Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata e Lartë i cilësoi hipotetike pretendimet e KPK për pasojat që do të sillte transparenca për sponsorin privat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjykata e Lartë i cilësoi hipotetike pretendimet e KPK për pasojat që do të sillte transparenca për sponsorin privat
KronikeLajmi i fundit

Gjykata e Lartë i cilësoi hipotetike pretendimet e KPK për pasojat që do të sillte transparenca për sponsorin privat

Published: May 27, 2024
Shpërndaje

Pretendimet e Komisionit për ekzistencën e një dëmi të menjëhershëm dhe të pariparueshëm që mund të pasjellë ekzekutimi i vendimit gjyqësor i formës së prerë i Apelit Administrativ – i cili e detyron publikimin e emrit të sponsorit privat që i financoi një aktivitet luksoz në bregdet, vlerësohen nga Gjykata e Lartë si hipotetike, pa ndonjë argument ligjor.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i ka cilësuar si hipotetike parashtrimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për ardhjen e pasojave të rënda e të pariparueshme nga ekzekutimi i vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Administrativ, që e detyron të publikojë emrin e sponsorit të një aktiviteti në resortin luksoz “Marina Bay” në Vlorë, në shtator të vitit 2021.

Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës së Lartë, parashtrohet gjithë ecuria e procesit, prej paraqitjes së kërkesës për informacion që BIRN i drejtoi Komisionit lidhur me burimet e shpenzimeve të këtij aktiviteti; procesi pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale që urdhëroi vendosjen në dispozicion të kopjes së plotë të marrëveshjes së sponsorizimit; vendimarrjen e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë që i dha të drejtë KPK-së duke marrë në konsideratë pasojat financiare për këtë institucion; vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ që detyron me formë të prerë vendosjen në dispozicion të të dhënave të plota; si dhe parashtrimet e detajuara të Komisionit në kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi, që duket se janë të ngjashme me pretendimet e paraqitura në rekursin që pritet të shqyrtohet më 11 qershor.

- Publicitet -

“Kolegji konstaton se kërkuesi nuk ka paraqitur ndonjë argument ligjor në funksion të kërkesës për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit. Shkaqet e parashtruara në kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit në thelb synojnë të kundërshtojne ligjshmërinë e kësaj vendimarrje”, vlerëson Kolegji Administrativ, i kryesuar nga gjyqtari Sokol Sadushi dhe me anëtarë gjyqtarët Gentian Medja dhe Sokol Ngresi.

Ata arsyetojnë se, për caktimin nga gjykata të masave të përkohshme procedurale ligji kërkon ekzistencën e një dyshimi të arsyeshëm, se e drejta subjektive apo interesi i ligjshëm i subjektit paditës apo ankues cenohet nga veprimet apo mosveprimet e palës kundërshtare apo vendimi i gjykatës. Ata shtojnë, se kërkohet që në rrethanat e çështjes të ekzistojë një rrezik i atëçastshëm dhe i njohur për shkaktimin e një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm nëse masa e përkohshme nuk merret nga gjykata.

Sipas Gjykatës së Lartë, argumentet e parashtruara të palës kërkuese duhet të jenë konkrete dhe të referuara edhe në fakte dhe prova që vërtetojnë ekzistencën e tyre.

“Si rregull i përgjithshëm nuk janë të mjaftueshme vetëm shkaqet ligjore të përmbajtjes së rekursit për të pranuar kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë, pasi shqyrtimi në themel i rekursit ndryshon nga shqyrtimi i kërkesës për pezullim,” shprehet Gjykata e Lartë.

“Mungesa në kërkesën e paraqitur e këtyre argumenteve ligjore passjell mospranimin e kërkesës për pezullim”, vlerëson Kolegji Administrativ dhe nënvizon se vendimet gjyqësore janë të detyrueshme për t’u zbatuar.

“Lidhur me rastin konkret Kolegji evidenton se kërkuesi në mënyrë hipotetike parashtron mundësinë e ardhjes së pasojave të rënda e të pariparueshme duke lidhur qëndrimin e tij me çështje që nuk i përkasin procedurës së pezullimit të ekzekutimit të një vendimi të formës së prerë, por një faze tjetër që lidhet me bazueshmërinë në ligj të shkaqeve të rekursit”, evidenton Gjykata e Lartë dhe bazuar në këto arsyetime ka vendosur të mos pranojë kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit që e detyron KPK-në të vendosi në dispozicion kopje të plotë të dokumentit të kërkuar.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është institucion kushtetues, i krijuar në kuadër të Reformës në Drejtësi për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim final rikthimin e besimit të publikut te drejtësia.

Përgjatë mandatit të tij, qindra magjistratë kanë dhënë llogari përballë KPK-së dhe janë penalizuar me shkarkim për dhuratat apo sponsorizimet e përfituara nga personat e tretë, të cilat janë vlerësuar në dritën e konfliktit të mundshëm apo në dukje të interesit. Vetë anëtarët e KPK-së refuzojnë t’i nënshtrohen të njëjtit standard, duke mbajtur të fshehtë emrin e një sponsori që u financoi një aktivitet në vitin 2021.

“[…]Mbi ç’bazë standardi i transparencës, zbatuar tashmë gjatë procesit të vettiung-ut të gjyqtarëve në detyrë, nuk duhet zbatuar edhe për komisionerët quasi gjyqtarë?”, shtron pyetje trupi gjykues i Apelit Administrativ./BIRN

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?