Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor të çështjes “McGonigal”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor të çështjes “McGonigal”
KronikeLajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor të çështjes “McGonigal”

Published: June 2, 2026
Shpërndaje
Ish-agjenti i FBI, Charles McGonical gjatë dekorimit në Tiranë nga kryebashkiaku i Tropojës në shtator 2021. Foto: Facebook.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi të hënën më 1 qershor kërkesën e 38 deputetëve të opozitës që kërkuan detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor me objekt “Verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal”.

Mazhoranca socialiste bllokoi në shkurt të vitit 2023 kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “McGonigal” – ku ish-zyrtari i lartë i FBI-së akuzohet për përfitime, udhëtime dhe takime të padeklaruara në Shqipëri, përfshi edhe ato me kryeministrin Edi Rama. Kërkesa e firmosur nga 42 deputetë të opozitës kishte si objekt verifikimin e porositjes apo dhënies së favoreve, ryshfetit apo pasurive publike agjentit special të FBI-së, Charles McGonigal ose agjentëve të tjerë të përfshirë, me qëllim përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare.

Më 30 tetor të vitit të kaluar Kuvendi vendosi mosmiratimin e ngritjes së komisionit hetimor për çështjen “McGonigal” dhe deputetët e pozitës iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese me ankesë.

- Publicitet -

Gjykata Kushtetuese, vendosi të hënën më shumicë votash, se kërkimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave të krijuar nga vendimi i Kuvendit i tetorit 2005 dhe shfuqizimi i tij, nuk duhet pranuar, pasi nuk plotëson kriteret kushtetuese për ngritjen e këtij komisioni hetimor.

“Gjykata nuk arriti shumicën e kërkuar nga ligji për të vlerësuar kriterin kushtetues ‘çështje e veçantë’ të lidhur edhe me ekzistencën e indiceve të qarta, për shkak të qasjeve të ndryshme në arsyetim, sipas të cilave ky komision nuk duhej ngritur për shkaqe që lidheshin me indiciet apo parimin e ndarjes së pushteteve. Për rrjedhojë, ky kërkim bazuar në nenin 73, pika 4, të Ligjit Organik të Gjykatës konsiderohet i rrëzuar”, citohet në njoftimin e shpërndarë nga Gjykata Kushtetuese.

Nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar njëzëri të pranojë kërkesën e deputetëve të opozitës për pjesën tjetër të vendimmarrjes së Kuvendit të datës 30 tetor 2025, lidhur me mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e këtij komisioni hetimor. Për rrjedhojë, u vendos shfuqizimi i vendimit të Kuvendit lidhur me këtë çështje.

Ky vendim, i hap rrugë ngritjes së komisionit hetimor, për shqyrtimin e pretendimeve të opozitës lidhur me administrimin e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura vitin e kaluar.

BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • nastradini says:
    June 2, 2026 at 8:59 am

    GJYKATA KUSHTETUESE ME BAJGEN GENT IBRAHIMI ESHTE NJE “GROPE SEPTIKE” NE DREJTESI

    Ne nje kohe qe Prokuroria e SHBA ka permendur 14 here emerin e Kryeministrit Gangster Faqezi Edi Rama ne Akt-Akuzen e saj kunder hajdutit Mc. Gonigal te korruptuar nga Mafia Enveriste shqyptare, gje per te cillen vuan denimin me burg ne SHBA, Gjykata Hale Kushtetuese shqyptare me kriminele enveriste si Gent Ibrahimi ne perberje te saj hedh poshte kerkese per hetim parlamentar, kur SPAK duhej te ngrinte i PARI Akuzen kunder Kryeministri Faqezi Edi Rama, qe eshte i vetmi Kryeminister ne Bote qe ka korruptuar FBI.

    Reply
  • Socjalisti says:
    June 3, 2026 at 1:27 pm

    Çeshte ky komentues me pseudonim Nastradin qe i marre te keqen Nastradinit se eshte nje leshko nga kopeja e Berishes.Ky trangull duhet te dije se Sokol Sadushi s’ka lidhje fare me GJ.Kushtetuese.Te jane errur syte o derezi duke na gostitur me fantazitë e Berishes qe si duket kenaq dhe orekset edrejtuseve te gazetës Dita qe kane kohe qe kane marre misionin e luftës ndaj PS dhe Edi Rames.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?