Protestuesit e kanë më atë fotografinë e vjetër ku Edi, Sala dhe në mes i ndjeri Klosi ishin duke diskutuar në këmbë për gjëra që mesa duket nuk ua kishin shpjeguar mirë emisarët e revolucionit të pardesyve të bardha. Ngaqe vijnë prej larg, keta si Edi dhe Saliu nuk dorëzohen kollaj. Sepse rrugës mësuan me shumë truke dhe akrobaci manipolative që td mos e lëshojnë karriken. Se nuk është thjesht çështje pushteti. Janë depozita monetare, certifikata pronësie dhe biografi të dyshimta kryetarësh që s’deshëm qe në krye të mos i pranonim si mungesa të mëdha karakteri. Që në momentin e parë kur shurrosen rrugës. Pa TURP dhe qeder se loja do dilte në shesh një ditë. Dhe ne skaner do kalojne nje nga një, we nga buka we ha e deri tek letra higjenike.

    Reply
  • Dudumi says:
    June 21, 2026 at 7:54 am

    Do vinte ora. Si në një supermarket ku harbohesh me karrocën poshtë e perpjete, heq dhe shton asortimente we nga buka e gjer tek letra higjienike, po ne fund ama, do kalosh tek kasa që të bësh pagesën. Ti nxjerrësh gjërat një nga një që te kalojnë në lexuesin e kodeve me vija e numra e kuadrate qr. Cdo njeri bën udhetimin e tij “politik” në termin e gjerë filozofik të jetës. Vula i vihet në fund, kur e mbyll. Dhe ne mënyrën sesi e mbyll. Do klas dhe elegancë. Dhe zotnillek. Kam parë njerëz që i zë, shurra rrugës dhe nuk gjen ndonjë shërbim. Dallohet harbuti we hap kembet pas makine dhe shurros sikur po i bën një shërbim botës. Dallohet dhe I sjellshmi, I edukuari, pavaresisht se edukata nuk e parashikon shurrosjen rrugës. Ai shkon poshtë e fshihet, që të mos e, shohë mileti. Se ne vetvete e di që nuk po vepron mirë. Siç do thoshte një komentues dikur, “mendimi im”, KA TURP! Edvin Rama është rritur në familje intelektuale. Natyrisht që është edukuar mirë, por Turpi është diçka e brendshme. Unipersonale. Herët e vonë karakteri del jashtë, sidomos në momentet e euforisë. Kur leshohesh në protagonizem dhe të hapin rrugën. Kujton se është tendencë, modernizem apo edhe realizim personaliteti të shfaqurit I Paturp. Ramen s’e kam njohur e, as e kam parë nga afër. Me kujtohet njëherë kur erdhi në qytet për një miting zgjedhor opozitar dhe doli nfa, qyteti me një tip furgoni të zi Gmc a Suburban ku makina perpara me megafon lajmëronte të mos I afroheshe bordit të rrugës. Aty s”kishte njeri dhe unë po bëja nafte tek benzinata. Ky kishte humbur bashkine në Tiranë, por ajo skenë me la përshtypje te keqe. Shume te keqe. Si ai që hap këmbët në rrugë e shurros pas makine, jo se i vjen zor por s’do ti bëjë pis rrugen rrotave të makinës së tij. Për atë furgonin e zi, psh, u tha që ia kishte dhënë vëllai ta perdorte, Dmth fund e krye fallsitete. Perceptimi tjetër I keq ishte një foto me Berishen dhe të ndjerin Klosi, kur diskutonin veshur me pardesyte e bardha. Dmth, para revolucionit të, algoritmeve ky njeri qe pjesë aktive e revolucionit të pardesyve të bardha. Mbaj mend njëherë kur denogrinte teto Ollgen kur I duhej holli I teatrit për ta lënë me qera për lloto-bingo. Ne morinë e perfoljeve do kete padyshim shpifje dhe rruga e politikës me shpesh është e shurrosur nga plot faktorë dhe interesa, ku merret me mend që duan të rd denigrojnë dhe këtu s’po I vë faj. Biles gazetarë që publikojnë receta mjekësore dhe pasazhe nga gjyqi I ndarjes me gruan apo deshmira hipotetike atesie do I konsideroja si turp I gazetarisë. Po ajo ishte lufta politike, qe dinte të bënte Berisha dhe teveqelet e tij mediatike. Rasti e solli që Rama përsëri e tregoi veten kur bëri pazar me Ilir Metën në 2013. PS erdhi në pushtet me votat e infektuara të Metës. Kjo qe levizje personale e Rames dhe pas vetë e gëlltiten. Sepse Meta ishte faktori kryesor që kushtoi 21 janarin. Ku u vranë njerëz. Pra, Rama nuk e kish të zorshme të hynte në pazar me korrupsionin, duke qenë se Meta ishte personifikimi maksimal I Korrupsionit. E, shoh që po shkruaj gjatë, por e gjatë është lista e pa lavdishme e ngjitjes në piedestal të këtij kryetari që e mori PS parti dhe e katandisi në një tavolinë projektesh ku vizioni I tij prej tregtari ka, qenë përherë dominant. Për ta mbyllur : Çfarë kërkojnë protestuesit? Dhe për çfarë protestojnë? Kryesisht kërkojnë që duopoli politik dominant 20 vjecar(qekur Rama futi në xhep partinë socialiste) të largohet nga drejtimi politik. Dhe mund të protestosh për çfarëdo. Quaje për flamingot. Quaje për pazarin e bere enkas për familjen e, Tramp që ta kesh grurë me Trampin. Edvin Rama kujton se populli nuk arrin dot ta dallojë rrushin e zi nga rrushi I bardhë dhe loz me terma të ekonomisë kapitaliste që as Marksi nuk do arrinte ti justifikonte dot. Protestuesit e kanë më atë fotografinë e vjetër ku Edi, Sala dhe në mes i ndjeri Klosi ishin duke diskutuar në këmbë për gjëra që mesa duket nuk ua kishin shpjeguar mirë emisarët e revolucionit të pardesyve të bardha. Ngaqe vijnë prej larg, keta si Edi dhe Saliu nuk dorëzohen kollaj. Sepse rrugës mësuan me shumë truke dhe akrobaci manipolative që td mos e lëshojnë karriken. Se nuk është thjesht çështje pushteti. Janë depozita monetare, certifikata pronësie dhe biografi të dyshimta kryetarësh që s’deshëm qe në krye të mos i pranonim si mungesa të mëdha karakteri. Që në momentin e parë kur shurrosen rrugës. Pa TURP dhe qeder se loja do dilte në shesh një ditë. Dhe ne skaner do kalojne nje nga një, we nga buka we ha e deri tek letra higjenike.

    Reply
  • Anonymous says:
    June 21, 2026 at 9:33 am

    Mbreme protesta antiqeveritare u perball me dy provokime: se pari me bllokimin e rrjeteve sociale dhe se dyti me 4 njerez ne detyre qe cenuan flamurin e Izraelit ne perfaqesine e tij diplomatike.
    Dhe pyetja eshte : pse pas 3 jave protestash?
    Eshte e qarte se Kryeministri yne eshte aq i shqetesuar sa po kalon ne ekstrem, si ne regjimet autokratike ku te drejtat e qytetareve nuk perfillen.
    Cenimi i flamurit nga “kapuconet e zinj” jane “argumenti i tij” se kjo revolte e shqiptareve ka pas islamizmin radikal dhe Isis, nje narrative e shemtuar per te njollosur shqiptaret.
    Protesta 21 ditore nuk ka te beje me asnje fe e dogme, ndaj shqiptaret e kane shpallur hapur, me pankarta, meme e mesazhe se nuk jane zogjte e korbit, as viktima te iluzioneve te humbura te Stendalit, por shqiponja.

    Reply
  • ANA says:
    June 21, 2026 at 9:57 am

    Ndricimi imagjinar i nje pushteti ne renie qe nuk pranon se kjo ndodh per shkak te gabimeve te tij qe kulmuan me pengimin banal te drejtesise per te arritur tek ish zevendesja e tij dhe jo per shkak te njerezve qe ne menyre paqesore kerkojne qe drejtesia te mos pengohet per cilindo ne kete vend.Deri sot,njerezit i falen dhe i toleruan shume gabime,edhe pse dardhat dhe kumbullat qe haheshin pas shpine ishin te tyre sepse perballe kishin nje kufome politike te papershtatshme ne opozite.Prandaj,sot,ne vend te ankohet se po i behet padrejtesi nga armiq te brendshem dhe te jashtem,le t’i degjoje me mire njerezit ne shesh,,le t’i perqafoje kerkesat e tyre per nje vend me drejtesi per te gjithe dhe te siguroje qe dita e neserme do te jete ne baze te ligjit per raste te tilla kur qeveria humbet besimin e shumices,sepse vendi eshte mbi te gjithe ne dhe meriton me shume.

    Reply
  • Detari says:
    June 21, 2026 at 10:25 am

    Fajin e ka spaku qe nuk guxon ose nuk do. Rama duhet arrestuar ndryshe nuk largohet.

    Reply
  • Thash_e_S'them-e-xhiU says:
    June 21, 2026 at 12:07 pm

    Adrian Thano talent kalemxhi i mjerë.
    Adrian Thano me ato që përsërit na del hapur si një taleban i spikatur i zgjidhjeve të pamundura e utopike!
    Thano si edhe turma e protestës kuptojnë vetëm utopitë boshe dhe nuk dëshirojnë të njohin realitetit!
    Adrian Thano ky taleban integralist postEnverist proklamues j ideve të parealizueshme e të rrezikshme e si një luftëtar i thekur kundër rendit kushtetues ekzistues duhet të kuptojë e të dijë se një ditë Prokuroria mund ta hetojë Até dhe shumë torollakër analistë të tjerë të Hicit nën akuzën e Terrorizmit si atentat kundër Rendit Kushtetues !
    Prej kohësh Adrian Thano shkruan si një taleban i revoltës protestuese, me analiza ku spikatin drejtpërsëdrejti o indirekt teza terroriste antikushtetuese!
    Vallë a do e kuptojë z. Thano marrosjen sociopatie të tijën ?
    A do e kuptojë Thano se në rastin e tij dhe të tjerëve mendjeDroguaR si ai, humnera e ligjit do i dalë befas para vetes… Por do jetë vonë !!

    Reply
  • Thash_e_S'them-e-xhiU says:
    June 21, 2026 at 12:07 pm

    Adrian Thano talent kalemxhi i mjerë.
    Adrian Thano me ato që përsërit na del hapur si një taleban i spikatur i zgjidhjeve të pamundura e utopike!
    Thano si edhe turma e protestës kuptojnë vetëm utopitë boshe dhe nuk dëshirojnë të njohin realitetit!
    Adrian Thano ky taleban integralist postEnverist proklamues j ideve të parealizueshme e të rrezikshme e si një luftëtar i thekur kundër rendit kushtetues ekzistues duhet të kuptojë e të dijë se një ditë Prokuroria mund ta hetojë Até dhe shumë torollakër analistë të tjerë të Hicit nën akuzën e Terrorizmit si atentat kundër Rendit Kushtetues !
    Prej kohësh Adrian Thano shkruan si një taleban i revoltës protestuese, me analiza ku spikatin drejtpërsëdrejti o indirekt teza terroriste antikushtetuese!
    Vallë a do e kuptojë z. Thano marrosjen sociopatie të tijën ?
    A do e kuptojë Thano se në rastin e tij dhe të tjerëve mendjeDroguaR si ai, humnera e ligjit do i dalë befas para vetes… Por do jetë vonë !!
    !! Vonë.

    Reply
    • Katnari says:
      June 22, 2026 at 7:51 pm

      Po sumfllaqe po

      Reply
  • titi says:
    June 21, 2026 at 12:21 pm

    ADRIAN THANO TE LUMTE PENA ,,

    Reply
    • Thash_e_S'them-e-xhiU says:
      June 21, 2026 at 1:22 pm

      Shko ore trutharë!
      Shko ore trushterpë!

      Reply
  • % says:
    June 21, 2026 at 4:28 pm

    Shqiptarët popull i pandershëm e hajdut që bërtet Rama hajdut. …
    Sa bukuri Ka tufa/
    Sa gaz bie kafshëria/
    ……

    Reply
    • K R says:
      June 22, 2026 at 6:18 am

      Shqiptaret e treguan qe jan popull i mrekullueshem
      Po disa u pelqen vetem mendja vet
      Forca shqipe
      RROFTE SHQIPTARIA NË GJITHË BOTËN

      Reply
  • Ela says:
    June 21, 2026 at 4:28 pm

    Thash Pse svjen te na e hash

    Reply
  • labi says:
    June 21, 2026 at 6:56 pm

    Me pyeti dikush pse nuk vjen ne Shqiperi per proteste,kane ardhur shume nga jashte,po pse te shkoj,e kam lene ate vend pikerisht prej atyre problemeve qe ata dalin sot ne proteste.Kur malokuet e Salihit zbriten ne Tirane dhe grabiten tokat e mija as komshit nuk me dolen ne krah,njeri bente shtepi pa leje ne token time te trasheguar nga bab e ba gjysh,tjetri bente shtesen anash dhe siper,si une kishte me qindra e mijera te tjere,nuk doli kush te protestonte,tani dalin bijte e atyre qe me grabiten mua tokat dhe protestojne per Zvernecin e te heqin Ramen,tani del kunder qeverise e Rames dhe Arta Dade,po shkoni ne Farke te pyesni fshataret se ckane bere djemt e saj me tokat e 7051 duke ndertuar pallate e vila.Ja kan marr token fshatarit me hir e pahir,me vjen cudi si dalin disa sot e flasin sikur jeta filloj dje.Nga sa kam pare ne shqiperi protestat behen te zbresi nga kali hajduti dhe te hypi nje tjeter edhe me i forte.

    Reply
  • Emigranti says:
    June 21, 2026 at 7:13 pm

    Ne nje vend ku flitet per turizem trgon nje shtet kriminel, pastrim parash, dhe hajdut. Shqiperia eshte e bekuar nga zoti ka miniera, nafte burim hidrike, pra ka pasuri mbitokesore dhe nentokesore. Ti dhe Sala shkaterruat uznen e ballshit, naften privatit, minierat privatit, hidrocentralet privatit, token ja vodhet popullit, shaterruat uzinat dhe fabrikat. E kthyet kete vend ne shekullin e 19, vetem e vetem per tu pasuruar. drejtesia duhet tu marr pasurine te gjitheve ju dhe tu denoj per tradheti komebtare te githe

    Reply
  • vlonjati says:
    June 21, 2026 at 8:57 pm

    Ku e pa mungesen e etikes ky moderatori qe me paska fshire komentin ?!Me sa di une nuk komentoj ndonje here duke perdorur banalitete ! Vetem po qe se ju ka ardhe keq per komentin kunder mutngrenesit ! ?

    Reply
    • Vlora 97 says:
      June 22, 2026 at 6:16 am

      Po dukesh ti edhe nga kjo qe ke shkruar qe je shumë etik në fakt.
      Ke etik nga ajo e sum-fllaqeve qe mbrojn hajdutet

      Reply
  • Tirana 1967 says:
    June 23, 2026 at 5:48 pm

    PROTESTUESIT E NDERUAR, nuk jane korba dhe zogj,nuk jane algoritme,por jane SHQIPONJA,o kryeministri me karagjoz dhe llapaqen qe ka pare ndonjehere bota.

    Reply
  • Zgjohuni, duan apo s’duan mijt e kenetave, DREJTESIA DO T’BEHET says:
    June 24, 2026 at 4:40 pm

    Respekt z, Thano,
    Ne t’moralshmen e t’pa moralshmit ramamadurolubis, do t’ishte dorheqje, po kjo po vonon aq sa duket refleks i nje t’semuri mendor gje per te cilin duhet tashme te flase edhe mjeket psikjater.

    Reply
  • A gabon apo ndriçon "mbreti" lakuriq? says:
    June 26, 2026 at 12:43 pm

    NGA AFRIM KRASNIQI

    Ka një term për këtë, quhet “hubris”, – momenti kur pushteti i gjatë prodhon arrogancë, arroganca shkëputje nga realiteti, ndërsa shkëputja nga realiteti e bind sunduesin se mund t’i lejojë vetes gjithçka. Simbolik është rasti kur Kaligula shpalli synimin për ta emëruar kalin e tij konsull (senator), si shenjë dominimi, poshtërimi ndaj të tjerëve dhe treguesi se ai, i shkëputur nga realiteti, nuk ka nevojë për ligj dhe institucione, por mund të vendoste gjithçka që dëshironte.
    Edhe ne kemi pasur dhe vijojmë të kemi “Kaligulat” tonë në historinë e brishtë shtetërore. Kuajt nuk i bëmë deputetë, por ca modele të çuditshme i bëmë edhe deputetë dhe një ekspozitë me kuajt e hapëm në hyrje të kryeministrisë pikërisht në kohën kur po shkruhej kontrata milionere e arkitektit me klientin e tij. Lexojeni anglisht dhe shqip: një botim luksoz, dedikuar audiencës së huaj, me parathënie të vetë kryeministrit, d.m.th., edhe me zgjedhje të përmbajtjes dhe miratim të tij, botohet edhe kjo letër e një prej arkitektëve të oborrit për klientin, i cili fitonte zgjedhjet me sloganin “ne bëjmë shtet”.
    Ja shteti, vizioni, propozimi dhe ideja e shprehur, e përzgjedhur nga KM për tu përfshirë në libër, pa censurë, por shumë domethënëse për të kuptuar nivelin e deformimit të sistemit tonë politik dhe përfaqësues.
    Nëse Shqipëria do të kishte qeveri funksionale dhe ministra me integritet, parlament funksional dhe kontrollues ndaj ekzekutivit, institucione ligjzbatuese dhe garantuese të drejtësisë, ky do të ishte një nga rastet për shqyrtim. Nëse.

    LETRA E PLOTE:

    Letër e hapur drejtuar Edi Ramës Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

    Roterdam, 3 mars 2025
    Shkëlqesia Juaj / i dashur Edi,

    Ju lutem të më falni që po ju drejtohem në këtë formë. Ndoshta nuk më mbani mend: jemi takuar vetëm një herë dhe unë jam thjesht një ndër shumë arkitektët e huaj që aktualisht punojnë në vendin tuaj. Po ju shkruaj për të shprehur mirënjohjen time për mundësinë për të punuar në Shqipëri, si edhe admirimin tim më të gjerë për gjithçka që keni arritur që prej kohës kur u bëtë kryeministër, pak më shumë se një dekadë më parë. Nën qeverisjen tuaj, Shqipëria ka fituar pothuajse statusin e një modeli. Grupe të shumta fetare dhe etnike jetojnë së bashku në paqe; ekziston një ndarje efektive ndërmjet kishës/kishave dhe shtetit; një popullsi e re në moshë pune e mban ekonominë në këmbë; pjesëmarrja e grave në tregun e punës është e lartë dhe në rritje të vazhdueshme; Shqipëria po kërkon aktivisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe, për të mos harruar, ka një shije të shkëlqyer në arkitekturë.
    Në një botë të trazuar, Shqipëria po nis të duket si përjashtimi shpresëdhënës: pro bashkëpunimit ndërkombëtar, pro vlerave progresiste dhe, ndoshta më e rëndësishmja, pro arsyes një fanar iluminizmi përballë të gjitha gjasave. Megjithatë, qëllimi i kësaj letre shkon përtej lajkatimit. Po ju shkruaj sepse jam i shqetësuar. Në këtë moment, partia juaj po kërkon një mandat të katërt radhazi. Unë vetëm mund të shpresoj që ajo t’ia dalë. Është e vështirë të përfytyrohet një regjim i ri që do të kujdesej për arkitektët po aq mirë sa ai aktuali.
    Profesioni ynë ka qenë historikisht i varur nga patronazhi politik dhe, së fundmi, disa mendime të zymta më kanë kaluar nëpër mend. Çfarë do të ndodhë nëse socialistët nuk i fitojnë zgjedhjet? A do të marrë fund befas kjo Mekë e arkitekturës bashkëkohore? A do të shterojë papritur ky burim pune që duket i pashtershëm? A mund të ndodhë që ArchArmy të duhet t’i ulë armët me po atë shpejtësi me të cilën u mobilizua?
    Nuk e them lehtë këtë, por për ne arkitektët do të ishte më mirë që zgjedhjet e ardhshme thjesht të anuloheshin. Madje do të shkoja edhe një hap më tej duke pasur parasysh statusin e qëndrueshëm të Shqipërisë si një mbrojtëse e ndritur e arkitekturës, profesioni ynë do të përfitonte jashtëzakonisht shumë nëse vendi nuk do të zhvillonte kurrë më zgjedhje dhe nëse ju, pas mandatit tuaj të pestë radhazi si kryeministër, thjesht do të vazhdonit si president i përjetshëm -ndoshta edhe si Mbret.
    Nuk e them këtë lehtë, por për ne arkitektët do të ishte më mirë sikur zgjedhjet e ardhshme thjesht të anuloheshin. Madje do të shkoja edhe një hap më tej. Duke pasur parasysh statusin e qëndrueshëm të Shqipërisë si një mbrojtëse e ndritur e arkitekturës, profesioni ynë do të përfitonte shumë nëse vendi nuk do të kishte më zgjedhje. Dhe nëse ti, pas mandatit të pestë radhazi si kryeministër, do të vazhdoje thjesht si president i përjetshëm ndoshta edhe si mbret.
    Ngjarje të mëdha historike po zhvillohen ndërsa flasim. Autokracia po fiton me shpejtësi terren si forma përcaktuese e qeverisjes së shekullit XXI. Shpresat për një alternativë produktive po copëtohen çdo ditë. Duket se po jemi dëshmitarë të fundit të “Fundit të Historisë”. Në këtë kontekst, lutja ime është sa e thjeshtë, aq edhe e drejtpërdrejtë: në një botë autokracish, a mund të kemi një autokrat dashamirës me shije?
    _______________

    https://www.panorama.com.al/autokrat-dashamires-dhe-me-shije-president-i-perjetshem-ose-mbret-letra-e-arkitektit-holandez-ne-librin-roze-te-edi-rames-analisti-hurbis-shkeputja-nga-realiteti-e-bind-sunduesin/#gsc.tab=0

    Reply
  • fshatari.pafshat says:
    July 4, 2026 at 4:39 pm

    Foto-Fake ajo qe shoqeron shkrimin me lart, Pse i thoni Po – mashtrimit…? Te gjithe ata qe ndjekin kompionatin boteror te futbollit ne stadiumet Kanada, USA, Meksike me kapacitete rreth 60.000 spektatore, e kane fare te lehte te krahasojne gjatesine e vijes se pjesemaresve ne Bulevard me gjatesine e vijes rreth 1.2km qe krijohet nese i shtrime ne vije te drejte dhe te pandare te TRE nivelet e te KATER tribunave qe rrethojne fushen e futbollit… Po te heqim nje vije te drejte nga Kryeministria…ku i del fundi vijes 1km jo 1.2km, qe te jemi fare fare berenda hesapit ne fjale? Nuk jemi, pervec te tjerave, ne fillim vitet 1990!!!! Qe vendi tone ka halle te medha kjo situate nuk do shume mend per tu kuptuar…sikurse edhe rruga e drejte del me shkurt se sa ajo me dredha…

    Reply
  • Ç'thotë bota: gabon apo ndriçon? says:
    July 6, 2026 at 8:38 pm

    Trolli i Muajit: Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë
    6 korrik 2026

    Trolli i Ballkanit i Muajit është një individ, një grup individësh ose një media që përhap urrejtje bazuar në gjini, etni, fe ose kategori të tjera të diversitetit. Trolli i Ballkanit zgjidhet bazuar në incidentet e gjuhës së urrejtjes të identifikuara në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Tensionet politike në rritje në Shqipëri u shënuan këtë muaj, ndërsa protestat kundër korrupsionit dhe mjedisit vazhduan të tërheqin mijëra qytetarë në rrugë. Protestuesit ngritën shqetësime mbi korrupsionin, qeverisjen, vështirësitë ekonomike dhe projektet e zhvillimit të mbështetura nga qeveria, veçanërisht ato që prekin zonën e ndjeshme ndaj mjedisit të Zvërnecit dhe Lagunën e Nartës aty pranë. Organizatat e shoqërisë civile, aktivistët mjedisorë dhe një numër në rritje blogerësh, ndikuesish dhe krijuesish dixhitalë iu bashkuan fushatës, duke përdorur mediat sociale për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të mobilizuar mbështetjen publike.
    Në vend që të angazhohej me shqetësimet e protestuesve, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u përgjigj me një sërë fjalimesh publike, paraqitjesh në podkaste dhe postime në mediat sociale që vazhdimisht e zhvendosën vëmendjen nga vetë çështjet dhe drejt sulmit ndaj njerëzve që i ngritën ato. Gjatë gjithë muajit, komunikimi i tij u mbështet në tallje, fyerje, gjuhë çnjerëzore dhe sulme personale që synonin të minonin besueshmërinë dhe legjitimitetin si të protestuesve ashtu edhe të atyre që i mbështesnin ata në internet. Një nga objektivat më të qartë të retorikës së Ramës ishin influencuesit dhe blogerët që mbështetën publikisht lëvizjen mjedisore. Në vend që të adresonte akuzat për degradim mjedisor, mungesë transparence ose korrupsion rreth projekteve të propozuara të zhvillimit, Rama i portretizoi krijuesit në internet si oportunistë që shfrytëzojnë kauzat publike për përfitim personal. Ai i akuzoi ata, pa prova, se shmangnin taksat ndërsa fitonin para nga përmbajtja e tyre, duke i shpërfillur si moralisht të pandershëm në vend që të merreshin me thelbin e kritikave të tyre. Sulmet e tij u bënë veçanërisht armiqësore ndaj grave me ndikim. Rama komentoi vazhdimisht për pamjen e tyre, tallte punën e tyre dhe përdori vërejtje seksiste që kishin pak të bënin me debatin mjedisor. Referencat për fotot me bikini, trupat e grave dhe shakatë sugjestive i objektivizuan kritiket femra, duke përforcuar stereotipet mizogjine. Ai gjithashtu i tallte publikisht gratë me ndikim duke i imituar ato gjatë fjalimeve dhe duke bërë vërejtje sarkaztike në lidhje me punën e tyre promovuese, duke e shndërruar mosmarrëveshjen politike në poshtërim publik. Këto komente u shpërndanë gjerësisht përmes transmetimeve televizive, portaleve të lajmeve dhe klipeve në mediat sociale, duke e amplifikuar ndjeshëm shtrirjen e tyre.
    Në të njëjtën kohë, Rama miratoi një retorikë të ngjashme agresive ndaj pjesëmarrësve në protestat më të gjera antiqeveritare. Në vend që t’u përgjigjej shqetësimeve publike në lidhje me qeverisjen dhe korrupsionin, ai i përshkroi protestuesit si hajvanë (njerëz ose kafshë budallenj), i akuzoi ata se kishin një “mentalitet fashist” dhe i krahasoi ata me nazistët dhe lëvizjet ekstremiste si Agimi i Artë i Greqisë. Duke e paraqitur mospajtimin si të rrezikshëm, irracional dhe antidemokratik, ai i riparaqiti kundërshtarët politikë si armiq në vend të qytetarëve që ushtronin të drejtën e tyre demokratike për të protestuar. Kryeministri fajësoi gjithashtu demonstratat për dëmtimin e industrisë së turizmit të Shqipërisë dhe ekonomisë në përgjithësi, duke argumentuar se protestat kishin çuar në anulimin e rezervimeve dhe kishin dëmtuar imazhin e vendit. Në mesazhet e tij publike, ai vazhdimisht sugjeroi se protestuesit ishin manipuluar, të shtyrë nga interesa të fshehura ose të motivuar nga përfitimi personal në vend të shqetësimeve të vërteta qytetare. Në postimet në Facebook gjatë gjithë muajit, kjo narrativë u bë edhe më e theksuar, me protestuesit e përshkruar duke përdorur etiketa çnjerëzore si “zvarranikë”, “sorra”, “një racë derrash” dhe “mbeturina socio-politike”. Ai më tej pretendoi se lëvizjet e protestës u koordinuan përmes ndikimit të huaj, manipulimit dixhital dhe “algoritmeve të urrejtjes”, ndërsa veçoi individë me akuza personale dhe etiketa përçmuese. Të marra së bashku, këto deklarata zbulojnë një strategji të qëndrueshme komunikimi. Në vend që t’u përgjigjej kritikave me prova ose argumente politike, Kryeministri u përpoq vazhdimisht të delegjitimonte kritikët duke sulmuar karakterin, motivet, inteligjencën dhe identitetin e tyre. Aktivistët mjedisorë u portretizuan si kërkues vëmendjeje, ndikuesit si përfitues imoralë dhe protestuesit si ekstremistë, armiq të interesit publik dhe madje edhe kafshë. Ky model retorike është veçanërisht i dëmshëm sepse e zhvendos debatin publik larg çështjeve thelbësore si mbrojtja e mjedisit, korrupsioni, qeverisja dhe shqetësimet ekonomike, dhe e drejton drejt sulmeve personale dhe polarizimit. Përdorimi i përsëritur i gjuhës mizogjine, etiketave çnjerëzore dhe akuzave të pabazuara normalizon armiqësinë ndaj aktivistëve qytetarë dhe dekurajon pjesëmarrjen e publikut në proceset demokratike. Duke ardhur nga zyra më e lartë politike e vendit, një diskurs i tillë mbart një peshë të veçantë. Ai përforcon përçarjet shoqërore, legjitimon ngacmimin e kritikëve dhe kontribuon në një mjedis gjithnjë e më armiqësor në të cilin mospajtimi portretizohet jo si një e drejtë legjitime demokratike, por si diçka e turpshme, e rrezikshme ose thelbësisht e paligjshme.
    ___________________

    https://www.reportingdiversity.org/troll-of-the-month-edi-rama-prime-minister-of-albania/

    Reply
  • Propaganda mediatike says:
    July 9, 2026 at 8:19 am

    Nudizmi mediatik, ose oborri i Mbretit Lakuriq

    Ka një profesion që në Shqipëri po rrezikon të zëvendësojë gazetarinë: rrobaqepësia politike. Çdo mbrëmje, në studiot televizive, një repart i tërë analistësh dhe moderatorësh ulet përpara publikut me metrin në qafë, gjilpërën në dorë dhe fillon t’i qepë kostume pushtetit. Nuk ka rëndësi sa skandale shpërthejnë, sa dosje hapen, sa ministra bien, sa kryebashkiakë përfundojnë nën akuzë apo sa zyrtarë përballen me drejtësinë. Kostumi duhet të dalë patjetër elegant. Defekti nuk lejohet. Realiteti është armiku. Nëse dikur propaganda kishte nevojë për censurë, sot ajo mjaftohet me panelistë. Nuk të ndalon të shohësh. Të bind se nuk pe atë që pe. Njëri të shpjegon se korrupsioni është provë se shteti funksionon. Tjetri se përgjegjësia është individuale. Një i tretë gjen fajtor klimën politike, opozitën, rrjetet sociale ose agjentët e huaj apo algoritmin. Në fund, i vetmi që nuk mban përgjegjësi është ai që drejton orkestrën. Sa më shumë arrestime, aq më e suksesshme qeveria; sa më shumë skandale, aq më i madh progresi; sa më shumë dosje, aq më i ndritshëm vizioni. Edhe Mbreti Lakuriq do të ndihej në siklet nga ky nivel fantazie. Por erdhi një moment kur sheshi filloi të fliste. Ditë pas dite, qytetarët dolën në protestë. Dhe ndodhi diçka që regjisorët e studios nuk e kishin parashikuar: kamera e historisë ndryshoi kënd. Nuk u pa më vetëm pushteti. U pa edhe kori. Ata që për vite recitonin tekstin e ditës papritur mbetën pa skenar. Fjalët “progres”, “vizion”, “reforma”, “modernizim” tingëllonin si reklamë për një produkt që konsumatori e kishte provuar dhe e kishte kthyer mbrapsht. Ky është nudizmi mediatik. Nuk është lakuriqësia e trupit. Është lakuriqësia e ndërgjegjes profesionale. Është çasti kur gazetari nuk pyet më, por justifikon. Kur analisti nuk analizon më, por avokon. Kur studioja nuk ndriçon opinionin publik, por errëson faktet. Kur ekrani nuk pasqyron realitetin, por prodhon një realitet alternativ, ku çdo skandal është sukses dhe çdo kritikë është herezi. Gazetaria nuk është të mbash çadrën e pushtetit sa herë fillon shiu i skandaleve. Analisti nuk është rrobaqepësi i kostumeve imagjinare të qeverisë. Detyra e tyre është t’i tregojnë publikut atë që është, jo atë që pushteti dëshiron të duket. Problemi nuk është se media mund të ketë bindje. Problemi lind kur bindja vishet si objektivitet dhe propaganda prezantohet si analizë. Atëherë gazetaria nuk është më pushteti i katërt; bëhet garderobierja e pushtetit të parë. Por historia është mizore me oborrtarët. Ajo nuk kujton emrat e atyre që duartrokisnin më fort. Nuk ruan servilizmat dhe avdërimet. Ajo kujton vetëm momentin kur turma e kuptoi se mbreti ishte lakuriq dhe se, pas tij, lakuriq ishin edhe ata që kishin kaluar vite duke i hekurosur kostumin e padukshëm dhe i kanë lyer atletet e badha që “i ka dalë boja”. Sepse propaganda ka një afat skadence. Kur faktet grumbullohen më shpejt se justifikimet, kur dosjet bëhen më të rënda se editorialet dhe kur qytetarët fillojnë t’u besojnë syve më shumë se studiove, atëherë përfundon shfaqja. Fiken projektorët. Dhe nën dritën e zakonshme, zbulohet se nudizmi më i madh nuk ishte ai i mbretit. Ishte ai i oborrit mediatik që, për vite me radhë, ngatërroi profesionin me shërbimin dhe propagandën me të vërtetën. Dhe kur e vërteta del në shesh, nuk ka garderobë propagande që ta mbulojë lakuriqësinë e pushtetit.

    Reply
  • !!? says:
    July 9, 2026 at 11:53 am

    Shajeni sa të doni në komente, brrisni deri në kup të qiellit Rama në burg Berisha në burg në protestat model paqësore,

    hajdutokratët kombçfarosës Edi Rama dhe Sali Berisha janë më të zotët se i gjithë parapopulli shqipëtar i mar së bashku dhe do t’ja gjejn anën edhe protestës dhe

    parapopulli shqipëtar është i dënuar të vetshpërbëhet në kope mërgimtarësh lypsar mirqënjeje në dyert dhe rrugët e popujve të qytetruar të botës për tu asimiluar prej tyre.

    Jo vonë por nga vitet 2030 në atë që dikuar ishte vëndi i shqipëtarëve do të ngelen vetëm 500 000 vetë të dy bandave të hajdutokratëve që do të jenë skllavopronarë modernë të 2 miljon skllevërve afro aziatik që po tërhiqen në mënyrë të organizuar me shpejtësi nga vëndet e origjinës dhe që po zëvëndësojnë shqipëtarët sikurse po ndodh aktualisht në të gjithë bizneset..

    Shajini, brrisni në protesta, ata të dy do tu vjedhin, do tu rjepin e do ju përzen që të mos ken nëpër këmb farë shqipëtari sikurse kanë bër pothuaj një gjysëm shekulli dhe nuk i ka ndaluar asgjë në poshtërsit e tyre gjer më sot, një parapopull mjeran është i dënuar të zhduket nga faqja e dheut dhe në histori do të shkruhet se si 5 individë Ramiz Alia, Fatos Nano, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama arritën me poshtërsit dhe dinakrit e tyre deri në sofistikim shkencor kombçfarosëe të shtypnin dhe të shpërbënin një popull të tërë.

    Ata janë përbindsha me një makineri të mirë organizuar represive, polici, ushtri, SHISH, gestapon e patromazhistëve, medjat, miljonat e grabitura, prokurorë e gjykatës, mbështetjen e Makruanëve që nuk mund ti mposht një parapopull i paorganizuar me protestues që së shpejti

    do të futen në hullit e mëndësis ballista e komunista të viteve të luftës edhe vëllavrasëse të dytë botërore nga ata që të infiltëruar në protestë mburren me emrin Mitat të bashkpuntorëve të pushtuesve, e mëndësis së luftës së klasave të epokës së socializmit duke i bër jehonë kryengritjes së Postrribës, me kërkesën që tu meret toka e shpërndar fukarenjëve kur u shpërbën kooperativat bujqësore,dhe ti marin një grusht bejlerësh e agallarësh që u bën pronar tokash me ferman të shkrujtur turqisht për shërbimet pushtuesit osman si Osman beu i fshatit tim , ish bimbash i ushtris turke në Armeni që kur doli në pension ju dha tokë në fshatin tim si shpërblim për shtypjen brutale të kryengritjeve të armenëve.

    Jooooooo……nën brritmat Rama në burg ai në mënyrë sfiduese i vodhi për gjoja një koncert ku do këndohet edhe kënga Hajl Hitler miljonat nga djersa e mundi i fukarenjëve duke u thën troç protestuesve nuk keni ç’të më bëni, do tu rjep edhe lëkurën para se tu përzë nga shtëpit tuja sikurse përzura mbi një miljon para jush.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?