Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kushtetuesja nuk arrin shumicë për rastin Balluku, rrëzohet kërkesa e Ramës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kushtetuesja nuk arrin shumicë për rastin Balluku, rrëzohet kërkesa e Ramës
KryesorePolitike

Kushtetuesja nuk arrin shumicë për rastin Balluku, rrëzohet kërkesa e Ramës

Published: February 6, 2026
Shpërndaje

Pas 10 orësh mbledhje Gjykata Kushtetuese nuk mori një vendim për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke përfunduar në votim 4 me 4, votim i cili rrëzon automatikisht ankimin e Edi Ramës.

Gjyqtarët u ndanë në dy grupe: njëra palë që mendon se masa e pezullimit nuk mund të merret pa lejen e Kuvendit dhe pala tjetër që mendon se është e panevojshme. Kështu, rikthehet në fuqi masa e GJKKO-së dhe Balluku pezullohet nga detyra. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin Balluku është i paankimueshëm diku tjetër.

Ndërkohë, Kuvendi pritet të shprehet edhe për kërkesën e SPAK për arrestimin e saj.

- Publicitet -

GJKKO, me kërkesë të SPAK pezulloi nga detyra zv/kryeministren Balluku e pandehur për abuzime me tenderin e Llogarasë, por Kryeministri Rama e cilësoi këtë si një shkelje të kompetencave të tij.

Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen Balluku, me argumentin se GJKKO ka shkelur kufirin e një tjetër pushteti, atij ekzekutiv duke marrë kompetencat e tij si kryeministër për pezullimin ose shkarkimin e një anëtari qeverie.

Pas kërkesës së kryeministrit Rama, gjykata riktheu përkohësisht në detyrë Ballukun deri sa çështja e saj të shqyrtohej në themel nga “Kushtetuesja”. E pandehur për shkeljet në tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 7 procedura të tjera prokurorimi lidhur me ndërtimin e lotëve të Unazës së Madhe, SPAK ka dyshime se Balluku duke qenë në detyrë, rrezikon të prishë provat hetimore dhe të intimidojë dëshmitarët.

lajm në përditësim…

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Leo says:
    February 6, 2026 at 9:08 pm

    VDEKJE HAJDUTËVE , GRABITQARÈVE dhe SHUSHUNJAVE të POLITIKËS 26 VJEÇARE , që e TRAJTOJNË SHQIPÈRINÈ si ÇIFPIGUN e tyre , ose si MALL PA ZOT

    Reply
  • chp says:
    February 6, 2026 at 10:59 pm

    Nese organet e reja te drejtesise do te vepronin me te njejten standart
    me Familjen Sal & Son sic vepruan me Tahirin dhe Ballukun
    atehere atyre duhej ngritur trekendeshi per ti varur para monumentit te
    Gjergj Kastriotit
    Jo me kot vampirin e viqidolit e quaj Usali SERBiberisha dhe GREKOBelerisha..
    Me i keq qenka permjerrja e atij vendi nga miqte me usaliun e tyre
    se sa nje pushtim nga armiqte…
    (vijon)

    Reply
  • Agimi says:
    February 7, 2026 at 9:45 am

    U kënaqë Dita ,Bota sot e Kosovës!

    Reply
  • eDRAMA, Il Re degli Ignoranti says:
    February 7, 2026 at 10:12 am

    Balluku te vazhdonte zevendeskryeministre edhe kur SPAK i kerkon imunitetin prej kohesh ne parlament??
    Kushtetuesja nuk mund te shkonte me tej qorrazi pas marrezise se nje te marri me Kartele (ate ja ka botuar shume here Mero Baze i vetdeklaruari si i gazetes me te pa varur politikisht ne vend!

    Reply
  • Dashi says:
    February 7, 2026 at 11:43 am

    Festë e madhe e stafit të Ditës me kryeredaktorin në krye , me rastin “rrëzimit të Ramës nga Gjykata Kushtetuese” ( fjalët në thonjëza janë të kryeartikullit të sotëm të Ditës) , krye artikull i njëjtë me Syrin e familjes . Por…një fjalë e urtë thotë ….qesh kush qesh i fundit….

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    February 7, 2026 at 12:58 pm

    O Dashi , ti doje qe te fitonte Rama qe te rrinte ne ate fron nje krye hajdute pa u gjykuar ? Ti qenke me “drejte” se Rama apo je edhe ti nje pushtetar hajdut si te gjthe pushtetaret dhe kerkoni te mbroni njeri tjetrin ?!

    Reply
  • Dashi says:
    February 7, 2026 at 1:12 pm

    Aliu i babait , Balluku akuzohet për mosbarazi në tendera dhe jo për hajdute . Nëqoftëse e ke parë ti me 40 hajdutët e tu duke mbushur thasët me pare , shko në prokurori e rëndoja akuzën . Sa për mua , as kam punuar ndonjëherë në shtetin apo pushtetin shqiptar , por kam punën time private jashtë Shqipërie dhe vetëm të bëhem hajdut i vetes .

    Reply
  • !!? says:
    February 8, 2026 at 8:11 am

    Ky mosbarazimi në tendera është bër pa dashur, për sportivitet apo është bër për të konsumuar më pas krimin e llahtarshëm që të vidhen miljona nga xhepat e shqipëtarëve sikurse ka ndodhur realisht në aferën e vrymjes së Ballukut posht Llogaras apo me mosbarazin në tendera të unazës së Tiranës?

    Ligjet, edhe ato kushtetuese, mbështeten në llogjikën formale njerzore, bloza ka vetëm një ngjyrë dhe nuk mund të ndoth që po të pyeten 8 veta të përgjegjshëm dhe jo me difekte mendore që 4 veta të thon bloza është e zezë , sikurse është në fakt dhe katër të tjerët të thonë që jo, bloza është e bardhë. Këta të katër diçka u ka arresuar jo sytë por mëndjen.

    Vijmë tek gjykata kushtetuese që përball ka një çështje blozë të zezë, krimin e një fëmre injorante që është ministre e energjitikës …..o zot ruaji mëndjen atij që e ka caktuar ministre…….që nuk di as njësit matse të energjis duke ngatrruar kw me kwh edhe publikisht , madje edhe në ministeralin e BE për energjitikën ……..tmerr….një fëmër që në komunikimet e saj me meshkujt për probleme zyrtare ka fjalorin e qelbur të no prostitute rrugësh. SPAK kërkon me të drejt për këtë xhepiste të llahtarshme dhe të rrezikshme me prova të padiskutueshme pezullimin e saj sepse ka kërcënuar jo vetëm dëshmitarët bashkë me bosin e saj , kusarin horror kombçfarosës Edi Ramën por po bën veprime për prishjen e provave dhe pengimin e hetuesis, madje edhe kërkesa për pezullimin në kushtetuese është qartësisht një akt kriminal undër veprimtaris së SPAK dhe

    për këtë çështje të blozës së krimit konsumuar nga fëmra injorante ama xhepiste e llahtarshme të shëndrruar në një vendim juridik për pezullimin e saj nga detyra që ajo në mënyrë totale , nga çdo anë ëa arsyetosh nuk e meriton edhe të mos ketë kryer qoftë edhe një krim, edhe nga një tetshe njerzish normal , pa le nga një gjykatë kushtetuese nuk mund të ketë mendime absurde që bloza e zeze e kusaris së xhepistes së Edi Ramës dhe vetë Edi Ramës është edhe e bardhë prandaj

    katërshja e gjykatës që mbron haptazi kusarin kombçfarosëse i është errur kthjelltësia jo vetëm e llogjikës formale njerzore por edhe e arsyetimit juridik duke u fshehur me shejtanllëk pas drurëve të shtrëmbur të xhunglës juridike të mbjell nga Fatmir Xhafët juristë, armiqë të betuar të drejtësis dhe të popullit shqipëtar dhe Shqipëris, pjesë integrale të ushtris pushtuese që ka zaptuar vëndin të kusarëve kombçfarosës Sali Berisha, Ilir Meta dhe më i sofistikuari nga poshtërsit , armiku më barbar i kombit shqipëtar dhe Shqipëris gjer më sot, Edi Rama.

    Reply
  • Tomorr Grembi says:
    February 8, 2026 at 9:07 am

    Kjo eshte gjykata e kushtetutes.Kushtetuta thot kur flas une mos te han m,,,, te tjeret ose po duan te hane.Kushtetuta ketu e ka fjalen per antaret e kushtetueses dhe te institucioneve te tjera. Konkretisht ky nen;
    ‘E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.2. Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë.3. Dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe’.
    Kjo nuk eshte gjykate shkalle,administrative apo e larte dhe kur e ka kushtetuta qartesisht nuk ka pune me ligje te tjera qofshin keto dhe procedura.
    ‘Ministër mund të caktohet kushdoqë ka cilësitë për deputet.2. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse.3. Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit’
    Ky nen nuk thot qe dikush ka te drejt te nxjer ligje vendime apo c’fardo rregulli tjeter aq me keqe nje strukture qe meret me zbatimin e tyre.
    E percaktuar qartesishte dhe nuk ka nevoje qe te harxhohen kaq shume energji dhe per tu konsultuar me nene te tjera

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Komentet e Fundit

  1. Shendetsia falas on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. Berlin on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Dashi on Parlamenti Evropian miraton raportin e Shqipërisë për vitin 2025
  4. Berlin on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  5. Mutdhënësi on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?