Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tre ministra para mediave: Gjobë ndaj kujtdo që do bëjë këto veprime gjatë festave të fundvitit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Tre ministra para mediave: Gjobë ndaj kujtdo që do bëjë këto veprime gjatë festave të fundvitit
Kronike

Tre ministra para mediave: Gjobë ndaj kujtdo që do bëjë këto veprime gjatë festave të fundvitit

Published: November 15, 2023
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dalë në një konferencë për mediat, bashkë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ku është diskutuar për një problematikë të rëndësishme, siç është ajo e zhurmave, që vijnë nga muzika e lartë, apo edhe nga përdorimi pa kriter i mjeteve piroteknike. Gjatë konferencës u nënshkrua udhëzimi i përbashkët për nivelin kufi të zhurmës për një mjedis të dhënë dhe për fushën e veprimtarive ekonomike-shoqërore.

Balla shprehet se janë duke u përcaktuar disa kufijn të tjerë për lejimin e zhurmës, e nëse këto kufij nuk respektohen, individët dhe bizneset do të gjobiten, këto të fundit edhe mund të mbyllen përkohësisht ose përgjithmonë.

Sa i përket përdorimit të lëndëve piroteknike, siç janë fishekzjarrët, dukeqenëse jemi në prag të festave, Balla u shpreh se ka një afat 15 ditor për tregtimin e tyre që ështëë 15 dhjetor – 1 janar dhe një afat 5 ditor për përdorimin e tyre, që është 27 dhjetor – 1 janar.

- Publicitet -

“Dua të informoj publikun se kemi dakordësuar për të adresuar një shqetësim mbarë qytetar që lidhet me nivelin e zhurmës në mjediset e përbashkëta. Të gjitha këto janë çështje që vit pas viti janë munduar të adresohen, por besoj se jemi dëshmitar të faktit, që së pari Shqipëria ka përmbyllur një sezon shumë të suksesshëm me +10 milion shtetas të huaj që kanë vizituar vendin tonë.

Zhurmat nga përdorimi pa kriter i lëndëve piroteknike është një njollë e zezë për vendin tonë. Zhurmat në mjedis përpos faktit që përbën një cënim të rendit, përbën edhe shqetësim për qytatarët dhe cënon imazhin e Shqipërisë në syrin e turistëve të huaj. Policia e Shtetit është përgjegjëse për marrjen e masave dhe ruajtjen e qetësisë publike. Përmes këtij udhëzimi të përbashkët sot, përcaktojm kufirin e lejimit të zhurmës, që duhet të respektohen nga individë dhe biznese.

Duhet të zbatohet në mënyrë të prerë rregulli nga Policia e Shtetit, praktika e hedhjes së fishekzjarrëve nga persona të papërgjegjshëm. Do të ndëshkohen me gjobë kushdo dhe krahas dënimit me gjob, mund të vendoset edhe mbyllja e përkohshme ose e përhershme e veprimtarisë së biznesit. Duke qenë se jemi afër festave të fundvitit, sa i përket fishekzjarreve, kam kërkuar që Policia e Shtetit të shtojë kontrollet. Ligji ka përcaktuar një afat 15 ditor për tregtimin e materiale piroteknike, nga data 15 dhjetor deri në 1 janar dhe përdorimi i tyre në datat 27 dhjetor deri në 1 janar.

Besoj që këto festa fundviti do të jenë edhe fundi i historisë së një çmendurie kolektive, ku në një Tiranë me 1 milion banore, i bie që 3 mijë persona ta kenë ditëlindjen në të njëjtën ditë dhe mendoni sikur këta të hedhin nga një fishekzjarr në mes natës, çfarë zhurme shkaktohet”, -u shpreh Balla.

 

p.k\dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dosja “SASPAC”, Ermal Kurtulaj del nga qelia
  • Agron Shehaj “vodhi” dokumentin sekret në Kuvend, kreu i SPAK: Kemi nisur verifikimet
  • Detaje nga propozimi i PS për ‘Territorialen’, cilat janë bashkitë që shkrihen
  • I shpërthen dinamiti gjatë peshkimit, humb jetën 65-vjeçari në Himarë
  • A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirajt? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij

Komentet e Fundit

  1. Shef on Tragjedia në Shkodër, kreu i zjarrfikësve: Ky është sendi të cilin çdo familje shqiptare duhet urgjentisht ta heqë nga shtëpia
  2. Pleshti on A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirajt? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij
  3. demo on Ekstradim apo burg në Francë? Skenarët e përballjes së Beqirajt me drejtësinë, enigma e “gabimit” mbi zonën bërthamore në Francë
  4. Gazep Dapi on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës
  5. Pleshti on A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirajt? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?