Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata e Lezhës lë në burg 28-vjeçarin e përfshirë në ekzekutimin e ish-policit Xhulio Prela!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata e Lezhës lë në burg 28-vjeçarin e përfshirë në ekzekutimin e ish-policit Xhulio Prela!
AktualitetKronike

Gjykata e Lezhës lë në burg 28-vjeçarin e përfshirë në ekzekutimin e ish-policit Xhulio Prela!

Published: August 20, 2022
Shpërndaje

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Flutura Berishën dhe Nikoll Sherrnikun, të arrestuar dy ditë më parë në Shëngjin. Ata ishin brenda një makine të blinduar dhe në momentin kur është afruar policia, ata tentuan të largoheshin.

Në momentin e largimit, Flutura Berisha kishte me vete një armë tip kallashnikov të cilën tentoi të fshihte. Sipas policisë së Lezhës, të arrestuarit dyshohet se po planifikonin një vrasje.

Në momentin e largimit, Flutura Berisha kishte me vete një armë tip kallashnikov të cilën tentoi të fshihte. Sipas policisë së Lezhës, të arrestuarit dyshohet se po planifikonin një vrasje. Deri më tani, nuk dihet ende roli që kishte 34-vjeçarja Flutura Berisha.

- Publicitet -

Në makinë sëbashku me dy të arrestuarit, ishte dhe një fëmijë 15 vjeç. Nikoll Sherrniku ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie, pasi është përfshirë në ekzekutimin e Xhuliano Prelës në dhjetor të vitit 2020.

ÇFARË U SEKUESTRUA

Automjeti, në të cilën udhëtonte 34-vjeçarja dhe i riu nga Kurbini ishte i blinduar. Gjithashtu, Flutura Berisha mbante me vete edhe një dy radio marrëse-dhënëse, krahas automatikut të gjetur brenda mjetit.

“Në vijim të operacionit, është ushtruar kontroll në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas dhe është gjetur një krehër automatiku me fishekë në të, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës së shtetases Flutura Berisha janë gjetur 2 radio marrësedhënëse, si ato të Policisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 automatik, 2 krehra me fishekë në to, 2 radio marrëse – dhënëse si të Policisë, si dhe automjeti i blinduar me të cilin lëviznin këta shtetas”, sqaroi Policia.

Roli i Nikoll Sherrnikut në vrasjen e efektivit të Policisë, Xhuljano Prela

Nikoll Sherrniku u arrestua mbrëmjen e 19 dhjetorit të vitit 2020, dy javë pas vrasjes misterioze të efektivit të Policisë, Xhuljan Prela. I riu banues në Laprakë në Tiranë u gjet i vrarë brenda makinës së tij, natën e 5 dhjetorit në vendin e quajtur “Gajush” në aksin Lezhë-Shkodër.

Në atë kohë, qarkulloi në media se në kërkim ishte shpallur edhe Brilant Martinaj, i cili në atë kohë thuhej se ndodhej në Turqi. Pas arrestimit, Sherrniku mohoi përfshirjen në ngjarjen e rëndë derisa gjykata i ndryshoi masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”.

Sipas burimeve, urdhërarresti për dy të rinjtë erdhi pasi një automjet që dyshohet të jetë blerë nga Nikoll Sherrniku, të jetë përdorur nga autorët e dyshuar. Ndërsa personi tjetër në kërkim rezulton se ka furnizuar makinën në një karburant në Milot, 10 minuta para ngjarjes.

Pas arrestimit, i riu mohoi të ketë lidhje me ngjarjen, duke thënë se atë natë ka qenë në banesën e tij si dhe nuk ka fare njohje me personin tjetër e shpallur në kërkim, Brilant Martinaj.

Ai punonte si mekanik makinash në Fushe-Kuqe të Kurbinit dhe ditën kur ka ndodhur ngjarja rezulton të ketë pasur ditëlindjen, deklaratë që u mbështet edhe nga vjehrri i tij.

Fijet që lidhin 28-vjeçarin me atentatet e bujshme në Kurbin

Nikoll Sherrniku, i arrestuar nga Policia e Lezhës për një vrasje në tentativë, rezulton emër i njohur për Policinë. Ai kishte njohje me Brilant Martinajn, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e efektivit të policisë Xhuljan Prela, motivet e të cilit nuk u mësuan asnjëherë përfundimisht.

Ndërkohë që ishte në arrest shtëpie, Sherrniku nga Kurbini e kishte thyer këtë masë dhe ishte angazhuar për kryerjen e një ngjarje kriminale në zonën e Shëngjinit, detajet e së cilës nuk dihet.

Ajo që dihet deri më tani, është se krimi është vënë sërish në lëvizje në Qarkun e Lezhës, atje ku janë kryer disa nga atentatet më të bujshme të muajve të fundit, përfshirë këtu atentatin e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë, Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha, ngjarje e regjistrua në mes të ditës më 17 korrik.

Ende nuk dihet nëse 28-vjeçari i arrestuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Shëngjin do të kryente atentatin si hakmarrje për vrasjet në Fushë Krujë, përfshirë edhe shokun e tij, Brilant Martinaj. Ata udhëtonin me një automjet tip “Volksëagen Passat” nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit, kur rreth orës 14:00 nga një makinë tjetër po “Volksëagen” u qëlluan me breshëri automatiku.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Përfundon mbledhja, zbulohen ‘porositë’ e Ramës për drejtuesit politikë të qarqeve
  • Ish-zv.ambasadori i OSBE-së filmohet në protestë
  • I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  • Aksident tragjik në Lezhë–Milot, automjeti përplaset me kamionin, një viktimë dhe dy të plagosur
  • INSTAT: Burrat apo gratë, cilët fituan më shumë në vitin 2025, pagat për 36 profesione

Komentet e Fundit

  1. Flamur,Struga on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. J on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. Ela on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Artan on RaBexit!
  5. Ilir Troplini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?