Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Kushtetuese pezullon miratimin në parlament të marrëveshjes Rama-Meloni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gjykata Kushtetuese pezullon miratimin në parlament të marrëveshjes Rama-Meloni
Lajmi i funditPolitike

Gjykata Kushtetuese pezullon miratimin në parlament të marrëveshjes Rama-Meloni

Published: December 13, 2023
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka vendosur pezullimin e procedurave të nisura nga parlamenti për miratimin e marrëveshjes për migrantët, të nënshkruar muajin e kaluar në Romë mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni.

Marrëveshja parashikonte ngritjen në territorin shqiptar të dy qendrave për pritjen e migrantëve që kapeshin në ujërat ndërkombëtare nga anijet e autoriteteve italiane.

Të dy qendrat, njëra në portin e Shëngjinit, ku do merren të dhënat personale dhe bëhet verifikimi i parë i migrantëve, dhe tjetra në Gjadër, ku do të duhet të qëndrojnë deri në përfundim të procedurave për azilin, parashikohet të jenë nën jurisdiksionin italian, dhe çdo shpenzim është marrë përsipër nga pala italiane.

- Publicitet -

Marrëveshja u kundërshtua që në fillim nga opozita. Javën e shkuar, Partia Demokratike e drejtuar nga zoti Lulzim Basha si dhe deputetë që janë pjesë e grupimeve të deputetit Sali Berisha dhe deputetit Gazmend Bardhi, iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, me dy padi të veçanta duke kërkuar deklarimin e marrëveshjes si të papajtueshme me Kushtetutën e vendit, si dhe pezullimin e procedurave për ratifikimin e saj në parlament.

Marrëveshja mori aprovimin e Komisioneve parlamentare, të mbledhura online, me praninë vetëm të deputetëve socialistë. Miratimi në parlament ishte parashikuar fillimisht për në datën 21 dhjetor, por dy ditë më parë, socialistët vendosin ta afronin ratifikimin për në seancën e nesërme, me gjasë për të shmangur pikërisht ndërhyrjen e Gjykatës kushtetuese.

Kryetarja e Gjykatës, Holta Zaçaj, bëri të ditur të mërkurën pasdite procedurën e ndjekur për rastin.

“Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 11 dhjetor 2023, pasi mori në shqyrtim paraprak çështjen, vendosi ta kalojë atë për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve. Mbledhja e Gjyqtarëve, e mbledhur sot, në datë 13 dhjetor 2023, vlerësoi se kërkesa plotëson kriteret paraprake të pranueshmërisë dhe vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, mbi bazë dokumentesh. Bazuar në nenin 52, pika 3, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, shqyrtimi në seancë i çështjes pezullon automatikisht procedurat e ratifikimit në Kuvend, të Protokollit të bashkëpunimit, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese”, bëri të ditur Zaçaj.

Sipas ligjit, shqyrtimi i çështjes duhet të përfundojë “brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës”, që në këtë rast përkon me datën 6 mars të vitit të ardhshëm. Kryetarja Zaçaj, njoftoi se “mbledhja e Gjyqtarëve vendosi që seanca të zhvillohet në datën 18 janar 2024, ora 10:00”.

Marrëveshja hasi në kundërshtime të forta dhe në Italia, kryesisht nga opozita. Ndërkohë që dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare, që merren me të drejtat e njeriut, apo dhe të emigrantëve në veçanti, kanë ngritur një seri shqetësimesh.

Dokumenti, shihet si një përpjekje e qeverisë italiane për të penguar largimet në rritje të emigrantëve nga Afrika dhe për të lehtësuar trysninë mbi qendrat e pritjes në territorin e saj.

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij, e ka cilësuar thjesht si një qasje strategjike ndaj një partneri strategjik, siç është Italia, duke pretenduar se e gjithë kjo zhurmë bëhet, sipas tij, për faktin se për herë të parë një marrëveshje e tillë nënshkruhet me një vend që nuk është anëtar i BE-së.

Ky argument është trajtuar sot në faqen e parë të versionit print në gazetën DITA

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Golemi i Kavajes says:
    December 14, 2023 at 10:13 am

    Sa shpejt e mori Gjykata Kushtetuese këtë çështje? Kur për probleme të tjera sensitive dhe me interes publik, duhet mjaft kohë dhe energji për “ta vënë në punë” Gjykatën Kushtetuese! Të bie në sy si e sforcuar ky takim i anëtarëve të saj.Ajo që mendoj në këtë rast është pavarsia e kësaj gjykate! Kush është AI dhe cila është AJO çështje që e lëvizka këtë organizëm shumë të lartë të pushtetit gjyqsor?
    Tej problemit të emigranëve:
    I nderuar lexues: Përballë kësaj Europe të shurdhër, dashakeqse, që ka kaq vjet që tallet me Shqipërinë me deklarata dalë boje, ITALIA duhet të shpallet Aleat Strategjik i Shqipërisë, është shteti që na u ndodh në ditë të vështira të vitit 1997 po ashtu edhe TURQIA , kur të tjerët donin të na shqyenin! Doni fakte për BE? Lexoni deklaratën e djeshme, deklaratë që pritej prej 6 muajsh, të këshillit të ministrave të BE dhe atëhere duhet të jenë të zotë të mbani të vjellët! Turp,deklaratë e formuluar në Athinë!
    Turp, BE shkel me të dy këmbët pushtetin gjyqsor në Shqipëri!

    Reply
  • intelektuali says:
    December 14, 2023 at 10:27 am

    Golemi i Madh sllav nga Kavaja:

    Vajtimi yt per bythzinjte afrikane te Melonit me kujton Armet Kimke (LHL) te Asadit qe po keshtu kur studentet protestuan dhe i futen friken ne bark Edi Rames filluan te shkruajne llogje budalli se OBOBO! cfare bamiresie humbem duke i quajtur keto Arme te Llahtarshme Kimike si “ karamele bamiresie” qe do t’i benn shqyptaret si sulltane harabie qe pa punuar fare dote jetonin si t’u a kish qefi vete.

    Reply
  • George says:
    December 14, 2023 at 10:55 am

    Gjykata Kushtetuese duhet te marre ne shqyrtim edhe paligjshmerine e ngritjes se kampit luftenxites te muxhahedineve iraniane ne Shqiperi. Në vitin e fundit të mandatit të tij si Kryeministër, Sali Berisha ra dakord me Departamentin e Shtetit te SHBA-se, që nga Iraku të mbërrinin në Tiranë 270 muxhahedinë. Këta të fundit morën të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe u trajtuan me statusin e azilantit politik. Ky hap i gabuar qeverisë Berisha nuk duhet te vazhdohet me tej nga Kryeministri Rama. Shqiperia eshte nje shtet me peshe pupel, nuk ka pse garon ne peshat e renda.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 14, 2023 at 11:06 am

    VO:
    -Vendimet e gjykatave nuk diskutohen asnjëherë nga PS,E.Rama.Është tjetër kush që nuk ka zbatuar asnjëherë vendimet e Prekurorisë e Gjykave duke i pshurrur vendimet e tyre në 33
    vite edhe AKTUALISHT me drejtësinë e “RE”duke i nër karshillëk SHBA,BE,90 % TË POPULLIT.
    -Vendimi GJK kaq shpejt për të pezulluar KUVËNDIN,tregon se GJK nuk merret nga MAXHORANCA,siç shpif Saliu e kompania b..lëpirse e Tij.
    -Besoi GjK duhet ti thot OK vendimeve të KM Rama e Meloni,pasi Shqipëria nuk humbet Asgjë.Përkundrazi ndihmon Qeverin Italiane siç ka ndihmuar Ajo me migrantët tan DJE DHE SOT.
    -Nëse GJK mendon se Shqipëria duhet të ngatërroi marrëdhëniet SHQIPËRI-ITALI,kur me GREQINË DHE JUGOSLLAVINË jemi në gjëndje LUFTE( Shqipëria me Greqinë dhe Kosova me Jugosllavinë)..e ka gabim..!
    -Fakti që S.Berisha e G.Bardhi nuk kan PARTI,LOGO E VULË..bën që ky VENDIM MBAN ERË të keqe..,ndonse Antare e GjK është bashkëshortja e deputetit të PD legjetime E.Alibegut e futur nga dritarja e GJK nga LIKE META.
    -FLM DITA.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 14, 2023 at 11:12 am

    VO:
    -Vendimet e gjykatave nuk diskutohen asnjëherë nga PS,E.Rama.Është tjetër kush që nuk ka zbatuar asnjëherë vendimet e Prekurorisë e Gjykave duke i pshurrur vendimet e tyre në 33
    vite edhe AKTUALISHT me drejtësinë e “RE”duke i bër karshillëk SHBA,BE,90 % TË POPULLIT..!
    -Vendimi GJK kaq shpejt për të pezulluar KUVËNDIN,tregon se GJK nuk mvaret nga MAXHORANCA,siç shpif Saliu e kompania b..lëpirse e Tij..!
    -Besoi GjK duhet ti thot OK vendimeve të KM Rama e Meloni në 18 Janar 2024,pasi Shqipëria nuk humbet Asgjë.Përkundrazi ndihmon Qeverin Italiane siç ka ndihmuar Ajo me migrantët tan DJE DHE SOT..!
    -Në këtë rast nuk dëmtohet KM E.Rama që non grata e quan ARMIK dhe në 21 janar 2011 kërkonte ta VRISTE..!!
    -Nëse GJK mendon se Shqipëria duhet të ngatërroi marrëdhëniet SHQIPËRI-ITALI,kur me GREQINË DHE JUGOSLLAVINË jemi në gjëndje LUFTE( Shqipëria me Greqinë dhe Kosova me Jugosllavinë)..e ka gabim..!
    -Fakti që S.Berisha e G.Bardhi nuk kan PARTI,LOGO E VULË..bën që ky VENDIM MBAN ERË të keqe..,Pasi Antare e GjK është bashkëshortja e deputetit të PD legjetime E.Alibegut e futur nga dritarja e GJK nga LIKE META.
    -FLM DITA.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    December 14, 2023 at 10:06 pm

    Kryeministri veproi ne nje menyre impulsive dhe nuk u konsultua
    me presidentin dhe gjykaten kushtetuse.
    Keto vendime te nxituara mund te interpretohen ne shume forma,
    qe e demtojne personalitetin e tij dhe tregojne se eshte ne nje
    gjendje te saturuar, ezauruar, nga mbingarkesat qe mer ne kurriz,
    kur ka shume te tjere qe mund te kontribojne.

    A pranon Ai sugjerime nga koleget e tij?
    A beson Ai, se duhet te jete vete prezent kudo, qe te zgjidhen problemet?

    A kane pergjegjesi disa servila qe per interesat e tyre personale,
    i bejne elozhe te tejskajeshme Z.Rama?

    A besojne me te verte keto “Zonja e Zoterij te Nderuar” se Z.Rama,
    sic deklarojne ATO, eshte Skendebeu i Sotshem, dhe se PS eshte
    thjesht nje “organizate” qe zbaton direktivat e tij?

    Po te jete keshtu, nga nje pikpamje Z.Rama eshte nje viktime,
    Si e atyre qe Ai i ka ushqyer tej mase, ashtu dhe besimit te
    jashtezakoneshem se gezon “Aftesi e Krijimtari Superjore”

    Ne jeten e perditeshme konstatojme se konsiderata e
    VIP-ave per personin e tyre eshte shume i larte, dhe kjo
    na shtyn te mendojme se shume nga ato qe Z.Rama i ka
    emeruar i ka zgjedhur :

    1. Jo per merita por per besnikeri ndaj TIJ dhe gjithashtu
    Ja kan lene portat hapur qe te plotesojne,
    “Nevojat e Tyre Modeste”, prapa kraheve te tij.

    2. Duket se ne mungese te Z.Rama nuk ka figura te tjera,
    te “talentuara si Ai”, qe ndersa “Nuk Shikon e Nuk degjon”
    eshte ne gjendje ti coje perpara interesat e PS-se

    3. Deri tani shumica e pushtetareve ka qene e kenaqur,
    dhe ndjehen me mire te rojne ne hijen Rames se sa te marin
    ngarkesa, qe vetem Z.Rama po i mban.

    4. Tani SPAKU ka mare pergjegjesi te jashtezakoneshme,
    per mbrojtje e interesave te shqiperise duke zhvilluar
    nje lufte shume dimensjonale kunder korrupsionit.

    5. Ne fillim te gjithe ishin te entuziasmuar, se mendonin se kjo
    pune do mbullet me disa peshkaqene te medhej, fajtoret kryesor
    te gjithe fatkeqesive tona. Por po del se peshkaqenet e medhej
    kane bashkpunuar me shume peshkaqene mesatare te pa ngopur,
    te cilet nuk mund te penetrojne rrjeten e SPAKUT.

    6. Tani Peshkaqenet e vegjel dhe disa cironka te majmura,
    Jane alarmuar dhe po i deklarojne lufte SPAKUT.
    Disa prej “peshkaqeve te vegjel” kane qene te interesuar
    Per te asgjesuar “peshkaqenet e medhej” dhe ca te mesem
    per ti mare vendet e tyre te punes, qe te kene opsione me
    te mire ne rrugen e djallit qe e kane nisur me kohe.

    7. Ky proces spastrus, disifektuse, do ndaloje diku,
    Atje ku do besohet se te gjithe peshqit do krijojne
    bindjen se rruga me e mire eshe respektimi i ligjeve
    edhe kur je diku qe nuk te shikon askush dhe mund
    te largohesh pa lene gjurme.

    Reply
  • mali says:
    December 14, 2023 at 10:22 pm

    Arben Tashko ,me vjen keq kur rekomandon terheqje pa lene gjurme.Gjurmet e Sali Berishes dhe te Edi Rames jane plage te thella ne shoqerine shqiptare qe do t’i vuajne femijet e niperit tend e te mijte.Plaga kur eshte e hapur nuk dhemb,kur ftohet atehere e ndjen.

    Reply
  • LEON says:
    December 14, 2023 at 10:38 pm

    Cilat jane Rezultatet e Koncertit te djeshem te BE me Ramen dirigjent?
    Ukraina dhe Moldavia marrin ftese per Antaresim ne BE
    Gjeorgjia merr statusin e kandidatit ne BE.
    Maqedonia,Mali i Zi dhe Serbia marrin Date per Bisedime per Antaresim ne BE.
    Shqiperia as date,as kandidat as Antar,por,,por arrin nje arritje te paarritshme:Hapet ne Tirane Zyra perfaqesuese e Zgjerimit te BE,.
    Dmth,duke perdorur nje krahasim te Rames,,Nusja BE lokalin e Dasmes e ka hapur ne Shtepi te Rames,por e shkerdh,,andej nga Kaukazi.

    Reply
  • mali says:
    December 15, 2023 at 12:00 am

    Referendum popullor dhe lerini komentet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Macron pret Ramën në Francë, cili është fokusi i takimit
  • ’mKëngë dhe Rituale”, suita jazz që sjell kujtesën shqiptare në skenë. Hyrja falas
  • “Partizani”, seanca e radhës më 6 korrik. Thirret si dëshmitar nga SPAK ish-ministri Gazmend Oketa
  • Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin me 30 ditë të Agron Shehajt nga Parlamenti
  • Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. demo on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  2. Kultura on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  3. Drejtësia on FOTO: Dita 22 e protestës qytetare në Tiranë, disa nga parrullat
  4. Anonymous on Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhanë
  5. Fundi i një epoke on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?