Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata e Strasburgut “rrëzon” dënimin penal të Luan Dacit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata e Strasburgut “rrëzon” dënimin penal të Luan Dacit
AktualitetKronike

Gjykata e Strasburgut “rrëzon” dënimin penal të Luan Dacit

Published: October 7, 2026
Shpërndaje

Nga Edmond Hoxhaj

Sipas vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, dënimi i ish-anëtarit të KPA-së, Luan Daci ishte bërë në shkelje të nenit 7 të Konventës, përmes interpretimit të zgjeruar dhe të paparashikueshëm të ligjit, në dëm të tij. Strasburgu rrëzon kërkesën e Dacit për kompensim financiar.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut gjeti shkelje të nenit 7 të Konventës në lidhje me dënimin penal për falsifikim të dokumenteve të dhënë nga gjykatat shqiptare ndaj ish-anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Neni 7 i Konventës, i titulluar “nuk ka dënim pa ligj” përcakton se askush nuk mund të dënohet për një veprim ose një mosveprim që, në momentin kur është kryer, nuk përbënte vepër penale sipas të drejtës së brendshme ose asaj ndërkombëtare.

- Publicitet -

Procesi penal kundër Dacit nisi me kallëzimin e disa magjistratëve, të cilët e akuzuan atë se kishte falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin e anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke mos deklaruar një masë disiplinore për largim nga puna në vitin 1997.

Gjatë gjykimit të çështjes në themel, Daci u shpall fajtor dhe u dënua për falsifikim të dokumenteve, ndërkohë që u shkarkua nga detyra prej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për këtë arsye. Ai i kundërshtoi vendimet e gjykatave shqiptare në Strasburg, duke argumentuar se nuk mund të parashikonte në mënyrë të arsyeshme se mosdeklarimi i masës disiplinore në një aplikim të tillë do të konsiderohej vepër penale. Sipas pretendimeve të Dacit, gjykatat shqiptare kishin zgjeruar në mënyrë të paparashikueshme kuptimin e veprës penale të falsifikimit të dokumenteve, duke e shtrirë atë edhe te një dokument privat të hartuar nga vetë aplikanti.

GJEDNJ thekson se neni 7 nuk ndalon vetëm zbatimin prapaveprues të ligjit penal, por përmban edhe parimin themelor se, vetëm ligji mund të përcaktojë një vepër penale dhe dënimin përkatës. Po ashtu, vlerësohet se ligji penal nuk mund të interpretohet në mënyrë të zgjeruar në dëm të të akuzuarit.

Strasburgu vëren se pala shqiptare nuk kishte paraqitur jurispudencë të periudhës përpara plotësimit të formularit nga ana e Dacit, që të tregonte se falsifikimi penal mund të zbatohej edhe ndaj dokumenteve private të hartuara nga vetë individët. Në vendim, sillet në vëmendje se Gjykata e Lartë ishte mbështetur në një vendim të vitit 2017 për konceptin e “falsifikimit intelektual”, ndërkohë që ai vendim ishte dhënë pas momentit kur Daci kishte dorëzuar aplikimin e tij. Po ashtu, konstatohet se çështja e vitit 2017 e përdorur si praktikë, kishte rrethana faktike të ndryshme dhe nuk mund të shërbente si bazë e mjaftueshme për të parashikuar se një aplikim privat për punësim do të konsiderohej dokument i falsifikuar në kuptim të legjislacionit penal.

Megjithëse Strasburgu pranon se Daci duhet të ketë qenë në dijeni se masa e tij disiplinore kishte qenë në fuqi, pasi vetëm disa muaj para aplikimit për në institucionet e vetingut ishte skualifikuar nga një konkurs për t’u emëruar gjyqtar, çështja është shtruar mbi faktin nëse ai mund të parashikonte se modeklarimi i atij fakti do të përbënte vepër penale.

Tjetër e dhënë që konstatohet nga Strasburgu është fakti se Kodi Penal shqiptar përmban një dispozitë të posaçme, nenin 190, që parashikon përgjegjësi penale për dhënien e informacionit të rremë në formularët e dorëzuar pranë organeve shtetërore. Në vendim konstatohet se Daci ishte akuzuar fillimisht në bazë të kësaj dispozite, por akuza ishte riklasifikuar më pas sipas nenit 186, për falsifikim dokumenti.

Ndërkohë, legjislacionit për rivlerësimin, rezulton se nuk përmbante një paralajmërim të posaçëm se informacioni i rremë në aplikimin për një pozicion në organet e vetingut do të sillte përgjegjësi penale për falsifikim dokumentesh.

GJEDNJ konkludon se në këtë rast, neni 186 i Kodit Penal është interpretuar dhe zbatuar nga gjykatat shqiptare në mënyrë të zgjeruar dhe të paparashikueshme, në dëm të kërkuesit. Sipas Gjykatës së Strasburgut, ky interpretim nuk mund të konsiderohej si një zhvillim i jurisprudencës në përputhje me thelbin e veprës penale.

Po ashtu, theksohet se fakti që Daci ishte jurist me profesion, nuk e ndryshonte përfundimin e arritur, pasi edhe për një profesionist të së drejtës do të kishte qenë e vështirë të parashikonte se ligji do të zbatohej në atë mënyrë dhe se mosdeklarimi i masës disiplinore të kaluar do të mund të sillte një sanksion penal.

Për rrjedhojë, trupi gjykues i GJEDNJ ka konstatuar njëzëri se kishte pasur shkelje të nenit 7 të KEDNJ-së. Për korrigjimin e pasojave të kësaj shkeljeje, Strasburgu sugjeron rishikimin e procedurave penale nga gjykatat shqiptare.

Nga ana tjetër, GJEDNJ nuk ka pranuar kërkesën për kompesimin e pagave, duke theksuar se shkelja e konstatuar lidhej me procedimin penal dhe jo me shkarkimin e tij nga detyra. Po ashtu, është rrëzuar kërkesa për shpërblimin e shpenzime dhe kosto ligjore, pasi Daci nuk ka paraqitur dokumente që provonin se këto shpenzime ishin kryer realisht dhe në mënyrë të nevojshme.

Për dëmin jopasuror, vlerësohet se vetë konstatimi i shkeljes përbën një shpërblim të drejtë dhe të mjaftueshëm.

Vendimi i GJEDNJ sugjeron se gjykatat kombëtare mund ta zhvillojnë jurisprudencën dhe ta interpretojnë ligjin penal, por nuk mund të krijojnë, përmes një interpretimi të ri dhe të paparashikueshëm, një bazë të re për përgjegjësi penale në dëm të individit.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: I dalin përpara gjatë vizitës te KAYO, Rama i pyet nëse kanë ndonjë kërkesë, kjo është përgjigja e banorëve
  • Gjykata e Strasburgut “rrëzon” dënimin penal të Luan Dacit
  • Arrestohet ortaku i Behgjet Pacollit
  • Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  2. Kuptove?! on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?