Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: GJKKO rrëzon ekspertizën private të vëllezërve Duka, motra e Malkos: Po më detyroni dhe mua që të lë fëmijët jetimë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > GJKKO rrëzon ekspertizën private të vëllezërve Duka, motra e Malkos: Po më detyroni dhe mua që të lë fëmijët jetimë!
AktualitetKronike

GJKKO rrëzon ekspertizën private të vëllezërve Duka, motra e Malkos: Po më detyroni dhe mua që të lë fëmijët jetimë!

Published: May 3, 2023
Shpërndaje

Avokatët e vëllezërve Leonard dhe Elis Duka, të cilët po gjykohen në mungesë, kërkuan pavlefshmërinë e akt-ekspertizës të bërë nga Prokuroria e Posaçme, për pamjet filmike që u shfaqën në GJKKO rreth 5 muaj më parë, targat e mjetit dhe personat që ishin brenda. Për të provuar këtë, avokatët kanë depozituar një ekspertizë private, përmes të cilës pretendojnë, se materialet e përcaktuara nga hetimet e SPAK, nuk çojnë në identifikimin e llojit të makinës, të targës apo të personave që ndodheshin brenda mjetit.

Kjo kërkese është kundërshtuar nga prokurori Behar Dibra, i cili pasi dëgjoi pretendimet e mbrojtjes së vëllezërve Duka, kërkoi nga Gjykata që të mos merret parasysh kjo kërkesë, duke ngritur pyetjen se mbi çfarë momenti procedural, është bërë ky akt-ekspertim privat. Kërkesa e palës mbrojtëse, u prit me tension nga familjarët e Santiago Malkos, nëna dhe motra të cilat ndjekin procesin.

Fillimisht e ëma, përveçse i kërkoi drejtësi gjykatës, pretendoi se është dëmtuar hetimi si nga pala mbrojtëse, ashtu edhe nga mbrojtësit e të akuzuarve, duke publikuar pamjet filmike e për rrjedhojë duke dëmtuar hetimin. Tonet e larta të familjares bënë që kjo e fundit të lërë sallën e gjyqit, me vendim të trupës gjykuese. Po ashtu edhe motra e viktimës iu drejtua avokatëve të palës së akuzuar. “Po më detyroni të lë jetim edhe fëmijët e mi, siç i ka lënë vëllai im, nuk mund të bëhen hetime private!”.

- Publicitet -

Në fund të seancës, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për mospranimin e akt-ekspertizës private. Në muajin janar, në Gjykatën e Posaçme u shfaqën për herë të parë pamjet filmike të kamerave të sigurisë që kanë fiksuar vrasjen e ish-policit, Malko, i cilësuar si miku i Ervis Martinaj. Ngjarja është kapur nga kamera e një lavazhi ne zonën e ‘Porcelanit’ në Tiranë, ku duket makina e atentatorëve, e cila ishte në ndjekje të Malkos që gjithashtu ishte me automjet, dhe pasi ky i fundit hap krahun qëllohet me breshëri automatiku.

Në kamerat filmike dallohen që autorët i kanë bërë fillimisht shenjë me drita për të ndaluar Malkos dhe në momentin që ai vjen, e qëllojnë me breshëri kallashnikovi nga brenda makinës. Më pas makina e ish-policit lëviz për disa sekonda për inerci dhe përplaset me disa kazanë mbeturinash.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?