Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata i dha vulën e PD Berishës, zbardhen diskutimet e Bashës me strukturat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gjykata i dha vulën e PD Berishës, zbardhen diskutimet e Bashës me strukturat
Lajmi i funditPolitike

Gjykata i dha vulën e PD Berishës, zbardhen diskutimet e Bashës me strukturat

Published: June 12, 2024
Shpërndaje

Janë zbardhur diskutimet në dy mbledhjet urgjente të Lulzim Bashës me strukturat e tij, pas vendimit të Gjykatës së Apelit ditën e djeshme (11 Qershor) që i dha vulën e PD-së Sali Berisha.

Sipas gazetarëve, ky vendim ka ardhur si rrufe në qiell të hapur per strukturat e Lulzim Bashës dhe shumë prej zyrtarëve ishin të shqetësuar, të mërzitur dhe pa një ide të qartë se çfarë do të ndodhë me ta.

Sipas burimeve, gjatë mbledhjeve të zhvilluara pas vendimit të Apelit janë hedhur 4 ide se çfarë mund të ndodhë me grupimin e Bashës.

- Publicitet -

Disa prej anëtarëve të këtyre strukturave kanë kërkuar Rekurs në Gjykatën e Lartë. Një tjetër ide është mbyllja e ballafaqimit ligjor dhe krijimi i një partie të re. Një grup i konsiderueshëm e shikojnë momentin e dhënies së vulës Sali Berishës si ndarje përfundimtare nga berishizmi, dhe për këtë sipas tyre ata duhet t’u ofrojnë qytetarëve një mundësi tjetër, larg kësaj fryme.

Mundësia e tretë është që secili të shohë rrugën e tij, duke mos u angazhuar më në politikë pasi pa vulën, ikën edhe strukturat dhe votuesit e partisë.

Ideja e katërt e hedhur është ajo e një fraksioni brenda PD, por që kjo nuk është mbështetur nga shumica e anëtareve pasi refuzohet njohja e Sali Berishës si kryetar.

Asgjë nuk është vendosur se çfarë do të ndodhë me këtë grupim, pasi Lulzim Basha në të dyja këto mbledhje të gjata ka kërkuar më shumë që të kuptojë idetë që kanë të besuarit e tij sesa të shkojë me propozime konkrete se çfarë rruge do të ndjekin.

Sipas burimeve vendimi i Apelit pritet të ndikojë edhe deputetët, të cilët janë rreshtuar krah Bashës që publikisht kanë deklaruar se do të shkojnë pas vulës, cilido që do ta marrë atë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Llaf Dibre says:
    June 12, 2024 at 8:53 am

    Sa keq e paskan zbuluar veten deputetet qe do te shkojne “pas vules”. Per ata, vula qenka idea, vula qenka programi, vula qenka vizioni politik. Mbase kane “te drejte”. Të humbte vula, eshte nje mallkim. Por eshte fjala per vulen si njeri. keta vulen si njeri e hedhin ne qenef para vules “parti”.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    June 12, 2024 at 9:01 am

    BETEJA E LULZIM BASHËS S’ ËSHTË VULA.
    BETEJA E LULZIM BASHËS ËSHTË POPULLI SHQIPËTAR.
    VOTOJENI ATË!7×7=42

    Reply
  • mos qeshni po mundet says:
    June 12, 2024 at 9:26 am

    Ne foto – Basha me strukturat…

    Reply
  • Heretiku says:
    June 12, 2024 at 12:22 pm

    Me nje fjale, tani do te quhet “vulehumbur” Lulzimi, deri dje quhej Saliu ! Bukur, bukur, shume bukur. Problemet e Shqiperise u zgjidhen perfundimisht.

    Reply
  • fteri says:
    June 12, 2024 at 1:34 pm

    U dha Mesazhi, që kushdo, që vret me urdhër të Berishës në këtë vend të mallkuar ka imunitet ,E MERR VULËN E STEMËN E KËSAJ PARTIE DESTABILIZUESE më të zezën në histori .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  • VIDEO: Fotografimi më i saktë i mjerimit tonë politik
  • VIDEO: Të gjithë duartrokasin Ramën, shikoni si e pret Balluku
  • Rama: Bisedat në burg Veliaj-Gogu janë të sajuara
  • “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Komentet e Fundit

  1. Socialiste që s qihet on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  2. Ethem Tralalaj on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  3. Laik on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. demo on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  5. Satrapi Ahmut on “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?