Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: GJKKO rikthen për hetim dosjen e Irena Gjokës, iu cakton SPAK-ut 20 pika hetimore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > GJKKO rikthen për hetim dosjen e Irena Gjokës, iu cakton SPAK-ut 20 pika hetimore
KronikeLajmi i fundit

GJKKO rikthen për hetim dosjen e Irena Gjokës, iu cakton SPAK-ut 20 pika hetimore

Published: May 19, 2026
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme ka rikthyer për hetim në SPAK çështjen e gjyqtares Irena Gjoka, për të cilën Prokuroria e Posaçne kishte kërkuar pushimin e çështjes, por Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën.

Kujtojmë që në kallëzimin e depozituar nga PD, pretendohej se gjyqtarja Irena Gjoka kishte falsifikuar formularët e dekriminalizimit.

Pas 10 muajsh hetim, SPAK provoi ekzistencën e dënimit grek, por nënvizoi se Gjoka nuk ka pasur dijeni për të dhe se, për shkak të kohës së kaluar, vepra është parashkruar. Me pretendimin se nuk ka kushte ligjore për vijimin e ndjekjes penale, SPAK kërkoi pushimin e hetimit.

- Publicitet -

Me vendimin e sotëm GJKKO i kërkon SPAK të vijojë hetimet duke i caktuar 20 detyra hetimore që duhet të kryejë brenda 6 muajve.

Disa nga detyrat përfshijnë:

Pyetja e kallëzuesve Berisha, Malltezi dhe Adriana Kalaja.

Marrja dhe shqyrtimi i të dhënave nga Pika Kufitare e Kufirit në Kakavijë.

Marrje e vendimit penal nga gjykata në Greqi.

Marrje e dokumenteve apo proces-verbaleve për njoftimin e dënimit.

Marrja e proces-verbaleve të ndalimit të hyrjes në kufi nga pika kufitare Greke.

Marrja e raportit të ekspertizës që ju krye pasaportës me vizë të falsifikuar të Irenës.

Marrja e prokurës nga noteri në Fier ku Irena Maneku dhe Sotiraq Gjoka kishin dhënë prokurë për avokatin Andon Konomi që ta ndiqte në autoritetet greke.

Marrja e dokumenteve nga gjykatat në Greqi ku ka ankimuar avokati me prokurë i Irenës.

Marrja e dokumenteve të ankimimit që ka kryer Irena Gjoka në Gjykatën e Athinës fillimisht.

Vendimin e gjykatës së Athinës që njofton se çështja është në Janinë.

Marrja e vendimit penal të Gjykatës së Janinës.

Marrja dhe administrimi i të gjithë formularëve që ka plotësuar nga organet e administrimit të drejtësisë (Prokurori e Përgjithshme, KLGJ, ILD…)

Marrja e të dhënave dhe formularëve të Irena Gjokës nga KLGJ (ka plotësuar formularin e dekriminalizimit edhe në 2022 kur u emërua zv. Kryetare e GJKKO Irena, jo vetëm atë të 2016 siç donte të gënjente prokurori që ta quante si veprim penal të parashkruar (falsifikim vulash e firmash që është parashkruar)

Marrja e të dhënave nga dosja hetimore që ka nisur ILD ndërkohë ndaj Irena Gjokës.

Njoftimi i Gjykatës:

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 26.03.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pushimin e çështjes penale me numër 130, të vitit 2025, për veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal”.

2. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Marinela Osmani, me vendimin e datës 19.05.2026, vendosi:

1. Kthimin e akteve që i përket procedimit penal numër 130, të vitit 2025, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për vazhdimin e hetimeve të mëtejshme, duke përcaktuar drejtimin e thellimit të tyre dhe veprimet që do të kryhen, sipas pjesës arsyetuese së këtij vendimi.

2. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kryerjen e këtyre veprimeve brenda 6 (gjashtë) muajve nga dita e njoftimit të vendimit të formës së prerë.

3. Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Prokurorit të çështjes Bledar Maksuti si dhe Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

4. Shpenzimet procedurale si dhe ato gjyqësore sikurse janë kryer.

5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    May 19, 2026 at 5:47 pm

    VR:
    -Këtë hëre GJKKO..del mbi SPAK,Pasi deri tanimë është deklaruar e kundërta,ndaj janë bërë 65 % e PARABURGIMEVE MË SHUMË SE NË BE,KREMLIN.!
    -Të gjitha detyrat që po i vendos GJKKO prekurorisë janë SIPAS OPINIONEVE TË NON GRATËS dhe militantëve,Avokatve të tij QAFËDERRA.!
    -Ndaj,derisa të jerë SALIU DHE BERISHIZMI,Jo vetëm Gjyqtarja Gjoka do të jetë NËN THERROR,POR EDHE 90 % E POPULLIT SHQIPËTAR..!
    -Kështu,SALIU DHE ARGITA VENDOSIN LIGJIN NË DREJTËSI QË NGA 1992.!
    ..PASI DOLI QË 85-90 % E MAGJISTRATVE DOLËN TË KORTUPTUAR NGA VETINGU DHE ASNJËRIT NUK JU SEKUESTRUA PASURIA MBI 350 MIL $…SIKURSE SALIU 60 VILA NË SHQIPËRI DHE EUROPË.!
    -DERISA TË DALI GJOKA E PAFAJSHME..SALIU BËHET MBRET..
    -DERI KUR PRIFTI TI NXJERI TË PAFAJSHME..GJOKËN,ERIONIN..ATA DO TA KENË BËR BURGUN.!
    -DERI KUR SPAK,GJKKO TË DALI NGA KOMA SALIU ËSHTË BËR K.MINISTËR,OTESIDENT SËDYTI.!
    FLM DITA

    Reply
  • V. K. says:
    May 19, 2026 at 6:03 pm

    Ke pikat e renditura lexohet marrja, marrja dhe më në fund prapë marrja.

    Shkurt e prerë, ASPAK-u s’ka marrë (lexo: tërhequr) absolutisht asgjë prej gjëje, pavarësisht se e ka kërkuar pushimin e çështjes. Kësaj i thonë “angazhim serioz” në punë e jo llafe.

    Reply
  • Klodian Hoxha says:
    May 19, 2026 at 6:45 pm

    Si nuk ka turp kjo gjykatë kur njeriun simbol të drejtësise qe futi brenda Sali hajdutin dhe vrasesin …po a diskutokan disa Hiçër ….faqe zezë

    Reply
  • nastradini says:
    May 19, 2026 at 7:01 pm

    KJO VERTETON TEZEN SE SPAK-U ESHTE OTURAKU I EDI RAMES, SI PROKURORIA E PUTINIT NE RUSI DHE TOIDHJO KOPJE E PROKURORISE SE KRIMINELIT TE ENVERIT, ARANIT CELA ME XHELATET E DIKTATURES STALINISTE NE SHQYPNI,

    por:

    Kriminelja Irena Gjoka eshte Kryetare e GJKKO dhe prandaj kjo Gjykate para se te denoje Kryetaren e saj per krimet e saj ne Greqi, duhet t’i kerkoje falje publike Fredi Belerit, qe e rasi ne burg me nje proces te stisur turpi dhe rezili per Drejtesine ne Shqypni me urdher direkt nga Edi Rama dhe te kerkoje shfuqizimin e zgjedhjeve ne Himare dhe detyrimisht te kerkoje nga SPAKU te kerkoje llogari nga katunari i korruptuar Altin Dumani si ish drejtues i SPAK dhe rihapjen e dosjes kriminale te bedelit enverist te Edi Rames, Arben Kraja, qe si hetues i Enverit sajoi akuza te paqena me deshmitare te reme dhe te paguar kunder Fredi Belerin, qe kishte fituar votat ne Himare, qe kishte acarruar kryeministrin gangster shqyptar, sepse ja kishte falur Himaren Olta Xhackes, qe eshte vajza e krimineles Natasha Xhacka po keshtu e denuar ne Greqi per “…trafik femijesh per organe…” me ortak Pranvera Strakoshen dhe ne kete afere kriminale ishte perfshire edhe Edi Rama, qe SPAK nuk e hetoi asnjehere si te gjitha ceshtjet e tjera te krimeve nderkombetare ku emeri i Edi Rames eshte kryeradhe: qe nga MC Gonigali, call-centar i Amant Josifit me Olsi Ramen, me Xibraken, me Portin e Durresit,

    CFARE BAJGE ENVERISTE ESHTE KY SPAK?

    Reply
  • Valbona says:
    May 19, 2026 at 7:48 pm

    Nuk luftohet kunder Malit te Shkelzenit, o budallenj!

    Reply
  • i indinjuari says:
    May 19, 2026 at 8:53 pm

    Une do bej ankimim tek Sali berisha si kriminel i regjurr, thashethemxhi modern, hajdute i felliqur dhe si nje zagar rrugesh qe historia nuk e ka gjetur me pare. Ankimimin do ta bej tek prokurori Olsi Dado dhe gjyqtari çam me pasaport e karte identiteti greke, shoku Bani me ngjyra. Kjo eshte drejtesia qe akoma nuk ja kane vene flaken po vazhdon Klodiani ne rrugen Dumanit qe e shkaterruan Shqiperine fare dhe Xhafaj qe rri si bube e vrare me reformen e tyre. Po ajo femra prokurore qe emroi Dadon dhe e firmosi ish presidenti Topja , çudi une formalishe e firmosa, thote Topja, atehere ti ke qene formal si president dhe nuk mund te beje ndonje perpjekje per tu informuar per shkollen e Dados, o bamire ? NJe bande prokuroresh dhe gjykatesish qe duhen varur ne litarin e drejtesise, po kush duhet ta beje?! Parlamenti dhe deputetet e popullit qe bejne ligjet kane pune te tjera….

    Reply
  • Ana says:
    May 20, 2026 at 7:29 am

    Nese akuza eshte vetem kjo,atehere ndjekja e gjyqtares eshte e tepruar,sepse nga njera ane,nuk eshte aq e rende qe te justifikoje shkarkimin e saj,dhe nga ana tjeter pala akuzuese dhe drejtesia e vendit fqinj jane te pabesueshme,sepse bashkepunojne me nje njeri qe eshte kapur me nje makine plot me arme dhe ne vend te ishte i denuar ka dhe post te rendesishem ne parlamentin evropian.Hipokrizia tepron nga te gjitha palet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qofsh e bekuar rinia e vëndit tim! Protestat dhe dy propozime racionale  
  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?