Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjukanoviç nënshkruan Ligjin për president, por nuk do ta zbatojë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjukanoviç nënshkruan Ligjin për president, por nuk do ta zbatojë
AktualitetLajmi i fundit

Gjukanoviç nënshkruan Ligjin për president, por nuk do ta zbatojë

Published: December 16, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjuanoviç, ka nënshkruar ndryshimet në Ligjin për president, që më herët ishin miratuar në Parlament.

Deputetët e partisë pro-ruse Fronti Demokratik, Demokratët dhe ata të lëvizjes URA të kryeministrit në Qeverinë teknike, Dritan Abazoviç, më herët kishin miratuar ndryshimet në Ligjin për president.

Gjukanoviç njoftoi më 16 dhjetor se nënshkrimi i dekretit për Ligjin për president ishte obligim kushtetues, por obligim nuk është edhe zbatimi i këtij ligji.

- Publicitet -

“Përgjegjësia për zbatimin e këtij ligji jokushtetues bie mbi ata që e kanë miratuar. Nuk kam asnjë synim që të marr pjesë në këtë”, tha Gjukanoviç, duke sqaruar se ai nuk dëshiron të marrë pjesë në zbatimin e ligjit sepse e konsideron jokushtetues.

Sipas ligjit të dekretuar, Gjukanoviç duhet të mbajë konsultime me partitë dhe të mandatojë një kandidat të shumicës parlamentare që të formojë Qeverinë e re.

Nëse ai refuzon të mandatojë kandidatin për kryeministër, sipas ligjit të ri, shumica parlamentare do të marrë fuqitë e tij kushtetuese sa i përket nominimit për mandatarin e Qeverisë.

Më herët, edhe Gjukanoviç dhe partia e tij, Partia Demokratike Socialiste e kanë kundërshtuar këtë ligj, duke e cilësuar si “grushtshtet kushtetues”.

Rekomandimi i Komisionit të Venecias – trupit këshillues të Këshillit të Evropës – thoshte se ligji nuk duhet të miratohet sepse “ndryshon dispozitat e Kushtetutës”. Bashkimi Evropian ka kërkuar nga shumica parlamentare të pranojë mendimin e Komisionit dhe të tërhiqet nga ndryshimet kundërthënëse në këtë ligj.

Ndryshimet në ligj ishin propozuar nga Fronti Demokratik pro-rus, me qëllim që t’i japin mandatin kandidatit të tyre, Miograd Llekiç, për të formuar Qeverinë e re të Malit të Zi.

Çfarë i parapriu ndryshimeve në Ligjin për presidentin?

Pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviçit më 20 gusht, shumica parlamentare i kërkoi Gjukanoviçit që të mandatonte Miograd Llekiçin si kandidat për të formuar Qeverinë e re. Por, presidenti Gjukanoviç refuzoi pasi shumica parlamentare nuk i kishte dërguar deri në afatin e caktuar listën me nënshkrime të deputetëve që e mbështesnin këtë kandidaturë.

Shumica parlamentare beson se Gjukanoviç, me këtë veprim, ka shkelur Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese, institucioni i vetëm që mund të shqyrtojë kushtetutshmërinë e vendimeve të Gjukanoviçit, nuk ka kuorumin e mjaftueshëm për të marrë vendime që nga shtatori, për shkak se në këtë institucion janë vetëm tre gjyqtarë nga shtatë sa duhej të ishin.

Më pas, shumica parlamentare miratoi ndryshimet në Ligjin për president, që i merr fuqinë presidentit për të nominuar kandidatin për kryeministër.

Me nënshkrimin e Ligjit për president, parashikimet janë se do të krijohen kushtet për të dalë nga kriza politike, që u shkaktua nga vendimi i Gjukanoviçit për të mos i dhënë mandatin për formimin e Qeverisë partisë që fitoi zgjedhjet e vitit 2020, tha Fronti Demokratik.

Fituesit e zgjedhjeve të mbajtura në gusht të vitit 2020, Fronti Demokratik, Demokratët dhe URA, besojnë se kanë një shumicë të qëndrueshme parlamentare dhe duan që Llekiç të formojë Qeverinë e re, deri në zgjedhjet e vitit 2024.

Opozita, e udhëhequr nga partia e Gjukanoviçit, kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 17, 2022 at 3:29 am

    Milo Gjukanovic eshte I afermi politik I Edi Rames ne Mal te Zi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mamdani alarmon Trump: Netanyahun mund ta arrestojmë gjatë vizitës në OKB
  • Mbi 40 gradë Celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
  • Rikthehen bastet sportive online, qeveria plotëson kuadrin ligjor pas 2 vitesh vonesë
  • Vodhën miliona lekë të pensioneve, ish-drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës: Vetëm në muajin Maj ka frekuentuar 27 herë kazinonë
  • “As kontroll banese, as arrestim” për krerët e BSH: Pas zyrtarëve të lartë, projektligji i ri parashikon tjetër ‘kështjellë’ mbi drejtësinë

Komentet e Fundit

  1. fjala on “Një fuoristradë më preu disa herë rrugën, pasi filmova marrjen e inerteve nga Shkumbini”
  2. Aldrin on “As kontroll banese, as arrestim” për krerët e BSH: Pas zyrtarëve të lartë, projektligji i ri parashikon tjetër ‘kështjellë’ mbi drejtësinë
  3. Zgjohuni, o sot o kurre, historia duhet rishkruar on Çështja Homerike
  4. Aldrin on Vodhën miliona lekë të pensioneve, ish-drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës: Vetëm në muajin Maj ka frekuentuar 27 herë kazinonë
  5. Aldrin on Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?