Gjykata e Lartë zbardhi arsyetimin e vendimit përmes të cilit rrëzoi kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për pezullim të dënimit me burg. Ish-ministri iu drejtua kësaj gjykate në prill të këtij viti, gati 2 muaj pasi qëndronte në burg në zbatim të dënimit me 3 vjet e 4 muaj të dhënë nga Apeli i Posaçëm për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Tahiri i kërkonte gjykatës ta nxirrte nga qelia me pretendimin se për shkak të funksionit që kishte mbajtur i rrezikohej jeta në burg dhe se familjarët e tij ishin të ekspozuar ndaj eksponentëve të botës së krimit.
Në vendimin e Gjykatës së Lartë, të siguruar nga A2 CNN, Kolegji Penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Medi Bici e Sandër Simoni arsyetonin se ish-ministri nuk kishte paraqitur asnjë dokumentacion për të provuar pretendimet e tij.
“Në rastin në shqyrtim nuk rezulton që të ketë asnjë indicie që kërkuesi të mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier dhe nuk ka po ashtu asnjë indicie që vuajtja e menjëhershme e dënimit me burgim e të dënuarit Saimir Tahiri, mund të pasjellë pasoja të rënda për vetë të dënuarin, si dhe për familjen e tij”
Arsyetimi i vendimit të Gjykatës së Lartë
Kolegji Penal vlerësonte më tej se nuk mjafton vetëm evidentimi i problematikave, apo i mundësive hipotetike për pasojat që mund të ketë Tahiri apo familjarët e tij, por është e domosdoshme, që rreziku të jetë real dhe i bazuar.
“Për periudhën që është në burg, nuk rezulton që të ketë asnjë ankim nga kërkuesi Saimir Tahiri, referuar personave të caktuar, të cilët janë personazhe të krimit dhe që aktualisht ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier, siç pretendon kërkuesi në kërkesë, të cilët me veprimet e tyre, të jenë bërë shkak për rrezikimin e integritetit fizik të kërkuesit”
Arsyetimi i vendimit të Gjykatës së Lartë
Nga ana tjetër, Kolegji Penal arsyetonte se rreziku që i kanosej Tahirit apo të afërmve të tij, duhet jo vetëm të ishte real, por i tillë që të mund të shmangej vetëm përmes pezullimit të ekzekutimit të dënimit të familjarit të tyre. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri shkoi në qeli në4 shkurt. Fillimisht ai u vendos në burgun e Fierit, ndërsa në korrik u transferua në burgun e Lushnjës, me kërkesë të familjarëve të tij.
Aktualisht në Gjykatën e Lartë pret shqyrtimin ankimi i bërë nga ish-ministrit që kërkon pafajësi dhe nga SPAK, që kërkon nga 12 vjet burg për Tahirin dhe ish-shefin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela për akuzën e “trafikut të narkotikëve” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.
o.j/dita

TAHIRI U DENUA SE ESHTE I MAJTE ,PSE NUK DENOHET CAMI MEHDI ,META HAJDUTI DHE KRYE KRIMINELI DHE HAJDUTI BERISHA
SHKELZEN BERISHA QE KA SHITUR GJITHE ARMATIMET ME VLEREN 1 MILIARD DOLLARE
PETRIT VASILI QE KA VJEDHUR MEDIKAMENTET KUR ISHTE MINISTER,GENCI POLLO QE VODHI PARATE E LIBRAVE E SA E SA TE TJERE
EDINI PSE?SEPSE DREJTESIA ESHTE NE DUART E AGJENTIT SERB SALI BERISHA
Perderisa drejtesia qenka ne duart e Berishes ,atehere pse ankoheni,çfar pushteti keni ju?Keni 10 vjet qeverisje , e bete vete sistemin e vetingun ne drejtesi si deshet ,e zgjodhet Meten president dhe po ju ankoheni !
Minister te Brendeshem te jete denuar ndonjehere per Akuzen – bashkepunim me grupe kriminale – eshte rast unikal ne bote e zor se gjendet ne ndonje qoshe globi. Rilindja e Rames vetem per kete fakt meritonte te qerohej nga pushteti, qe ne burgosjen e ketij “Ministrit me te suksesshem” te cilin diten e kishte ne mbledhjet e qeverise e naten ne krevatin e Habilajve.
Sakte Vlonjati.
Saliu nuk e duronte dot pastrimin e policise, gardes, reparteve speciale, nga Kulicajt, Brecanet, dhe deri tek niperit e Saliut.
Shume i paafte Maks Haxhia, avokati Saimir Tahirit. Ai duhet te paraqiste gjithe keto, ne incidente , qe te justifikonte kerkesen. Jo se do e lironin, por le te gjenin aresye tjeter. Os enga kjo pergjigje, le te fillojne te mbledhin raporte incidenti ne burg, dhe incidente ndaj familjes ne Tirane.
Tahirin e kapen taljont me presh ne b…. Se te qe per Shqiperine, dhe per EdRamin, do qe akoma Min i PerMrenshem
GJL ecën me OPINION të Berishizmit & Nd/Kombëtarve..për të thënë se DREJTËSIA PO BËHET.Asgjë nuk po bëhet.Ka 1001 arsye.Kryesorja është SELEKTIVE.
-S.Tahiri u dënua pse shëmbi DROGËN E LAZARATIT dhe jo në gjithë Shqipërinë.Edhe sikur 2 milion polic të kishte nuk mundej të ndalonte PROFESORËT DROGAXHIJ TË SALIUT 92-2013 QË S.TAHIRI I ARRESTONTE DHE GJYKATAT E SALIUT I NXIRRNIN PËR TU BËR MILIARDER ME €,$ E GJITHË SHPURA BERISHISTE.
-Kushdo ministër në çdo qeveri mund të dënohet për shpërdorim detyre,Por që të mos dënohen Ata që kan lyer duart me gjak në 32 vite si Sb & Im..kjo është e TURPËSHME PËR SPAK i tredhur nga Sb 92.
-Nëse SPAK vazhdon me këtë metodë SELEKTIVITETI,99 % e popullit është kundra tij..dhe DREJTËSIA E RE PO DËSHTON 100 %.Dhe dështimi saj është dështimi SHBA+BE q e monitorojnë që nga 2016.
-Për S.Tahirin ka përgjegjësi edhe KM E.Rama që e lëshoi duke e bërë ” MISH PËR QËNT E RRUGËS..” Sikurse lëshoi Sandër Lleshin,F.Xhafajn,etj.
-S.Tahiri bëri vetëm një gabim:Nuk tregoi realitetin e eliminimit të SOKOL OLLDASHIT,Kur personi dytë në makinë është gjallë si koqe mollës..!
Atij Tahirit ja kopsiten dosjen dhe e vune me shpatulla per mur italianet se te ishte per qeverine Rama akoma do ta mburrte si Ministrin qe ndali drogen ne Lazarat dhe ama Lazaratizoi mbare Shqiperine me droge duke siguru transport te droges nga deti, toka e ajri porsi Escobari me avione (per te cilet Rama thoshte “ISHIN PER SPERKATJE MUSHKONJASH”)
Sajmir Tahiri vdiq heroikisht si Kadri Hasbiu pa treguar shoket. Tregoje enver hoxhen Sajmir Tahiri!