Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata e Apelit në SHBA rrëzon tarifat tregtare, Trump reagon ashpër: Katastrofë totale për vendin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Gjykata e Apelit në SHBA rrëzon tarifat tregtare, Trump reagon ashpër: Katastrofë totale për vendin
BoteLajmi i fundit

Gjykata e Apelit në SHBA rrëzon tarifat tregtare, Trump reagon ashpër: Katastrofë totale për vendin

Published: August 30, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Apelit në Shtetet e Bashkuara ka shpallur të paligjshme shumicën e tarifave tregtare të vendosura nga presidenti Donald Trump gjatë mandatit të tij.

Vendimi, i miratuar me 7 vota pro dhe 4 kundër, vë në pikëpyetje legjitimitetin e përdorimit të tarifave si mjet i politikës ekonomike ndërkombëtare nga ana e presidentit.

Gjykata thekson se, megjithëse ligji i jep presidentit kompetenca për të vepruar në rast emergjencash kombëtare, këto nuk përfshijnë shprehimisht të drejtën për të vendosur tarifa apo taksa doganore. Vendimi nuk do të hyjë në fuqi para 14 tetorit, duke i dhënë kohë administratës Trump për të bërë ankim në Gjykatën e Lartë të SHBA-ve, një hap që vetë Trump e ka paralajmëruar tashmë.

- Publicitet -

Në reagimin e tij publik, Trump e ka cilësuar vendimin si “shkatërrues për vendin”, duke argumentuar se heqja e tarifave do ta bënte Amerikën më të dobët financiarisht dhe më të ekspozuar ndaj defiçitit tregtar dhe barrierave të padrejta nga vendet e tjera.

“Nëse këto tarifa do të hiqen ndonjëherë, do të ishte një katastrofë totale për vendin. Do të na bënte të dobët financiarisht dhe ne duhet të jemi të fortë. SHBA-të nuk do të tolerojnë më defiçite të mëdha tregtare dhe tarifa të padrejta e barriera jo-tarifore të vendosura nga vende të tjera, miq apo armiq, që dëmtojnë prodhuesit, fermerët dhe të gjithë të tjerët. Nëse lejohet, ky vendim do t’i shkatërrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës“, ka shkruar Trump në TruthSocial.

Ndërkohë, tensionet tregtare me Bashkimin Evropian janë rritur. Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Teresa Ribera, ka deklaruar se BE-ja nuk do të bëjë asnjë lëshim ndaj SHBA-së në fushën e rregullimit të teknologjisë dhe taksave digjitale. Ajo theksoi se kompanitë amerikane që operojnë në Evropë duhet t’i nënshtrohen të njëjtave rregulla si çdo tjetër subjekt tregtar.

Presidenti francez Emmanuel Macron reagoi ndaj kërcënimeve të Trump për vendosjen e tarifave ndaj vendeve që aplikojnë taksa digjitale, duke i quajtur ato “formë presioni” që do të kërkonin përgjigje të përbashkët nga BE-ja.

Në të njëjtën kohë, kanë hyrë në fuqi edhe tarifat e reja amerikane për pakot e vogla nën 800 dollarë, të cilat më parë përfitonin nga përjashtimi doganor. Tani, këto dërgesa do të taksohen, me përjashtim të dhuratave nën 100 dollarë. Kjo ka bërë që shumë kompani postare ndërkombëtare të pezullojnë përkohësisht dërgesat drejt SHBA-së.

Vendimi i gjykatës pritet të ketë ndikim të gjerë në tregtinë ndërkombëtare dhe marrëdhëniet ekonomike të SHBA-ve me partnerët kryesorë. Beteja ligjore sapo ka nisur dhe pritet të përshkallëzohet në muajt në vijim.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Pensionisti says:
    August 30, 2025 at 10:07 am

    Vendim i arsyetuar i gjykatave,per te mos e lene Ducen,per t’i hapur lufte tere botes,sipas urdherave te Hitlerit!Hitleri po bombardon Kivein !?Ducja kerkon cmimin nobel per paqe!?

    Reply
  • Valbona says:
    August 30, 2025 at 4:28 pm

    LE TE SHPRESOJME TEK FUQIA E KONGRESIT AMERIKAN PER TE RUAJTUR SHBA-ne si BASTION TE DEMOKRACISE BOTERORE!

    Reply
  • ¿? says:
    August 30, 2025 at 5:16 pm

    Ou, si ka mundesi? Hajde Trumpo merrja shpirtin atyre gjykatesve te korruptuar, merr shembull nga ky maniaku egocentristi qe ne Shqiptaret na i ka hedhur Perendia per Kryeminister. Ua boj nonen atyre gjykatesve, duan edhe te jene te pavarur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish

Komentet e Fundit

  1. K R on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. Right Side on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 PISI on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. Reshit Lala on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. Anonymous on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?